Mendime
Aurel Dasareti: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën?!
E diele, 27.10.2024, 05:49 PM
Gjëja më e rrezikshme për shqiptarët është miti se Rama është i përshtatshëm për të qeveris
Një
krijesë nuk mund të shpëtojë krijesat e tjera. Shpëtimi i Shqipërisë dhe Kombit
shqiptar nga zhdukja përfundimtare kërkon ndërhyrjen hyjnore.
Theksoj
edhe një problem tjetër: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën
kur ai është shkaktari kryesor dhe është vetëm një krijesë? Krijesat ndahen në
lloje të ndryshme që kanë forca, dobësi, aftësi dhe karakteristika të ndryshme.
Nuk ka rëndësi nëse këto krijesa janë njerëzore apo jo. Kjo krijesë e keqe
mafioze është më i rrezikshmi nga të gjitha kafshët.
Besimi
se kryebanditi dhe tradhtari Edvin Kristaq Rama është i përshtatshëm për të
udhëhequr Shqipërinë, duhet të jetë një nga iluzionet më të vjetra dhe më të
rrezikshme që njerëzit kanë pasur ndonjëherë.
Shqiptarët
duhet ta ndjekin Ramën deri në portat e ferrit.
Më
parë, kur isha nën 10 vjeç, mendova se mund ta shpëtoja botën vetë. Tani e kam
kuptuar që duhet të jemi shumë më tepër.
Kryeministri
joligjor i Shqipërisë lavdërohet: - Jam sivëllai i terroristit serbo-sllav
Vuçiç, dhe sulltan i regjimit të larvave, i njohur edhe si Gruaja e Bilalit,
përndryshe gangster dhe drejtues i kartelit të drogës, jam një nga krijesat më
të pabesa, më të pista dhe më të papërgjegjshme që ka jetuar ndonjëherë në
rruzullin tokësor. Papërgjegjësia është pjesë e padukshmërisë sime, sido që ta
rrotullosh, është mohim. Por kujt t`i jap llogari, ndaj kujt mund të jem
përgjegjës dhe pse duhet të jem kur ju frikacak dhe kokëtul që më adhuroni,
refuzoni të më shihni dhe të më dënoni?
PS: Guximi nuk është
mungesa e frikës, por aftësia për të ecur përpara edhe kur keni frikë.
Aurel Dasareti