E diele, 16.02.2025, 08:16 AM (GMT)

Mendime

Basri Beka: Fyerje ndaj Kombit Shqiptar - Kryemyftiu Turk Glorifikon Pushtuesit Osmanë

E premte, 11.10.2024, 06:00 PM


Fyerje ndaj Kombit Shqiptar: Kryemyftiu Turk Glorifikon Pushtuesit Osmanë dhe Shkel Dinjitetin Historik të Shqipërisë

Nga Basri Beka

Deklarata e Kryemyftiut të Turqisë, Ali Erbash, gjatë inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku ai lartësoi ushtarët osmanë që “dhanë jetën për të sjellë Islamin” në Shqipëri, është një fyerje e rëndë dhe e papranueshme për popullin shqiptar dhe historinë tonë. Përshkrimi i ushtarëve pushtues si “dëshmorë” që imponuan me dhunë fenë islame në trojet shqiptare është një përpjekje e rrezikshme për të rishkruar historinë dhe për të legjitimuar terrorin e Perandorisë Osmane që për shekuj me radhë shtypi dhe asimiloi shqiptarët.

Të quash dëshmorë ata që derdhën gjak për të pushtuar dhe asimiluar një popull, duke i detyruar shqiptarët të pranojnë një fe që nuk ishte pjesë e traditës së tyre, është një tentativë e qartë për të glorifikuar terrorin dhe shtypjen e vazhdueshme që perandoria osmane ushtroi mbi popullin tonë. Kjo është një fyerje ndaj të gjithë atyre që luftuan për lirinë e këtyre tokave dhe ndaj vetë popullit shqiptar, i cili, përmes sakrificave të panumërta, ruajti identitetin dhe dinjitetin e tij kombëtar përballë një sundimi shekullor.

Deklarata të tilla tregojnë qartë se investimet e Turqisë në Shqipëri dhe Kosovë nuk janë thjesht ekonomike apo kulturore, por mbartin një agjendë të qartë politike dhe fetare. Ndërtimi i xhamive me financime nga shteti turk nuk përfaqëson një gjest dashamirësie, por një përpjekje për të rikthyer ndikimin osman në territoret shqiptare, duke forcuar islamin politik dhe kontrollin fetar mbi shoqëritë tona.

Në këtë kontekst, është e papranueshme që xhamia e Namazgjasë të mbetet nën administrimin e një autoriteti të jashtëm. Kjo xhami duhet të merret nën administrim nga autoritetet shqiptare dhe besimtarët vendas, për të siguruar që ajo të shërbejë interesave të popullit shqiptar dhe jo axhendave politike të një shteti tjetër.

Ne kërkojmë me forcë që qeveria e Shqipërisë, si dhe Bashkësitë Fetare Islame të Shqipërisë dhe Kosovës, ta shpallin non grata Kryemyftiun turk, Ali Erbash, për deklaratat e tij fyese dhe përpjekjet për të glorifikuar pushtuesit osmanë. Shqipëria ka një histori të gjatë të luftës për liri nga sundimi osman, dhe nuk do të lejojmë që kjo histori të deformohet apo të keqpërdoret për qëllime politike nga jashtë.

Ky është një moment kritik për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe për të siguruar që historia jonë të nderohet dhe të mos keqpërdoret nga ata që shtiren si miq.

https://www.facebook.com/basri.beka.9



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Rritja e pensioneve minimale apo hapje e kuletës së shtetit për votë! Albert Zholi: Ngjarja makabre, 10 tetor 1947, dita kur u vra opozitarizmi shqiptar Murteza Osdautaj: Vdekja e shokut tim që la “amanet” të varrosej pa ceremoni fetare Kalosh Çeliku: Vetëvrasja ime ende jo publike me poezi Florim Zeqa: Skandali i "kryezotit" të hetohet nga Prokuroria Speciale! Aurel Dasareti: Ata që dëshirojnë të mos ishim Florim Zeqa: Mërgimtarë, mos bini pre e krimit të organizuar! Llesh Ndoj: ''Mosbindja civile'' me mjete luftarake, si mund të quhet? Kalosh Çeliku: Dudumët që të vrasin natën dhe të vajtojnë ditën Florim Zeqa: Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve! Ndue Dedaj: Sofra Pukjane… e biznesit Florim Zeqa: Nuk ka vota pa përfshirjen e mërgatës në listat zgjedhore! Agron Tufa: Diktatura e re e Krajave dhe ish-hetuesve të komunizmit Florim Zeqa: Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve Refik Hasani: Bashkëpunimi institucional ndërkufitar, duke përfshi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin Asllan Dibrani: Me amanetin e Rugovës dhe Kadaresë Krahina e Rugovës po rikthehet në formë kolektive në të krishterë Hasan Hasanramaj: Barbaritë e pushtuesve në këto troje nuk pushuan ma shumë së një shekull… Kalosh Çeliku: Zyra me çelësa pas dere Aurel Dasareti: Mos lejoni që t'ju shpëlahet truri nga propaganda e mediave manipuluese antikombëtare Nue Oroshi: Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora