Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjin Marku: Parashtrime para Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun

| E premte, 25.10.2024, 06:25 PM |


Parashtrime para Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun

Të dashur miq.

Nesër, me dt. 26 Teor 2024 ora 11, në sallën OLIMPI në Laprakë, Pleqësia e lartë e Pajtimit Mbarëkombëtar prezanton parshtrimet para Komunitetit Ndërkombëtar, institucioneve të shtetit shqiptar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun. Monopoli mbi politikën ka krijuar monopolin mbi shtetin, tregun e pasuritë kombëtare, ka minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ka dhunuar shoqërinë dhe dinjitetin e njeriut, ka sjellë korrupsionin, plaçkitjen e pronave e parave të publikut, depresionin në shoqëri, dhunën në familje dhe krimin e organizuar, konfliktet, vrasjet, vetvrasjet e braktisjen e vendit nga shumica e qytetarëve. Partitë politike shqiptare në perceptimin e opinionit publik janë bërë organizatat më të sofistikuara ku gjejnë strehë individë e grupe të krimit të organizuar për vjedhjen e buxhetit të shtetit e pronave publike. Në luftën për pushtet ato janë shndërruar disa herë në organizime të dhunëshme mbi institucionet duke nxitur dhe luftën civile, por asnjëherë nuk janë gjykuar për veprimtaritë e tyre kriminale.Ftoheni të merrni pjesë.

Janë të mirëprtur mediat për pasqyrimin e këtij eventi.

juaj sinqerisht

Gjin Marku