E enjte, 07.08.2025, 04:39 AM (GMT+1)

Fahri Xharra: Po Kadaresë çmimin Nobel!

Kombi yne do te nderronte imazhin e tij ne bote sikur shkrimtari Ismail Kadare te fitonte çmimin Nobel. Sikur te mblidheshin te gjithe shqiptarët e botës ; te gjithe me nje mendje pa dallim feje , pa dallim bindjeje politike, pa dallim vete-urrejtjeje, pa dallim nga veprimet komb vetevrasese te intrigave dhe intriganteve , pa dallim te qellimeve te njerzve tane qe vuajne ...

Pëllumb Gorica: Haxhi Përrenjasi - ndërtuesi i veprave publike dhe kultit në Sulovë

Sa më shumë kalojnë shekujt, aq më e trashë bëhet perdja e errësirës për të ndriçuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo që nis të shkruaj, me siguri do t’i duhet të shfletojë dokumenta të ndryshme arkivore, botime e shënime udhëtarësh të huaj, pa harruar legjendat, historitë gojore, morinë e veprave publike apo fetare, këngët e visaret e tjera të popullit. E sërish ...

Sejdi Berisha: Një manifestim që simbolizoi bashkimin e mendimit dhe të unitetit kombëtar

Në bukuritë e malit Dajti afër Tiranës, të dielën (26 gusht 2012) u mbajt Festivali i Parë“Poeteka Mbarëkombëtare-Ndue Bytyçi”, i cili manifestim u organizua nga Shoqata“Bytyçi” në Tiranë. Kjo ngjarje kulturore u mbajt në kuadër të ditës së kësaj shoqate por edhe në frymën e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë. Dhe, lirisht mund të thuhet se manifestimi tradicional i “Bytyçi” dhe poetika-festival i parë i këtij lloji që e ...

Zeqir Sadrija kandidat për Asamblenë Komunale në St. Gallen

Në pranin e shumë bashkatdhetarëve në St. Gallen të Zvicrës, kandidati shqiptar nga Partia e Gjelbër z. Zeqir Sadrija hapi fushatën e tij zgjedhore për deputet në asamblenë komunale në qytetin St. Gallen në Zvicër. Merrnin pjesë veprimtar të shumtë si dhe Këshilltari i Ministrit për Diasporë Ahmet Hasani. ...

Elvi Sidheri: Konflikti sllavo-helen për Maqedoninë dhe ç’vend kanë shqiptarët në të ??!!!

Po flas sot për një të ashtëquajtur “luftë të ftohtë” e cila zgjat prej së paku 20 vitesh, që nga shpallja referendare e pavarësisë së Republikës Fyromase të Maqedonisë nga Jugosllavia.Që në atë kohë, sllavët e shtetit të ri, një popullatë e njohur si grykëse (e uritur) dhe përherë në kërkim të një identiteti të qartë, ashtu siç gjenden vazhdimisht mes influencave bullgare, serbe e helene, ata pra gjetën të ...

Pjetër Logoreci: Pranvera e Demokracisë

Me deshirën e mirë të përkujtoj këtë ngjarje jo të zakonte, mbasi po afrohet dita jubilare e saj Shtator 1991, do mundohem të rreshtoj disa kujtime në respekt të kolegëve që vëndosen të vetëflijohen, për të ba present respektimin e të drejtave njerzore dhe për të diskretitue ideologjinë vrasëse të komunizmit. Ja kushtoj këtë shkrim kolegut të paharruem të ndjerit Pano Taci, i cili ishte pjesmarrës aktiv i kësaj greve, me të cilin pata shumë ...

Frank Shkreli: Kuvendi i Partisë Republikane të Amerikës

Partia Republikane këtu në Shtetet e Bashkuara po bën përgatitjet e fundit për kuvendin e saj në qytetin Tampa të shtetit Florida që pritet të fillojë punimet katërditëshe të hënën, megjithëse ekzistojnë shqetsime se një stuhi e madhe që parashikohet të godasë Floridën ekzaktërisht kur ajo do të kalojë nepër zonën ku gjëndet qyteti Tampa, mund të ndërhyjë me punimet e kuvendit të republikanëve ...

Thani Naqo: Ti, unë dhe Perëndia

Marjana e Lonit i kishte sytë të kullumbrijta, kurse Marjanka e këngës ishte sybojëqielli, si Grifsha. Marjana e Lonit kishte trupin të gjatë e të kolmë, e gjatë sa i shoqi dhe, kur ajo më ftonte mua të danconim, koka e Marjanës të Lonit më vinte gjer në gropëzën e gjoksit. Marjanka e këngës qe “Marjankë trupvogël,” aq e vogël sa, kur Grifsha u rrit dhe unë vallzoja me të, koka e ...

Imer Mushkolaj: Të vihesh kundër radikalëve islamikë është shenjë patriotizmi

U trishtova sërish ditët e fundit, pas leximit të një hulumtimi për rrezikun që i kanoset Kosovës nga radikalizmi islamik. Jo aq nga ideja se ata që e ndjekin këtë rrugë po shfrytëzojnë çdo formë për të bindur sa më shumë njerëz që t’u shkojnë pas, por më shumë nga fakti se autoritetet po merren me ta fare pak, për të mos thënë aspak, duke i lënë të operojnë lirshëm...

Zejdush Kastrati: Zgjedhjet e parakohshme pastrojnë skenën politike?

Kosovës, si asnjëherë më parë, i duhet, një garniturë dhe klasë, krejtë tjetër politike, dhe ate, jo vetëm sa i përket Ekzekutivit përkatësisht, kooalicionit momental Qeveritar,por në veqanti Parlamentit,por, patjetër, edhe Presidencës aktuale.Shkojmë radhazi, dhe nëse bëjmë, një analizë më të detalizuar të kësaj Qeverie,nuk ka vend për mburrje apo lëvdata, as në sferën e proceseve ...

Shaban Cakolli: Poet me identitet

Ec,e ec me dhembjennë gjinëpër poezise ndalën vapë,furtunë as dimrarrugëtoi Podrimja.Me plot atdhedashurime zjarrin në gjinëpër diplomaci plehërashKosovës i dha identitete sistem vlerash...

Alban Voka: Bajgat e vjetra të një islamisti të ri (Për kujtim kryekalit të përskitur, Muhamet Hoxhaj)

Një këngëtare e famshme rumune me belin lakuriq (Nicole) i drejtohet dashnorit të saj me fjalët„Kam energji për një milionë vjet”. Këtë energji për shpartallimin e fanatizmit islamik ndër shqiptarë e kanë edhe bashkëveprimtarët e panumërt të revistës më të famshme të blogosferës shqiptare, që mban një emër të bukur me domethënie metaforike: Zemra Shqiptare, e shfletuar nga mijëra vetë në ditë ...

Ndërron jetë Armstrong, njeriu i parë në Hënë

Agjensia e Lajmeve “Reuters” informoi se ish-austronauti pësoi një infarkt dhe ndërroi jetë disa minuta më pas në një spital ku ai ishte shtruar pas një operacioni “by-pass” në zemër. Si komandant i “Apollo 11”, Armstrong ishte njeriu i parë në historinë e njerëzimit që hodhi hapa në një trup qiellor jashtë planetit tonë...

Zeqir Lushaj: Botim përkujtimor, në një-vjetorin e nanës

Gjithmonë, kur largohemi nga shtëpia, jemi mësuar me bekimin e nënës: “Mirëardhësh bir”.Por sot po ndodh e kundërta.Nuk është më Nana Shkurte në prag të derës që hesh veshtrimin e përlotur e përshpirt: “Mirëardhësh bir”.Sot jemi ne, që po e percjellim me sytë e perlotur e kokë-ulur nga pesha e dhimbjes, nanën e Nuredinit, të Ukës, të Zeqirir, të Rukës, Florës e Xhbanes. Dhe ajo po largohet nga sytë tanë drejtë horizontit të pavdeksisë ...

Vilhelme Vranari-Haxhiraj: Rrnoftë Shqipëria dhe na ndihmoftë Perëndia!

Titulli i këtij shkrimi,"Rrnoftë Shqipëria dhe na ndihmoftë Perëndia", që vjen nga kujtesa e kohës, së cilës dikush duhet t'ia heqë e t'ia fshijë pluhurin e harresës për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Zbulimi i jetës sociale, politike apo kulturore individuale të shqiptarëve, mbështetet në një të vërtetë të madhe, në një realitet të pamohueshëm, mbi të cilat njohim të vërtetat historike të një kombi të lashtë sa vet njerëzimi. Theksoj se ky titull ...

Entela Binjaku: Disa zhvillime të familjes shqiptare

Stina e verës në shoqërinë tonë, veç pushimeve në plazh, aksidenteve rrugore, kthimit në Shqipëri të të afërmve emigrantë, dallon veçanërisht për numrin e lartë të dasmave. Rituali i dasmës shqiptare, i dashur dhe intensiv për të gjithë të përfshirët në të, nënkupton ndër të tjera, edhe krijimin e qelizave të reja familjare. Entuziazmi për këto celula shkon përherë bashkë me urimin për jetë të gjatë dhe të lumtur. Nëse familja ...

Gjon Neçaj: Një margaritar në duart e lexuesve të vegjël

Para disa kohësh, në një takim krijuesish, pata fatin të takohem në qytetin tim, Bajram Curri, me Ismet Krasniqin, i cili tashmë ishte bërë i njohur për të gjithë tropojasit, e më gjerë në Shqipëri, për rolet dhe interpretimet e tij shumë të pëlqyera nga shikuesit e shumtë, madje adhuruesit personalizonin episode dhe batuta të roleve të tij...

Gëzim Llojdia: Reportazh nga fshati Vajzë - atje u rrit poeti Ali Asllani

Për të shkuar në katundin Vajzë të qarkut Vlorë është një rrugë e vetme, që përshkon e ndan mes përmes zemrën ose shpirtin e Labërisë. Kjo rrugë ka si një zanafillë gati të hershme, kohën kur erdhi ose më qartësisht kur mriti dita për tu bërë rruga Rrugëtimi dytë merr tatëpjetën në të majtë me një kthesë të lehtë nëpër aksin e vjetër Vlorë-Tepelenë. Nëpër këtë aks duhet të ecim. Rreth 10 km e para të udhës u ...

Daniel Gazulli: Më dhemb

Një zemër që dhembasht pyll i mistershëmku s’deperton dot shkenca;e aty unë vuejtjen bluej,vuejtjen, jo ma pak njerëzore se gëzimi. Në këte përulje pothuej fetare para madhështisë së dhimbjes,unë paqësori, deri në vetmohim,i devotshëm si para Kryqit, para lirisë që përditë bjerrim,rrëmoj thellë në vetvehte,qysh kur Metamorfoza u krye mbrenda meje...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx