E diele, 16.02.2025, 08:45 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Rritja e pensioneve minimale apo hapje e kuletës së shtetit për votë!

E premte, 11.10.2024, 05:01 PM


Rritja e pensioneve minimale apo hapje e kuletës së shtetit për votë!

Shkruan: Florim Zeqa

Në rrethana normale duhet mbështetur çdo zhvillim pozitiv të qeverisë, e aq më tepër vendimin për ngritje të pensioneve dhe pagave të punëtorëve. Mirëpo, kur ajo bëhet në prag të zgjedhjeve, nuk i vie erë e mirë tek qytetarët.

Vallë ku na ishte qeveria deri më tani?!

Një qeveri që tërë kohën tallej me kushtet e veteranëve dhe invalidëve të luftës, një qeveri që nuk u përkujdes asnjëherë për rastet sociale dhe për të sëmurët, një qeveri që e injoroj dhe nëpërkëmbi sektorin privat në Kosovë, na del tani në prag të zgjedhjeve me ngritje prej 20 eurove të pensioneve më të ulëta dhe me paralajmërim për rritje të pensioneve në mënyrë progresive për kategoritë e dala nga lufta për vitin e ardhshëm!

Që i bie, kuleta e shtetit është e hapur vetëm për të moshuarit me asistencë sociale prej 100 eurove, por jo edhe për pensionistët kontributdhënës!

Punëtorët e shëndetësor, arsimtarët, zjarrëfikësit, policët, ushtarët dhe shërbyesit civil le të presin kohë më të mira, ndërsa punëtorët e sektorit privat që janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit nuk e kanë asnjë shpresë për ngritje të pagave, gjithçka përseri mbetet në mëshirën e punëdhënësve!

Për dallim nga qeveritë paraprake që prenin shiritë të inaugurimit të rrugëve dhe urave, të ndërtimit të shkollave dhe objekteve tjera publike, këta të fundit, pra qeveria aktuale në mungesë të rezultateve në rrafshin praktik të zhvillimit ekonomik të vendit, e kanë pritur fundin e mandatit politik për rritje të pensioneve në formë të lëmoshës prej 20 eurove për votë!

Pra, rritja e pensioneve sot 20% apo 20 euro për skemat sociale nuk është ekuivalente me rritjen e dy apo katër viteve më parë, e aq më tepër nuk është në përputhje as me shkallën e inflacionit në vend, e cila aktualisht është rreth 25 %.

Tashmë të gjithë, i madh e i vogël, i pasur dhe i varfër e kanë kuptuar se rritja e pensioneve në këtë kohë të inflacionit të lartë, nuk është ndihmë por lëmoshë të cilës askush nuk i gëzohet, ngase 20 euro katër vite më parë ishin 20 euro për shportën e konsumatorit, kurse sot janë më pak se 10 euro për të njëjtët artikuj ushqimor!

Hapja kuletës së shtetit për votë është e papranueshme, si e tillë është çështje korruptive e cila i ngjet mit-dhënjes për një votë të qytetarëve! Rritja e pagave dhe pensioneve të qytetarëve në formë selektive në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë tmerrshme e korrupsionit publik.

Ka ikur koha e mashtrimeve klasike, qytetarët nuk bien më pre e mashtrimeve!

Florim Zeqa

08.10.2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Zholi: Ngjarja makabre, 10 tetor 1947, dita kur u vra opozitarizmi shqiptar Murteza Osdautaj: Vdekja e shokut tim që la “amanet” të varrosej pa ceremoni fetare Kalosh Çeliku: Vetëvrasja ime ende jo publike me poezi Florim Zeqa: Skandali i "kryezotit" të hetohet nga Prokuroria Speciale! Aurel Dasareti: Ata që dëshirojnë të mos ishim Florim Zeqa: Mërgimtarë, mos bini pre e krimit të organizuar! Llesh Ndoj: ''Mosbindja civile'' me mjete luftarake, si mund të quhet? Kalosh Çeliku: Dudumët që të vrasin natën dhe të vajtojnë ditën Florim Zeqa: Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve! Ndue Dedaj: Sofra Pukjane… e biznesit Florim Zeqa: Nuk ka vota pa përfshirjen e mërgatës në listat zgjedhore! Agron Tufa: Diktatura e re e Krajave dhe ish-hetuesve të komunizmit Florim Zeqa: Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve Refik Hasani: Bashkëpunimi institucional ndërkufitar, duke përfshi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin Asllan Dibrani: Me amanetin e Rugovës dhe Kadaresë Krahina e Rugovës po rikthehet në formë kolektive në të krishterë Hasan Hasanramaj: Barbaritë e pushtuesve në këto troje nuk pushuan ma shumë së një shekull… Kalosh Çeliku: Zyra me çelësa pas dere Aurel Dasareti: Mos lejoni që t'ju shpëlahet truri nga propaganda e mediave manipuluese antikombëtare Nue Oroshi: Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët Enver Bytyçi: Pse veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër i Europës?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora