Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Intelektualët “shkencëtar”, pa asnjë punim shkencor me doktrinë Islamiste!

| E diele, 20.10.2024, 06:57 PM |


Intelektualët “shkencëtar”, pa asnjë punim shkencor me doktrinë Islamiste!

Nga Petrit Dibrani

Shpërfaqja e “intelektualizmit shkencëtar” paasnjë punim shkencor dhe me doktrinë Islamiste, në mediume apo rrjete sociale, është interes personal financiar, ose analfabetizëm i shkallës së parë, me diplomë n’xhep.

Kanë harruar të lartëcekurit se filmat vizatimor, janë “substancë narkotike” kalimtare, vetëm për fëmijët deri në moshën 3 vjeçare, andaj edhe shfaqen para publikut, kundër vlerave kombëtare!

Qëllimisht, për arsye çfarë shohim dhe dëgjojmë nga përditshmëria në studio televizive, kam obligim moral e intelektual dhe kombëtar, të shkruaj, përgënjeshtroj-hedh poshtë, çdo tentim për tjetërsim dhe përdhosje të vlerave tona kombëtare.

Stuhitë godasin, nga pangopësia e shpërfaqur me trurin e zbrazur, mirëpo jo t’gjithë, e pranojnë servilosjen dhe përdhosjen e vetes së tyre, ngase nuk janë dhe nuk pranojnë të tjetërsohen, për një grimcë mirëqenie.

Kuptojeni se vetëm gjenitë nuk goditen nga stuhitë, ngase shkojnë kundrejt erës së keqe, i tmerrojnë njerëzit e fëlliqur, e pastrojnë ajrin dhe nuk i besojnë bunacës së çastit.

Gjatë stuhisë, gjithmonë tentohet të gjendet arsyetimi, se çdo njeri, kur e kupton që është mashtruar e ka gabuar, zhgënjehet dhe ndjehet i trishtuar.

Unë jam në dijeni; se beteja më e ashpër për çdo qenie njerëzore, është të qenurit vetvetja, në një vend që përpiqet ditë e natë, të të kthej në një njeri tjetër.

Andaj edhe çdo imitim, nga (analfabetizmi dhe servilizmi) për tjetërsim, fillon në shtëpi nga analfabetizmi, vazhdon e përhapet në shkolla nga intelektualizmi i rrejshëm e interesgji dhe legjitimohet, bëhet e drejtë shtetërore!

“Patriotizmi dhe Servilizmi”

Patriotizmi, edhe pse është term-koncept i gjërë, lidhet drejtëpërsëdrejti me ndjenjën e dashurisë dhe përkushtimit, të ndjenjës së lidhjes me atdheun.

Dhe lidhja e dashurisë për atdheun, fillon nga gjuha amtare, duke vazhduar me traditat, kulturën, historinë, simbolet, figurat dhe dëshmorët.

(Të gjitha këto, janë vlera kombëtare.)

Servilizmi, fillon nga lindja dhe ngjizet-trillohet, prej edukatës prindërore!

Nuk flitet e nuk lexohet në gjuhën amtare, dhe s’ka qysh të mësohet, për asgjë kombëtare dhe bëhet sëmundje kronike.

Kakistokracia me doktrinë Islamiste, ekonomike e politike dhe radikale, s’do lejohet të krijohet në trojet shqiptare.

Juzgjatjeta e shëndet, me thënjen e Profetit tim, Gjergj Kastrioti.

“Vendi im është i varfër dhe shtëpia ime është e vogël, po ato mi ka falur Zoti''.)