E marte, 03.12.2024, 01:53 AM (GMT)

Mendime

Gjon Keka: Vezirët dhe pashallarët me origjinë shqiptare nuk kanë asnjë vlerë për kombin tonë

E shtune, 26.10.2024, 05:58 PM


Vezirët dhe pashallarët me origjinë shqiptare nuk kanë asnjë vlerë për kombin tonë,  ata ishin shërbëtor të Perandorisë Otomane

Nga Gjon Keka

Është poshtëruese të krenohesh me vezirët dhe pashallarët shqiptarë që i shërbyen Perandorisë otomane e cila ishte në fakt armike e arbërorëve të Gjergj Kastriotit.

Të gjithë vezirët apo pashallarët me origjinë shqiptare që i shërbyen Perandorisë otomane nuk i kanë sjellë asnjë dobi kombit tonë dardano-arbëror, por ka raste kur pikërisht nga këta vezirë e pashallarë është bërë trysni ndaj shqiptarëve të krishterë, madje ka pas edhe masakra e dhunë barbare me urdhër të tyre.

Në fakt të gjithë këta vezirë e pashallarë u bënë „masha e sulltanit" për të sunduar bashkatdhetarët e vetë dardano-arbëror, pra ata i shërbyen sulltanit dhe Perandorisë otomane dhe jo kombit tonë. Ata nuk kanë asnjë vlerë për historinë dhe për kombin tonë dardano-arbëror, sepse ishin shërbëtor të armikut dhe veten e quanin osmanlinj(turq), pra ata nuk kishin asgjë të përbashkët me gjakun dardano-arbëror,  gjakun e Gjergj Kastriotit.

Madje këta vezirë e pashallarë bënin presione të mëdha ndaj dardano-arbërorëve katolikë për islamizimin e tyre. Perandoria otomane me vezirët dhe pashallarët me origjinë shqiptare që i shërbenin synonte ta çrrënjoste krejtësisht fenë e krishtere katolike nga trojet dardano-arbërore, pra ajo donte që edhe ato pak ura që kishin mbetë me familjen Europiane të cilës i takonte kombi ynë t'i shkatërronte tërësisht, ashtu sikur po tentohet edhe sot të bëhet njësojë me anë të renegatëve e mbetjeve otomane të ditëve të sotme.

Perandoria otomane donte që duke i islamizuar të gjithë dardano-arbërorët të ndalte lëvizjen kombëtare për çlirimin e vendit nga pushtuesi otoman,  sepse duke realizuar planin e saj të islamizimit shqiptarët do të hiqnin dorë nga lufta antiotomane dhe kështu të lidheshin me Perandorinë otomane me anë të ideologjise fetare të tyre.

Kështu edhe ndodhi, pas procesit të islamizimit kryengritjet antiotomane për çlirimin e vendit pothuajse u shuan tërësisht, vetëm aty këtu kishte përpjekje të atyre që nuk donin robërinë otomane, ndërsa në anën tjetër për ata që ishin islamizuar nuk bëhej fjalë më për çlirmin e vendit, sepse ata tashmë kishin përqafuar gjysmëhënën.

Nga kjo shihet se „islamizimi i shqiptarëve nuk ua solli „xhehnetin" në këtë botë atyre, por i mbajti të lidhur më pushtuesin"e tyre dhe i largojë nga Europa duke i mbajtë me shekuj të ndarë e në mjerim.

Me pak fjalë,  islamizimi i popullit dardano-arbëror ia largojë nga gjoksi i tyre frymën e epokës së lavdishme të Gjergj Kastriotit dhe në vend të saj mbolli ideologjinë e saj e cila ishte në kundërshtim me frymën e Gjergj Kastriotit i cili e çlirojë Dardano-Arbërinë nga zingjirët e robërisë otomane.

Edhe një gjë duhet nënvizuar, as vezirët e pashallarët me origjinë shqiptare që i shërbyen Perandorisë otomane, as perandorët që i shërbyen Perandorisë romake si dhe as shërbëtorët që i shërbyen së fundi jugosllavisë nuk i kanë sjellë ndonjë të mirë kombit tonë, por të gjithë ishin shërbëtor të politikave të perandorive e mbretërive që i shërbyen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: Ikona e anti Krishtit me petkun e bardhë është sot një radikal i kuq marksist Skender Jashari: Pushtimi Osman i territorit Izraelit të Palestinës Xhafer Leci: LDK do t'i bënte nder vetes dhe demokracisë me pritjen meritore Fadil Gecit Fritz Radovani: Gjuha Shqype prej At Gjergj Fishtes Gjin Marku: Parashtrime para Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun Fahri Xharra: Ç'është i gjithë ky antishqiptarizëm? Llesh Ndoj: Unë jo! Ju a jeni krenar z. kryeministër? Idriz Zeqiraj: Arma e fundit e opozitës - bojkoti i koalicionit me LVV! Klajd Kapinova: Të jesh homoseksual në hierakinë e lartë të Selisë së Shenjtë në Vatikan është garanci suksesi! Albert Zholi: Referendumi historik për Kushtetutën e re demokratike në 21 tetor 1998 Kalosh Çeliku: Xhindet më gjetën edhe në Prishtinë Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Nue Oroshi: Lëvizja e Deçanit, historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomanëve Afrim Musliu: Shpresa e madhe serbe me akuza për “Kosovën primitive myslimane” dhe vaji i njohur për “Kosmetin” Ilir Meta: Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët Petrit Dibrani: Intelektualët “shkencëtar”, pa asnjë punim shkencor me doktrinë Islamiste! Florim Zeqa: Guximtarët e mbrojnë identitetin e tyre politik! Florim Zeqa: Të mbrohet dinjiteti i ushtarit! Florim Zeqa: Fushatë e hershme dhe e ashpër! Llesh Ndoj: Kujdes nga 'berishizmi' brenda vetes zoti kryeministër!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora