Mendime
Llesh Ndoj: Kujdes nga 'berishizmi' brenda vetes zoti kryeministër!
E enjte, 17.10.2024, 05:50 PM
NUK T? MUND DOT BERISHA,
POR
KUJDES NGA “BERISHIZMI” BRENDA VETES, ZOTI KRYEMINIST?R!
NGA
LLESH NDOJ*
Fushata
e zgjedhjeve të reja parlamentare po afron dhe ndoshta për herë të parë, palët
politike pozitë dhe opozitë, përtej retorikës e britmave të përhershme, shkojnë
në zgjedhje jo vetëm me objektiva të qarta, por edhe të bindura në rezultatin,
që do të hipotekojnë pas tyre. Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë
të bindura për fitoren e një mandati të katërt, që mendojnë se është historik
për ta, ndërsa opozita, nën zë e mbi zë, ndërkohë që e pranon pamundësinë e
ardhjes në pushtet, hallin e ka tek “fitoret e vogla” brenda rradhëve të
parcelizuara keqas të saj, tek mbijetesa politike e dy liderëve tradicionalë,
Berisha - Meta, e deri tek “pagëzimi” si parti parlamentare i partive të reja
të krijuara rishtas nga skizma e Partisë Demokratike, apo të krijuara vitet e
fundit, jo doemos përmes ndarjes prej saj. Kjo situatë nuk është aspak fantazi
e imja, por një realitet i ndjeshëm dukshëm. Socialistët, apo më saktë Rama e
rilindasit rreth tij, pasi këtu gjenë kuptimin e plotë shprehja: kur themi
PS-ja, nënkuptojmë Ramën e kur themi Rama nënkuptojmë PS-n, nisur nga disa
rezultate që ka shënuar në qeverisje, apo në përparimin e statusit të vendit në
rrugën e integrimit evropian e rritjen e prestigjit të Shqipërisë në arenën
ndërkombëtare, duke patur si “garanci” një opozitë që nuk ka arritur deri më
sot të tejkalojë interesat e ngushta të liderëve apo drejtuesve, se etiketën
“lider”, veç Berishës nuk e meriton asnjë tjetër, është në të drejtën e saj ta
projektojë dhe t’a besojë fitoren e ardhshme në zgjedhjet e përgjithshme të
vitit 2025. Pozita, ndikuar edhe nga pushteti i bollshëm që ka, ku sekush mund
të marr “llokmën” e tij, por edhe nga ndjesia e mbajtjes së pushtetit edhe në
mandatin vijues, duket e unifikuar në qëndrimet e saj, pa zëra ndryshe e pa
skizma.
Opozita
nga ana tjetër, paraqet një panoramë, besoj unë, më komplekse se kurrë. Partia
Demokratike e cila ka qenë gjithnjë unifikuesja e qëndrimeve opozitare në vend
dhe udhëheqësja e vërtetë e aksionit opozitar historikisht, pavarësisht disa
zhvillimeve pozitive brenda vetes në muajt e fundit, veçanërisht pas kalimit të
vulës e logos tek grupimi “Berisha”, me liderin e saj të plakur, të lodhur nga
izolimi në arrest shtëpie, e më tepër se kaq, të lodhur nga izolimi kombëtar e
ndërkombëtar prej bëmave të tij, me një ekip drejtuesish më të vjetër se vetë
ai në mendësi, e të fiksuar pas metodave të vjetra berishiste të të bërit
opozitë, akoma mbetet e vogël dhe thuajse e pamundur për të prodhuar e
udhëhequr një lëvizje të fuqishme, që do t’i rrëzonte socialistët nga pushteti.
Përqëndrimi tek halli i Berishës së izoluar dhe bartja e berishizmit pa asnjë
modifikim nga ata që pretendojnë, se cili të jetë i parë tek Partia Demokratike
dhe të marrin bekimin e liderit për një karrige në parlamentin e ardhshëm, e
rrudhin edhe vetë këtë forcë, gjithsesi të zvogëluar. Të njëjtin problem kanë
edhe partitë e dala nga PD - ja, si demokratët euroatlantikë të Bashës, apo të
Djathtët e Alibejajt, veçse me një ndryshim të dukshëm prej partisë mëmë. Ata
duket se e kanë flakur berishizmin, të paktën për momentin, në mos si
strategji, të paktën si një taktikë elektorale, duke e kuptuar se ajo i dëmton
ata, por problemin e tyre të madh kanë bindjen e elektoratit, atyre të djathtë
kryesisht, që kanë votuar tradicionalisht PD - n dhe arritjen që të
përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm me një apo disa figura prej tyre,
personalisht të konsumuar nën siglën e PD - s. Një gjë është e sigurtë: Ata do
t’a copëtojnë e zvogëlojnë rezultatin elektoral të së djathtës shqiptare, duke
lehtësuar rrugën e Ramës dhe të PS, qoftë duke fituar mandate, qoftë edhe duke
mbetur jashtë parlamentit (uroj seriozisht mos të ndodh kjo!), gjë që e
favorizon edhe ligji zgjedhorë. Disa artikulime të qarta prej tyre, por edhe
nga partia e Lapajt, ajo e Qorrit etj, në se do të fitojnë terren, edhe pse nuk
e lëkundin fitoren e Ramës, të paktën mund t’a bëjnë atë më të matur në të
ardhmen…
Ndërsa
partia e ish presidentit duket se është në pikën e saj më të dobët dhe vuan të
njëjtat simptoma si PD e Berishës, e përqëndruar rreth halleve të liderit pa
mundur t’ia lehtësojë ato, dhe për më tepër duket se i ka shtuar hallet e
opozitarizmit në vend. Por, thënë gjithë këto, a ka ndonjë gjë që e rrezikon
Ramën sot? Mendoj se Rama rrezikohet seriozisht nga vetvetja. Brenda radhëve të
mazhorancës aktuale ka një “ushtri” të bindur, dhe as që e llogarit ndonjërin
prej tyre, ndërkohé që jashtë radhëve, Berisha e berishizmi duket se nuk e
rrezikojnë dot as sot, as mot. Bile, zërat në “shkretëtirë” i atribojnë atij
kontribute të qënësishme që opozita të jetë “kashtë e k…qe” e të identifikohet
me Berishën e Metën, me të cilët ndjehet komod e i sigurt. Berisha i sotëm nuk
e mund dot, berishizmi opozitar, siç përmendem më lart, është tkurrur vetëm në
një pjesë të opozitës, PD - n zyrtare, të tjerët opozitarë as vetë nuk
pretendojnë ardhjen në pushtet, së paku jo në zgjedhjet e radhës, por mjaftohen
me hyrjen në parlament si pretendim bazë e marrjen e një pakice bllokuese, apo
me rolin e “king maker - it”, si pretendim maksimal. Por Rama nuk është i
parrëzueshëm dhe i parrezikuar në pushtetin e tij të tejzgjatur! Çfarë e
rrezikon atë?
Asgjë
më shumë se berishizmi, tashmë i injektuar apo i përvetësuar dukshëm nga ai
vetë e i transmetuar edhe në trupën e metodën qeverisëse. Ku e si shfaqet ky
berishizëm? Dukshëm në pushtetet janë uzurpuar të gjitha, jo vetëm nga Partia
Socialiste që prej vitesh, por edhe për faje të rënda të opozitës, por
kryesisht nga Edi Rama e një grusht njerëzish rreth tij, dukshëm shërbëtorë “të
bindur”. Duket ditur se asnjë inisiativë ka kohë që nuk gjenerohet nga trupi i
madh i partisë që dikur “vlonte”, e bënte që vendimmarrja të prodhonte frymë.
Sot vendimmarrja i takon vetëm “Njëshit”, si e tillë ajo mund të sjellë ndonjë
rezultat, ndonjëherë edhe më të shpejtë se sa në qeverisjet, ku vendimmarrja
vjen nga struktura demokratike funksionale, por ajo s’prodhon frymë, përveç
nuhatjes së karrigeve e joshjes nga mundësitë e shumta të pushtetit pa kufizim.
Ky pushtet ka joshur e ka bërë të heshtin socialistët e vërtetë, por edhe zëra
opozitarë, ndonëse pa ndonjë peshë të dukshme elektorale. Megallomania,
mendjemadhësia e arroganca pushtetore, dukshëm ka bërë që socialistët të mos
ndjehen më në pushtet, ndonëse votojnë të njëjtën parti, qoftë si forcë zakoni,
apo si mungesë e një alternative tjetër më afër frymës së tyre. Jo pak here,
Kryeministri ka shpallur publikisht se jemi të dënuar “të bëjmë vetë edhe
pozitën, edhe opozitën”, duke spekuluar me opozitën e shkërmoqur, e jo rrallë
qëllimkeqe. Ka tentuar edhe të “prodhojë” njëfarë oponence brenda vetes, duke
“shpikur” edhe mekanizma qeveritarë apo parlamentarë, përmes komisioneve apo
drejtorive të ndryshme. Oponenca është e nevojshme për t’a mbajtur qeverisjen
larg veseve të këqija që e gërryjnë atë. Ajo është si një trup i shëndetshëm që
prodhon autotrupa immunë dhe mbrohet prej tyre në shumë raste agjentësh të
zakonshëm patogjenë, por këto reagime autoimmune nuk janë të mjaftueshme, sidomos
në kushtet kur “agjentët patogjënë” janë shtuar shumë e kur “trupi qeverisës”
për shkak të kohëzgjatjes në kontakt me ta, humbet aftësinë vetëreaguese, ndaj
shkenca ka shpik vaksinat që e parapërgatitin organizmin e shëndoshë të reagoje
kur bie në kontakt me agjentin patogjen. Biologët e mjekët i dinë mirë këto
gjëra, por unë dua të sjell në vemendje faktin se “vaksina” për një trupë
qeverisëse të shëndoshë është opozita. Ndonëse ajo ka qenë e dobët, qeverisja
duhet theksuar se asnjëherë nuk i ka marrë parasyshë nismat e saj, me
pretendimin se “ne i bëjmë vetë të gjitha” por, për t’a vazhduar fabulën e
vaksinës, trupi i pavaksinuar rregullisht e paraprakisht, kur bie në kontakt me
“agjentët patogjenë”, ose nuk reagon e shkatërrohet prej tyre, ose reagon “dhunshëm”
(dukuria e hiperimunitetit), duke rrezikuar të pësojë të njëjtin fat. Një ari
nuk pyet kurrë për milingonat, por edhe ato e “shqetësojnë” kur i hyjnë në
gëzof, pa përmendur se jo rrallë atij i duhet të ushqehet e mbajë frymën gjallë
me to. Njerëzit nuk “hanë” shifra, por e ndjejnë mirëqënien dhe e duan atë!
Vërtetë janë rrit rrogat, por sa mirëqënie prodhojnë ato? Kush i përfiton
rrogat e larta, që thuhen se po kapin mesataren nëntëqind euro? Ato u përkasin
kryesisht administratës, e sidomos niveleve të larta të të gjitha pushteteve,
duke krijuar dukshëm një hendek të madh mes atyre e njerëzve të nivelit
zbatues, pa hyrë në faktin se në sektorin privat situata është dhimbshëm më
ndryshe. Nuk kam statistika të sakta për fondin e pagave në sektorin shtetërorë,
por kam njëfarë bindje të brendshme se më pak se 30% e saj, shpenzojnë mbi 60 -
70% të gjithë fondit të pagave buxhetore.
Me
pensionet e pensionistët, që janë shtresa më e madhe mbështetëse e të majtës,
situata është edhe më keq. Thuhet se pensionet e larta e të posaçme, kryesisht
privilegje të rezervuara vetes apo “dhurata” qeveritare ndaj shërbëtorëve të
verbër të saj, konsumojnë pjesën më të madhe të fondit të pensioneve deri në
nivele alarmante, ndërkohë që 100 - 150 mijë pensionistë, kryesisht ata të
zonave rurale, e me pensione familjare, marrin më pak se 150 euro në muaj.
Lexova këto ditë diku në një faqe që mban emrin e Rilindjes e të Kryeministrit
Rama, angazhimin që deri në vitin 2030 - të të mos kishte më pensione nën 150
euro! M’u duk cinike dhe e turpshme kjo situatë, për më tepër e paraqitur si
mburrje apo premtim elektoral. A e di qeveria dhe kryeministri ynë se shumica e
pensionistëve të zonave rurale, sot ose jetojnë të vetmuar në fshatra pa asnjë
mundësi fizike të shfrytëzojnë ato resurse që fshati të ofron, ose jetojnë në
qytete, po të vetmuar e me qira stratosferike, pasi ata nuk kanë një banesë të
tyre. E çfarë mund të sigurojnë ata me ato 150 euro (në se keni mëshirë e ua
jepni edhe ato!), pasi shumica e tyre vuajn nga një koalicion semundjesh që nuk
përballohen as nga pensioni i tyre minimal, i barabartë me honoraret mujore të
shpenzimeve telefonike të një deputeti? Ne këndej poshtë, “me gishta” i bëjmë
llogaritë: Vetëm kosto e barnave merr 50% të pensionit të tyre mujor, kusurit i
gjendet vendi lehtë… Andej nga ju, sidomos me “akademistët” e shumtë, që keni
tërhequr në qeverisje nga “Akademia e Barinjve”, nuk di si u dalin llogaritë!
A
ka më turp e më propogandë bajate, tipike berishiste, se kaq?!
Ky
nivel prej 150 eurosh, si bazë duhej arritur menjëherë, bile është tepër vonë,
dhe të mbulohej me stopimin e rritjes galopante të pagave e privilegjeve të
tjera për administratën e lartë, për qeveritarët, deputet e deri në sistemin
gjyqësor. A thua na e ndritën jetën këta njerëz, e tash duhet t’ua qajmë hallin
e t’u japim edhe paga që aktualisht kapin 3 - 5 mijë euro në muaj, krahas
zhvatjes që na bëjnë përditë pa ligj, hapur e pa asnjë frikë. Pse s’themi
atëherë si dikur… Marrshin ditë, nga ditët tona?
Simptoma
berishiste në modelin e qeverisjes aktuale, ka shumë. Shkëputja e dukshme nga
realiteti, refuzimi për t’a shikuar atë drejt e në sy, mospërfshirja e bazës,
qoftë edhe të asaj partiake në qeverisje, modeli i pabalancuar i zhvillimit
ekonomik, arroganca qeverisëse, korrupsioni si realitet dhe si perceptim, janë
simptomat e një sëmundje të rëndë në trupin e pushtetit actual, në të gjitha
nivelet e instancat dhe që përbëjnë opozitën e vërtetë ndaj Edi Ramës, por ky
tip “opozite” ngjanë pikë për pikë me berishizmin opozitarë, që kur të vë
përpara, s’ka “mëshirë”, as nuk njeh norma e mjete, derisa të të eleminoje edhe
fizikisht. Askush më shumë se vetë partia socialiste, vetë socialistët me dhe
pa parti, nuk e kanë në dorë t’a stopojnë lëngimin e gjatë nën këto simptoma të
rënda, që të ndalet fundi alla nëntëdhjetë e dy, apo alla nëntëdhjetë e shtatë,
gropa e të cilit i përpinë opozitarë e pushtetarë, pa asnjë dallim. Kuptohet,
aq pak sa do të mbeten në këtë vend deri atëhere! Tek socialistët pra gjendet
“çelësi”, të paktën edhe në zgjedhjet e radhës, por a do ta humbasin ata si
“gjilpërën në kashtë” ndryshe nga “nuhatja” e tyre tradicionale? Mbetet për t’u
pare, por gjasat janë të pakta!
Duke
shkruar këto radhë, në mend më erdhi një fabul e treguar, s’di se nga kush, as
kur: Një hoxhë kishte ngacmuar seksualisht një grua. Kjo i kishte rënë në vesh
të shoqit dhe djalit të saj të rritur. Djali i propozon të atit që t’a
eleminonte hoxhën, por babai besimtar nuk pranonte.
-
E vret Zoti vetë, bir!, - i thoshte babai.
Një
ditë prej ditësh, i lodhur nga pritja “që Zoti të bënte punën e tij me hoxhën”,
djali hyri fshehur në xhami, doli në minare dhe priti derisa hoxha u përhumb
pranë murit duke thënë duva përpara besimtarëve të shumtë, që e kishin rrethuar
xhaminë në të katër anët. Ju afrua fshehurazi dhe e hodhi hoxhën nga ballkoni,
ndërsa vetë doli po fshehurazi e shkoi në shtëpi. Babai, duke menduar se i doli
profecia, i tha të birit:
-
E sheh bir! Ja theu Zoti qafën hoxhës mëkatar!
Djali
pohoi me krye dhe iu drejtua të atit:
-
Po, po. Zoti i theu qafën, por u desh pak edhe ndihma ime!
-------------------
* Poet dhe studjues
Lezhë, më 16 tetor 2024