E enjte, 28.03.2024, 04:43 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Ismet Azizi: 88 vjetori i gjenocidit në Sanxhak

E marte, 04.12.2012, 06:40 PM


88 vjetori  i  gjenocidit në Vranesh të Sanxhakut

Nga Ismet Azizi

Se çka ka ndodhur në luginën e Vraneshit të Sanxhakut jugor në natën ndërmjet 09 dhe 10 nëntorit të vitit 1924 për një kohë të gjatë nuk është ditur asgjë. Shkaqet kanë qenë të ndryshme. Njerëzit që kanë ditë për këtë ngjarje nuk kanë pasur guxim të shkruajnë, të tjerët, ndërsa ata të cilët kanë pasur guxim e kanë pasur të pamundur të bëjnë diçka nga pushteti i atëhershëm. Dikujt i ka shkuar përshtati që kjo ngjarje të harrohet sa më shpejt, disa të tjerë kanë shkruar ashtu sikurse iu ka konvenuar atyre.

Shqiptarët dhe Myslimanët në vitin 1924 kanë përbërë gati gjysmën e popullsisë së Vraneshit, dhe për vetëm 24 orë janë dëbuar nga trojet e veta, duke e shpëtuar kokën në ikje nga malazezët. Kjo ngjarje jo e ndriçuar sa duhet , u jep mundësi historianëve të ndryshëm të japin shifra të ndryshme për numrin e viktimave.

Malazezët duke publikuar shifrën vetëm 80 viktimave, në shkrimet e ndryshme japin edhe arsyet e sulmeve malazeze ndaj fqinjëve të tyre.

Numri i vërtetë i viktimave të kësaj masakre në Shahoviq nuk dihet, por dihet se është diku rreth 600-750 të vrarë. Në kapedanin e Shahoviqit para kësaj ngjarje kanë qenë të banuara 576 shtëpi me malazezë 1580 shtëpi me shqiptarë dhe boshnjak, ose 26.8% serb e malazezë dhe 73.2 % shqiptarë e boshnjak.

Vazhdimesia e krimeve  kundër sanxhakljinjëve  ka vazhduar nga luftërat Ballkanike të vitit 1912, mandej  krijimi i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në 1918., deri në rënien e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1941 por edhe gjat shkatrrimit të Jugosllavisë së Titos.  Jeta e shqiptarëve dhe  muslimanëve të Sanxhakut dhe më gjerë në Jugosllavinë e parë, nuk kishte asnjë vlerë, sikurse edhe në viset tjera të banuara me shqipatrë dhe jo serb edhe në Sandzak ishte  tejet e vështirë. Në Sarajevë, në vitin 1919 qëndroi gazetari francez i revistës Temps, i cili është  takuar me Reis-ul-Ulemanë  Xhemaludin Çausheviqin. Gazeta citon deklaratën e  Reisit: Mijëra njerëz u vranë, gjashtë gra u dogjën, 270 fshatra u shkatërruan dhe u plaçkitën, ky është  bilanci për ne muslimanët me  rastin e krijimit të Jugosllavisë ...

Gjenocidin ndaj popullsisë  shqiptare - muslimane të Ballkanit  ecila është  kryer në  Shahoviq  Mustafa ef. Spahiq  e radhitë në vendin e tetë.

Sipas  Enver Qoroviq, gjenocidi në Shahoviq në afërsi të  Bijelo Poles  shpesh është përmendur në literaturën historiografike për disa arsye.

E para është se, është  kryer  në kohë paqeje, sepse  kryesisht shumica e krimeve ndodhin gjatë luftërave.

Gjëja e dytë është kryer  në një shtet, Mbretërinë SKS, e cila formalisht  kishte  të gjitha institucionet e organizuara të shtetit modern, i cili duhej të përcaktohej për  krimin e kryer.  Ata zgjodhën heshtjen, qka do të thot për shtetin se është solidarizuar  me kriminelët.

Arsyeja e tretë është brutaliteti me të cilën është kryer krimi. Shembuj të ngjashëm në të kaluarën nuk ka patur.

Arsyeja e katërt janë  pasojat. Tek ata vërehet edhe qëllimi i këtij krimi. Është kryer spastrimin etnik i popullsisë myslimane i kësaj treve. Por kryesisht prapa thirrjeve patetike fshihet mjeshtria e plaqkitjes së pasurisë së patundshme.

Masakra në Shahoviq dhe  Pavino Pole, Vranesh dhe fshatrat përreth, ishte krimi më i madh kundër popullësisë së përkatësisë muslimane gjatë kohës së paqes në Mbretërinë SKS. Gjenocidi është kryer  më datën 9 dhe 10 nëntor  të viti 1924. Praprakisht më  7 nëntor të viti 1924 , Komitat malazeze e kan vrarë  Boshko Boshkoviqin  në një pritë në malin Cer. Është me rëndësi të përshkruajm se  kush ishte  Boshko Boshkoviq dhe qka thotë në lidhje me te në  librin e tij  Milovan Gjilas  “Vendi pa drejtësi”(angl. Land Ëithout Justice),  (Besuda zemlja, 2005)

Ai ishte një toger i këmbsorisë në formacionin  rezervë, inspektor i  Ministrisë së punëve të brendshme, ish shefi i qarkut të Kollashinit, mbështetës  fanatik  i krahut të Pribiqeviqit së Partisë Demokratike. Ishte dalluar  në shtypjen e lëvizjes së kaqakëve  . Këto detyra i kishte  kryer me arrogancë dhe mizor, duke i terorizuar  kundërshtarët politikë, dhe kjo ishte arsyeja që kundër tij në vitin 1921 është ngritë   Interpelancë në Asamblenë  Kombëtare. Gjilasi e  përshkruan në  detaje vrasjen e  vëllaut  të plaqkitësit të  famshëm Todor  Duloviqit  gjë që më vonë do të jetë shkak  i likuidimit Boshkoviqit nga komitetet malazeze. Sipas të gjitha gjasave  është vrarë nga vëllezërit Drago dhe Radosh Bullatoviq, komitë i njohur në  rajonin e Kollashinit  të cilët më në fund u likuidua në vitin  1929. Duhet shtuar se shumë malazezë  Boshkoviqit ia kishin zënë për të madhe se ka pas sjellje të butë ndaj “Turqëve ” (kështu i quanin shqipatërët dhe boshnjakët  e Sanxhakut).

Gjenocidi kundër sanxhalinjëve në  Shahoviq është  kryer më 9 dhe 10 Nëntor 1924

Togeri Boshkoviq me një  batalion bënë krime të rënda, plaçkitje dhe vrasje në vitin  1912 në fshatrat e banuara me shqipatr në Peshterr. Në fshatin Doliq ka  vrarë 20 persona, pesë vetë u vranë fashatin Uglla, në Tuzinje janë  vrarë 10 njerëz, Në fshatin Rasnë  një përson, në  Crvsko i vranë katër anëtarë të familjes  Kurtagaj dhe në Koritim vranë 58 meshkuj  dhe dy femra.

Për vrasje  u akuzua  komiti i njohur  Jusuf Mehonjiqi, i cili në këtë kohë nuk gjidej në këtë anë . Varrosja e Boshkoviqit u kry  më 9 tetor në fushën Kollashinit.  Aty ishte numër i madh i njerëzve,  zyrtarë e qeveritarë, të cilët ishin ftuar nëpërmjet  korrierëve të posaqëshëm, është vlerësuar se ka pasur rreth 2000 njerëz. Janë mbajtur fjalime që kishin ndezur masën  duke  akuzuar Jusuf Mehonjiqin  dhe banorët e  e fshatit  Shahoviq dhe Vranesh si bashkëpunëtorë të tij, dhe u kërkua  hakmarrje. Në veçanti, u dallua kreu i administratës financiare të Bijelo Polje, Milan Teriq , babai i të cilit ish-kreu i Bijelo Polës I cili është përgjegjës për shumë krime gjatë shërbimit të tij në vitin 1920, fjalimi i tij dhe thirrja për masakrimin  e muslimanëve, ka pasur jehonë  të madhe tek  të pranishmit.

Një ditë para se të kryhej varrimi  i Boshkoviqit autoritetet urdhëruan popullsinë muslimane  që të sjellin  të gjitha armët e tyre pë t’iu ndarë malazezëve .  Kryeshefi i qarkut të Bjelloples  Cemoviq duke kaluar nëpër  vendbanimin Shahoviq  duke shkuar në  funeralin e Boshkoviqit  nga evidentuesi i  zhandarmërisë  në detyrë e urdhëroi që kur  të kthehet nga  funeral  t’i evidentoj të gjithë myslimanët e shquar    të Shahoviqit dhe rrethinës. Evidentuesi  kishte  mbledhur 32 musliman  me pretekstin se jeta e tyre ishte  në rrezik, i solli ata në ndërtesë dhei  burgosi.

Kur kryeshefi  Cemoviq ishte  kthyer  nga funeralit dhe pa se  ishin vetëm 32 pengje kërkoi t’i sjellë edhe “Turq “ të tjerë, dhe xhandarët me shpejtësi  arrestuan  edhe  20 të tjerë . Të gjithë këta njerëz janë kapur në  mashtrim se gjëja nuk do ti gjejë asgjë e keqe.  Xhandarët, pengjet  në një largësi nga qendra prej jo më shum se 4 km , pran varrezave të myslimanëve në mënyrën më mizore i pushkatuan  . Nga I  gjithë grupi  vetëm dy kanë shpëtuar, një fëmijë 13 vjeq u shpëtuan  nga nji  malazez  i cili gati  u vra për shkak të këtij veprimi . Sipas dëshmisë së Bahrës, bija e Myftiu të Bjellopoles Mustafa Salihbegoviqit, i cili ishte në komisionin  për hetim, tha se janë identifikuar 60 pengje  të masakruar.

Në peticionin për Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq, të 21 nëntor të viti  1924, të cilin e dërguan  popullsia myslimane e Shahoviqit dhe Pavin Polës, thuhet  se sulmi është kryer nga rreth 2000 malazezë  të armatosur të Kollashint dhe nga viset tjera  dhe fronti shtrihej në vijën prej 19 kilometra gjerësi. Hamdi Beg Hasanbegoviqi dhe Amir  Musiqi u përpoqën porsonalisht  ta  informojnë mbretin në Beograd, por ai i refuzoi, mandej  ankesën ia kishin dorëzuar   nënpunësëve    mbretit .

Gazeta “Politika” e Beogradit Nr.5947  e 13 nëntorit të vitit  1924 raporton se pas vrasjes së Boshkoviqit  gjat ndjekjes së hajdutëve  kan marrë pjesë fshatarët nga rrethina e  Bijelo Poles, dy ditë të plota të 10 dhe 11 nëntorit  e  gjitha ishte nën zingjirin  komandues.  Për gjëja se ishin “lodhur” nga Jusuf  Mehonjiqi . Sikur mos të kishte reaguar  xhandarmëria dhe nushtria  pasojat do të ishin  edhe më të mëdha.

Kryetari i Xhenijetit  Ferhat bej Draga më 14 nëntor  të viti 1924 iu drejtua Ministrit të Punëve të Brendshme me nji mocion  lidhur me mizoritë e tmerrshme në këtë rajon.  Ky mocion u botua në “Pravda” të Sarajevës nr 262 të 18 nëntorit  dhe  këtu në mes të tjerash thuhet:  Zoti ministër! Kjo masakër si një veprim i përbashkët i autoriteteve policore lokale dhe Vasojeviqëve  , përgjegjës janë   autoritetet  policore, të cilët kanë qenë me kohë të  paralajmëruar për rrezikun dhe nuk ndërmorrën asnjë veprim  për ta parandaluar këtë masakër. Në këto rethana  përgjegjësia është më e madhe e pushtetit  se sa e bandave, sepse deri  tash  askush nuk është  arrestuar ...

Ndërsa gazeta “Politika” e Beogradit nr 5949 e  datës 15 nëntor 1924 raporton me titullin: Protesta e Ferhat Beg Dragës  me rastin e hakmarrjës së  Vasojeviqëve  ndaj  vrasjes së Bosko Boshkoviq, z. Ferhat Beu i dërgoi një letër proteste Ministrit të Punëve të Brendshme z. V. Maksimoviq.

Politika kështu kishte parë të  nevojshme  të shkruaj  në lidhje të një letër proteste të  Ferhat Beut dhe krime kundër qindra burrave  të pafajshëm, grave  dhe fëmijëve. Më shum ka pasur viktima se sa shkronja të hargjuara  për këtë artikull të botuar në gazetën Politika.  Krejt kjo flet  për  qëllimin  e  paramenduar të spastrimit etnik dhe fshehjes  me qëllim që askush mos të kurrë në përgjegjësi.

Mënyra se si është kryer sulmi  Milovan Gjilas në të njëjtin libër përshkruan: Menjëherë pas varrimit të Boshkoviqit , nën pretekstin e kërkimit    komitëve   dhe bashkëpunëtorëve të  tyre e pasi që kishin kryer masakrën në fshatin Shahoviq  kishin  sulmuar fshatrat përreth, dhe pastaj në fund, në  Pavino Pole ku kryen  masakër edhe më mizore të njohur deri atëherë.

Përsëri  duhet cituar Millovan Gjilasin: profetëve mysliman  u janë  shkulur  mjekrat e tyre dhe u është  gdhendur kryqi  në kokat e tyre. Në një fshat një grup të  njerëzve i kan  lidhur  me tela rreth stogut me kashtë dhe iu është dhënë  zjarri. Pas kësaj njerëzit gjat kishin përfolur për mënyrën e djegjes së njerzve në flakë.  Një grup tyre  kishin sulmuar një fshatarë në shtëpi të tijë në një zonë të largët. Fshatari sapo kishte rrjep një qengj të varur në një kumbull. Kishin për qëllim edhe at  ta pushkatojnë, mandej për t’ia djegur shtëpinë e tij, por qengji i rrjepur i kishte nxitur që edhe me fshatarin e gjallë të veprojnë njësoj siq kishte vepruar ai vet me qengjin. Njëri prej tyre me sopatë, së pari e varë për kumbullën e njejt ku ishte I varur qengji , një kasap me përvojë e ndanë  trupin e fashtarit me sopatë përgjysmë… ...

Në librin në gjuhën serbe “Vendi pa drejtësi”(angl. Land Ëithout Justice),  (Besuda zemlja, 2005). Këto pjesë të dëshmimeve  të krimeve  janë hequr, e  të cilat  gjenden në verzionin në  gjuhën angleze.

Menjëherë pas vrasjes së pengjeve filloi një sulm i përgjithshëm, djegëja e shtëpive, vranë  të rinj dhe të vjetër, gra dhe fëmijë nga krahërorët e nënave të tyre. Numri i viktimave nga tregimet e njerëzve të cilët mbijetuan tmerret  është mbi 500 të vrarë (ndërsa sipas disa tregimeve  dhe të dhënave historike, numri është shumë më i lartë), të djegur dhe të  zhdukur. Këto  të dhëna  u siguruan  nga numërimi i të afërmëve dhe fqinjëve të tyre. Derisa ndodhte tmerri autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë ndaj kriminelëve bile edhe  në këtë krim kishin marrë pjesë edhe ata vet. Rasti I vetëm ishte kur shefi i qarkut Plevlës  Kreckoviq  iu vjen në ndihmë njerëzve të pafajshëm, duke iu kërcënuar se do ta angazhoj  ushtrinë.

Një skenar i ngjashëm me at të Shahoviqit u përgaditë edhe për  Bijelo Polen. Në Bijello Pole, nga Beogradi u dërgua inspektori  i Ministrisë së Brendshme me emrin Predic , i cili ishte I caktuar të kryej hetimet e imagjinuara. Arrestoi  dhe burgosur 67 qytetarë të  të shquar të Bjelo Poles. Sipas planit të paraparë të gjithë të arrestuar duhej  likuiduar dhe pastaj të vazhdohet  me ndjekjen dhe malltretimin e  popullsisë së pafajshme. Vetëpërmbajtje  e Myftiut Mustafa Salihbegoviq dhe Huzeir-agë Dervoviqit i cili shkoi në Beograd dhe intervenoi te  Pashiqi disi shpëtuan nga një masakër e re . Pashiqi për dallim me Shahoviqin  kur  në mënyrë të heshtur kishte lejuar krimin, urdhëroi që  të gjithë të burgosurit të lirohen, duke shmangur kështu një masakër në Bijelo Pole. Huzeir-aga  Dervoviq Pashiqit i kishte  premtuar se që të gjithë votuesit musliman nga Bijelo Pola do  të votojnë për partinë e tij radikale, kështu edhe ndodhi .

Sanxhaklinjët  të cilët i mbijetuan gjenocidit në Vranesh dhe  Shahoviq kurrë nuk u kthyen  në tokën e tyre. Shumë shpejt, kjo zonë  mbeti e shkretë ndërsa tokën e e mbetur e grabitën fqinjët e tyre   malazezë,të cilën e ndanë  në mes veti. Askush ndonjëherë  nuk është  përgjigjur për këtë  gjenocid.

Popullsia e mbetur u shpërngul  në brendësi të Sanxhakut dhe Bosnjës. U  shpërndanë nëpër tërë viset e Sanxhakut , trevave të  Vishegradit  dhe nëpër qytetet tjera por një numër i konsiderueshëm  i  tyre më tepër  se 100 shtëpi  emigruan  në Turqi kryesisht në Izmir.

Sot vendbanimi  Shahoviq quhet  Tomashevo, sipas një komandanti partizan dhe nuk jeton në te  asnjë musliman. Kolonët e tanishëm në Shahoviq  thonë, se, shpesh sidomos gjat  natës  nuk mund të flenë, sepse dëgjojnë zëra të  thirrjes së ezanit  për namaz shkruan Revista e Podgorices “Vjesnik “ e 25 janarit  2005. Për të njejtin fenomen shkruajnë edhe Harun Crnovrshanin dhe Nuro Sadikoviq në  librin e tyre         “ Bijt e Sanxhakut”("Sinovi Sandžaka" ),Frankfurt, 1996.

Mallkimi që i përcjell banorët e Tomashevës është rezultat i dënimeve nga zoti, ose vrasja e ndërgjegjeje e cila përcillet gjeneratë pas gjenerate , nuk mund të thuhet, por sigurisht se ka lidhje me ngjarjet të cilat kanë ndodhur në këto vise në nëntorin e largët të vitit 1924.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora