E enjte, 01.05.2025, 12:15 PM (GMT+1)

Mendime

Ndue Dedaj: Sofra Pukjane… e biznesit

E marte, 08.10.2024, 06:50 PM


SOFRA PUKJANE... E BIZNESIT

NGA NDUE DEDAJ

"Sofra Pukjane" është një ngjarje e veçantë në Shqipëri, pasi prihet nga biznesmenët pukjanë në Tiranë dhe ata të zonës, mbështetur nga autoritetet vendore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit.

Sot u zhvillua në Pukë edicioni i 16-të i saj.

Pata kënaqësinë t'i përgjigjesha ftesës së kryesuesve të kësaj "Sofre", zotërinjve Tonin Alia dhe Lazër Mëhilli. Aty nuk thuhen shumë fjalë, por rrihen ide, shpallen nisma dhe projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin social, ekonomik e kulturor. Lajmi mund të thuhet se ishte ngritja së afërmi e një shtatoreje të Nënë Terezës, në sheshin që mban emrin e saj në Pukë, nismë e biznesmenit të njohur Dedë Maluta. Ndërkohë që Prela, një biznesmen pukjan i ardhur nga Nju Jorku, do t'i vinte në ndihmë një familje që i ishte djegur shtëpia.

Puka nuk surprizon vetëm me agrobiznesin dhe panairet e tij me prodhime bio, turizmin malor, bujtinat, mikpritjen, por dhe me kulturën tradicionale, këngët e Dava Gjergjit e Vitore Matoshit, vallen e Kabashit, bibliotekën e restauruar para do kohësh me fonde të BE-së. Pra edhe libra, krahas birrës së shijshme "Puka".

Për kurreshtjen e lexuesit, treva që dje përmendej për sharrat e famshme dhe prodhimin e përpunimin e lëndës drusore, ansamblin e mirënjohur të folkut drejtuar nga Ndue Shyti, sot është "mbretëreshë" në tregun shqiptar me katër marka të ujit të pishëm.

Se çfarë peshë kanë ata biznesmenë aq modestë në festën e Sofrës Pukjane, e ndjenë sapo të hysh në kryeqytet, ku ata kanë ngritur lart "skelat" e bizneseve të tyre të suksesshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Nuk ka vota pa përfshirjen e mërgatës në listat zgjedhore! Agron Tufa: Diktatura e re e Krajave dhe ish-hetuesve të komunizmit Florim Zeqa: Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve Refik Hasani: Bashkëpunimi institucional ndërkufitar, duke përfshi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin Asllan Dibrani: Me amanetin e Rugovës dhe Kadaresë Krahina e Rugovës po rikthehet në formë kolektive në të krishterë Hasan Hasanramaj: Barbaritë e pushtuesve në këto troje nuk pushuan ma shumë së një shekull… Kalosh Çeliku: Zyra me çelësa pas dere Aurel Dasareti: Mos lejoni që t'ju shpëlahet truri nga propaganda e mediave manipuluese antikombëtare Nue Oroshi: Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët Enver Bytyçi: Pse veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër i Europës? Enver Bytyçi: Po u nënshtruan kësaj radhe demokratët, nuk do të ketë më opozitë! Ndue Dedaj: Opozita, djegia e karrigeve si precedent! Feti Tunuzliu: Të flaken latinizmat nga Legjislacioni Penal i Kosovës Nue Oroshi: Marshi i partive politike të Kosovës nëpër mërgatë Florim Zeqa: Qeveria shterpë, presidentja jo produktive! Aurel Dasareti: “Me ty në shtrat, nuk kam më frikë nga vdekja”, -i këndon Rama Vuçiçit Blerim Rrecaj: Kliko, kërko, po kujdes mos u kontamino Florim Zeqa: Kur mediumi futet nën grilat e qeverisë turpërohen gazetarët! Kalosh Çeliku: Për midis Pazarit të Shkupit Florim Zeqa: Sondazhet e sajuara dhe shpërthimi i militantëve partiak!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx