E enjte, 01.05.2025, 08:24 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Rrëshqitja drastike e Albin Kurtit

E marte, 15.10.2024, 06:49 PM


Kosova në CEFTA me fusnotë* pa Republikë!

Shkruan: Florim Zeqa

Fjala asterisco (fusnotë*) është me origjinë greke, nga asteri, që do të thotë "yll". Simboli ka për qëllim të përfaqësojë një yll (*) dhe është zhvilluar nga printerët në Mesjetë. Më së shpeshti, yjet vendosen menjëherë pas fjalës ose numrit që shoqëron një lëshim ose gabim. Fusnotat zakonisht gjenden në fund të një emri apo fjalie me yll (*). Simboli * përdoret gjithashtu në kontekste të gabimeve politike, për të korrigjuar përdorimin e një fjale ose një gabimi drejtshkrimor.

Rrëshqitja drastike e Albin Kurtit

Pak kush e ka pritur një rrëshqitje kaq drastike të Albin Kurtit, nga ekstremist i bashkimit kombëtar në lojalist të Rezolutës 1244 të KS të OKB, që e zhbën akronomin e Republikës për anëtarësim në CEFTA!

Me fusnotë* mbi emrin Kosovo*, përmes të cilës nuk paragjykohet statusi i Kosovës. Këtë e dëshirojë Serbia, këtë e realizoj përmes Albin Kurtit! E dhëmbshme për ta dëgjuar, por kjo është e vërteta e hidhur të cilën Albin Kurti e pranoj edhe Rezolutën 1244 e cila sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës ia njeh nën juridiksion Serbisë (ish-Republikës Federale të Jugosllavisë).

Edhe përkundër Opinionit të GjND-së për Pavarësinë e Kosovës si plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, tani e tutje Kosova në CEFTA nuk do të pëfaqësohet nga misioni i OKB-së, UNMIK-u, por do të përfaqësohet si koloni e Serbisë me fusnotën në fund të emërtimit serb dhe ndërkombëtar, KOSOVO*!

Nuk ka rrëshqitje më drastike dhe më paradoksale, kur një kryeministër i një vendi sovran, e tërheq vendimin e tij politik në dëm të shtetit që e vetmenaxhon.

Shumfish më e dëmshme sesa hyrja e mallrave serbe (ato kanë hyrë edhe deri më tani) është pranimi i heqjes së akronomit të Republikës dhe vënja e fusnotës* pas emrit të shtetit.

Ku, tani e tutje, edhe në përfaqësimet e tjera ndërkombëtare Kosova do të paraqitet me fusnotë* pa emrin e Republikë!

Ky është kushti që Serbia ka kërkuar për njohjen e Kosovës sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, dhe këtë e ka arritur papritur në momentin më të përshtatshëm historik. Dita e djeshme shënon fillimin e zhbërjes së emrit të Republikës për Kosovën, të cilën mund ta quajmë si të na do ëndja; Republikë, Monarki apo Koloni e zgjeruar, por shtet assesi!

Pra, tani e tutje përfaqësimi rajonal i Kosovës do të jetë vetëm më fusnotë*, që disa po e quajnë me emër më përkdhelës në gjuhën iataliane "asterisco" në formën e yllit (*)!

Në fakt, kjo ishte marrëveshje e mëhershme (nga viti 2012), e cila vitin e kaluar, me marrëveshjen bazike të Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit e riktheu fusnotën* e famshme, për të cilën asokohe thonin se është "fluskë bore" që do të shkrihet shprejt!

Por, në fakt, na ndodhi e kundërta, fluska e borës na e shkriu Republikën!

Një hap i vogël përpara, tre hapa të mëdhenj prapa për Kosovën!

Kosovo* mbeti pa Republikë!

Florim Zeqa

10.10.2024



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Revista letrare Stili ‘97 Florim Zeqa: LVV mes vazhdimësisë dhe dështimit historik! Basri Beka: Fyerje ndaj Kombit Shqiptar - Kryemyftiu Turk Glorifikon Pushtuesit Osmanë Florim Zeqa: Rritja e pensioneve minimale apo hapje e kuletës së shtetit për votë! Albert Zholi: Ngjarja makabre, 10 tetor 1947, dita kur u vra opozitarizmi shqiptar Murteza Osdautaj: Vdekja e shokut tim që la “amanet” të varrosej pa ceremoni fetare Kalosh Çeliku: Vetëvrasja ime ende jo publike me poezi Florim Zeqa: Skandali i "kryezotit" të hetohet nga Prokuroria Speciale! Aurel Dasareti: Ata që dëshirojnë të mos ishim Florim Zeqa: Mërgimtarë, mos bini pre e krimit të organizuar! Llesh Ndoj: ''Mosbindja civile'' me mjete luftarake, si mund të quhet? Kalosh Çeliku: Dudumët që të vrasin natën dhe të vajtojnë ditën Florim Zeqa: Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve! Ndue Dedaj: Sofra Pukjane… e biznesit Florim Zeqa: Nuk ka vota pa përfshirjen e mërgatës në listat zgjedhore! Agron Tufa: Diktatura e re e Krajave dhe ish-hetuesve të komunizmit Florim Zeqa: Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve Refik Hasani: Bashkëpunimi institucional ndërkufitar, duke përfshi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin Asllan Dibrani: Me amanetin e Rugovës dhe Kadaresë Krahina e Rugovës po rikthehet në formë kolektive në të krishterë Hasan Hasanramaj: Barbaritë e pushtuesve në këto troje nuk pushuan ma shumë së një shekull…

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx