Mendime
Murteza Osdautaj: Vdekja e shokut tim që la “amanet” të varrosej pa ceremoni fetare
E enjte, 10.10.2024, 05:58 PM
Vdekja e shokut tim që la “amanet” të varrosej pa ceremoni fetare
(Kur
budallenjtë islamë i fusin hundët edhe në amanetet dhe varrosjen e të vdekurve)
Shkruan:
Murteza Osdautaj, Prishtinë
Kisha
një shok fëmijërie. U rritem bashkë, shkuam në shkollë bashkë, shkuam në
studime bashkë dhe banuam në një dhomë në konvikte apo në banesa private. I
dinim hallet, dëshirat dhe ëndrrat e njëri tjetrit.
Dhe
vjen një moment kur ai vdes. Dhe, siç e bëri jetën të thjeshtë e të ndershme,
la tri amanete të thjeshta dhe tejet njerëzore.
-Dëshironte
të varrosej ngjitur me varrin e të ëmës e cila e la tepër herët;
-Donte
të varrosej pa ceremoni fetare, dhe
-Nuk
donte të mbahej e pame për të.
Dhe,
sipas traditës, familja duke iu përmbajtur amaneteve ë tij, fillon ta hapë
varrin afër varrit të nënës së shokut tim.
Por
Zeka nuk ishte e thëne të varrosej në qetësinë që duhej ta kishte dita e fundit
e një të vdekuri. Vdekja e tij dhe amanetet e tij, le që e trazuan Hoxhën,
‘Këshillin’ e Xhamisë dhe ‘Këshillin’ e fshatit po u bënë shkak që të tria
këto, t’i quaj, ‘insitituicione ‘ ta shfaqin haptas dhe pas asnjë skrupull tërë
agresivitetin, johumanizmin dhe primitivizmin e tyre.
Këshilli
i xhamisë ‘u çmend’ kur e kuptoj vendin e varrit. Këshilli i fshatit ‘doli
mendsh’ kur e mori vesh se një person,
një inxhinier, një profesor universiteti dhe një banor i fshatit të tyre kishte
kërkuar të varrosej pa ceremoni fetare dhe kërcënonte se, nëse behej varrimi
sipas dëshirës se te vdekurit, do te organizojnë mbledhje te fshatit dhe do ta
kërkojnë zhvarrosjen e tij ngase, sipas tyre, familja nesër mund ta vendoste
kryqin mbi atë varr. Dhe, derisa familja insistonte që t’i përmbahej amanetit të
Zekës, këshilli i xhamisë, këshilli i fshatit dhe Hoxha kërcënonin që nuk do ta
lejojnë varrosjen e tij pa ceremoni fetare, pra nuk lejonin që i vdekuri të
varrosej si ‘jomysliman’.
Edhe
këshilli i fshatit, edhe këshilli i Xhamisë, edhe Hoxha kërcënonin se, nëse
familja e varrosë pa ceremoni, ata do ta ftojnë ‘xhematin’ (pra pjesëmarrësit
në varrim) që të mos merrte pjese në varrim ngase i vdekuri po varrosej si
jomysliman dhe ‘myslimanët’ nuk kishin nevoje të merrni pjesë në varrim (këtë
kërcenim e kishte bërë hoxha) dhe do të organizojnë një takim të xhematit e të
fshatit ku mund të merrej vendim që të zhvarrosej trupi i Zekës. Për të mos
ndodhur kjo, ky grusht primitiv dhe analfabetë myslimanësh të udhëhequr nga
Hoxha, kërkonin nga familja që i vdekuri të mos varrosej në fshatin e tij por
të njëjtin ta varrosnin në varrezat e Pejës, të Prishtinës apo edhe në varrezat
e ‘katolikëve’ ngase, sipas tyre, këto ishin varreza myslimane e jo varreza të
fshatit ku mund të varroseshin të gjithë ata njerëz që kishin lindur, ishin
rritur dhe kishin kontribuar për fshatindhe përparimin e tij në luftë dhe në
paqe.
E
zënë ngushtën ngase donin që Zeka të kishte një varrim normal, në këtë ditë të
rëndë, familja u detyrua të pajtohej që, në kundërshtim me dëshirën e fundit të
Zekës, të pranojë që trupi i tij të varrosej me ceremoni fetare, por ngjarja,
kërcënimet, dhe qëndrimet johumane dhe jonjerëzore të Hoxhës, të Këshillit të
xhamisë dhe të Këshillit të fshatit lanëzhgënjim, shije të keqe, dhimbje të
pafund dhe trauma që kjo familje nuk do t’i harrojë gjatë tërë jetës.
Tash
po i kthehemi anës tjetër të medaljes dhe kjo ka të bëj me të drejtat e
njeriut. Njeriu kur lindë, lind me disa të drejta të pamohueshme. E drejta e
parë e njeriut është të jetojë e të vdes me dinjitet dhe, në këtë kuadër,
askush, nga cilado pozitë, nuk ka të drejtë që ta shkelë dinjitetin njerëzor të
askujt në cilëndo situatë dhe për cilëndo arsye.
E
drejta tjetër që është shkelur në rastin e varrimit të shokut tim të fëmijërisë
është e drejta e besimit. Njeriu ka të drejtë, të garantuar me të gjitha
konventat për të drejtat e njeriut, që ta zgjedhë besimin e tij ose, thjeshtë,
të mos besojë në asnjë fe. Në këtë kuadër, askush në botë, në asnjë situatë,
edhe me rastin e vdekjes, nuk ka të drejtë që të shkelë mbi besimin e
mosbesimin e dikujt dhe të njëjtin ta përdorë për të ushtruar pushtet, trysni
apo për ta mohuar të drejtën e dikujt për t’u varrosur siç dëshiron vetë. Kjo e
drejtë e garantuar me konventën e të drejtave të njeriut të OKB-së është shkelur
në mënyrë të palejueshme nga Hoxha i fshatit, nga Këshilli i Xhamisë dhe nga
Këshilli i fshatit. Nëse Kosova do të ishte anëtare e Këshillit të Evropës,
këta tre faktorë që i përmenda do të dënoheshin tepër rëndë për shkeljen e të
drejtave elementare të njeriut.
E
drejta tjetër që Hoxha dhe dy këshillat që i përmenda e kanë shkelur është e
drejta për t’u varrosur. Këta njerëz duhet ta kuptojnë se me secilin libër të
fesë, me secilën konventë të të drejtave të njeriut, njeriu, që me rastin e
lindjes, e ka të drejtën që të ketë hapësirë për një varr dhe të varroset në
bazë të traditave kombëtare dhe dëshirës
së tij personale.
E
drejta tjetër që është shkelur nga hoxha dhe këshillat është e drejta e
familjes. Detyrimi i një familjeje të veprojë në kundërshtim m e dëshirat dhe
me traditat e saj i shkelë dy konventa të OKB-së, atë për të drejtat e njeriut
dhe për të drejtat e familjes. Gjithashtu, po të ishim në Këshillin e Evropës,
gjykata e Strasburgut do t’i dënonte rëndë këta njerëz që, në mënyrë aq të paskrupull,
atë ditë të varrosjes së Zekës, i shkelën, me të dyja këmbët, të drejtat e tij
si i gjallë e si i vdekur por edhe të drejtat e familjes së tij. Ata nuk e
morën parasysh se ai ishte një Inxhinier i njohur, një profesor fakulteti i
respektuar, ishte një luftëtar dhe veteran i UÇK-sëdhe, si i tillë, do të duhej
të respektohej dhe të nderohej, bile në ditën e varrimit të tij.
Ajo
që është dëmtuar më së shumti në këtë mes është kultura, reputacioni dhe
karakteri kombëtar dhe demokratiki fshatit. I njohur si një fshat me tradita të
lashta patriotike shqiptare, i njohur
për kullat shqiptare, filozofinë e odave shqiptare dhe burrërinë, i njohur si
fshat me qëndrime përparimtare dhedemokratike për jetën, besimin dhe lirinë, i
njohur si një fshat ku kombi është cilësia e parë e njeriut e pastaj vijnë të
tjerat, me rastin e Zekës, të gjitha këto premisa historike dhge kulturore janë
dëmtuar rëndë dhe janë sulmuar në mënyrë perfide, me vetëdije apo pavetëdije.
Hoxha,
Këshilli i xhamisë dhe Këshilli i fshatit, e kanë sulmuar, nga baza e islamit
politik, traditën, kulturën e lashtë, atdhedashurinë dhe shqiptarinë e secilit
pjesëtarë të atij fshati që në shpirtin e tij ndjehet shqiptar dhe evropian.
Ky
shkrim është fillimi i shkrimeve të mia që do të flasë përrolin e gjithsecilit
prej neve për ta ndërtuar një atdhe të jetueshëm dhe të lirë. Hoxha duhet ta
kuptojë se nuk ështëbanor i fshatit dhe aty është i angazhuar si klerik që
duhet të ofrojë shërbime fetare për besimtarët (pra jo për fshatin dhe tërësinë
e banorëve të tij). Kjo ngase ai dhe të tjerët duhet ta kuptojnë se mund të
ketë banorë të fshatit që nuk besojnë në fenë të cilës i përket hoxha apo të
tillë që thjeshtë, besimin e konsiderojnë çështje krejt personale dhe krejt
shpirtërore të tyre dhe nuk lejojnë që, në cilëndo mënyrë, të ndërhyjë hoxhaapo
cilido klerik. Hoxha, si një person i jashtëm, duhet ta ruaj ekuilibrin e
pozitës së tij si klerik, të mos e dëmtoj harmoninëvëllazërore në rastet kur
banorët besojnë apo nuk besojnë dhe të ketë kujdes që, në ligjërata e veta, të
mos shpërndajë propagandë antikombëtare të islamit politik.
Këshilli
i Xhamisë duhet ta kuptojë se ai ka autoritet vetëm brenda komunitetit të
besimtarëve (objektit të xhamisë dhe atyre që falen në xhami) dhe nuk ka asnjë
të drejtë të ndërhyjë në jetën dhe vdekjen e të tjerëve. Ata duhet ta
njohinkapacitetin e tyre dhe autorizimet e tyre. Ata duhet ta mbrojnë veten dhe
të mos bëhen instrument i kujtdo qoftë i cili punon në dëm të të ardhmes, të
traditave, të mirësisë e humanizmit dhe të shqiptarizmës.
Këshilli
i fshatit duhet ta kuptojë se detyra e tyre primare është sigurimi i mirëqenies
së fshatit dhe zgjidhja e problemeve akute të tij (në rastin konkret mungesa e
hapësirës për varre) dhe jo problematikat e fesë dhe mënyrës se si besojnë njerëzit dhe se si dëshirojnë të varrosen
ata. Këshilli i fshatit duhet të merret me kultivimin e kulturës së fshatit, me
kultivimin e traditave të mira, humanizmit dhe zakoneveshqiptare të fshatit të
cilat janë të njohura në tërë rrafshin shqiptar. Këshilli i fshatit duhet të
bëj punë për përparimin e fshatit, për zhvillimin e tij, për shkollimin dhe
përparimin e fëmijëve, për bibliotekën, ambulanten, rrugët, ujësjellësin,
zhvillimet e ngjarjet kulturore etj. Çdo tejkalim i këtyre detyrave që i përmenda është shkelje
dhe tejkalim që mund t’i dëmtojë ata dhe edhe banorët e fshatit. Këshilli i
fshatit duhet ta ndërprerje që të jetë propagandues apo mbrojtës të islamit
politik dhe duhet të jenë në mbrojtje të kulturës së pasur shqiptare dhe
kulturës tradicionale e dokeve e zakoneve që ka krijuar fshati me shekuj.
Unë,
shkruesi i kësaj letre, kam dhimbje sepse shkak i këtij shkrimi është vdekja e
shokut tim të fëmijërisë.
Të
kisha mundësi politike dhe të ishte Kosova në Këshillin e Evropës do të bëja
gjithçka që do të ishte e mundur që ky rasti shkeljes drastike të të drejtave
njerëzore, të të drejtave kulturore dhe të familjes të shqyrtohej në atë
gjykatë. Jam i bindur se shkelësit dhe shteti që i lejon veprimet e tilla të
tyre do të dënoheshin rëndë dhe bile do të kishin pasoja për vendin në aspektin
e proceseve integruese evropiane.
Pasi
që nuk e kam këtë mundësi, vetëm dua ta
shprehi indinjatën time të thellë dhe brengën time njerëzore dhe intelektuale
për drejtimin e padëshirueshëm që po marrin ngjarjet dhe për dëmin që islami
politik mund t’ia shkaktojë vendit tim.
Unë
do të jem gjithmonë një mbrojtës i vendosur i identitetit sekular të shtetit
dhe identitetit kulturor dhe historik të kombit tim.