Mendime
Gjin Marku: Parashtrime para Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun
E premte, 25.10.2024, 05:25 PM
Parashtrime para Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun
Të
dashur miq.
Nesër,
me dt. 26 Teor 2024 ora 11, në sallën OLIMPI në Laprakë, Pleqësia e lartë e
Pajtimit Mbarëkombëtar prezanton parshtrimet para Komunitetit Ndërkombëtar,
institucioneve të shtetit shqiptar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e
monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun. Monopoli mbi politikën
ka krijuar monopolin mbi shtetin, tregun e pasuritë kombëtare, ka minuar
demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ka dhunuar shoqërinë dhe dinjitetin e
njeriut, ka sjellë korrupsionin, plaçkitjen e pronave e parave të publikut,
depresionin në shoqëri, dhunën në familje dhe krimin e organizuar, konfliktet,
vrasjet, vetvrasjet e braktisjen e vendit nga shumica e qytetarëve. Partitë
politike shqiptare në perceptimin e opinionit publik janë bërë organizatat më
të sofistikuara ku gjejnë strehë individë e grupe të krimit të organizuar për
vjedhjen e buxhetit të shtetit e pronave publike. Në luftën për pushtet ato
janë shndërruar disa herë në organizime të dhunëshme mbi institucionet duke
nxitur dhe luftën civile, por asnjëherë nuk janë gjykuar për veprimtaritë e
tyre kriminale.Ftoheni të merrni pjesë.
Janë
të mirëprtur mediat për pasqyrimin e këtij eventi.
juaj sinqerisht
Gjin Marku