E merkure, 24.04.2024, 02:45 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Gëzim Llojdia: Ali Këlcyra propozoi formimin e K.L.SH.

E shtune, 23.06.2012, 05:52 PM


ALI KËLCYRA  PROPOZOI FORMIMIN E K. L. SH  OSE “ COUR DE COMPTS” DHE KUNDËRSHTIMET E DEPUTETËVE TË TJERË PËR TË KONTROLLUAR FINANCAT E SHTETIT

NGA GËZIM LLOJDIA

Në 22 mars pasdreke ,ditën e shtunë 1924 Kuvendi Kushtetues i Shqipërisë futet në një seancë .Mbledhjen kryeson kryetari Eshref Frashëri.Në fillim të seancës lexohen emrat e të zgjedhurve që mungojnë, Ahmet Zogu, Pandeli Evangjeli, Luigj Gurakuqi. Merren në shqyrtim një procesverbal si dhe lexohen  disa telegrame. Mbasi miratohet një projekt ligj për  emisionin kartëmonedhe dhe krijimin e një Banke Kombëtare ,kryetari E .Frashëri merr fjalën dhe parashtron bisedën për  formimin e një komisioni nga ana e asamblesë  për të kontrolluar financat e shtetit  prej vitit 1920-1923. Për të sjell këtë projekt-ligj e merr fjalën Deputeti i Vlorës M.Trajazi këtë bisedë të tij dhe debatit po i nxjerrim nga “Btisedime e Kuvendit Kushtetues. Mbledhja e XXXIII

E shtunë më 22 Mars 1924 ora 2.30 mb drake, Faqe 378

Z.KRYETARI

Bisedim mbi formimin e nj komisioni nga ana e Assambles për të kontrolluar Financat e Shtetit prej vijetit 1920-1923

Z.M.TRAJASI

Proponimin që bëra bashkë me shokë për formimin e një komisionit për të kontrolluem t’ardhunat e shpenzimet e Shtetit ,më duket se ësht fare  i nevojshëm dhe  iarsyeshëm,se në ç’do shtet ka një kontorll për kontrollimin e t’atdhurave e të prishurave të Shtetit, kurse neve gjerë më sot nuk është formuar një Këshilli Kontrolluesi. Besoj se ç’do asamblesist do të përkrahin këtë proponim për formimin e një komisioni kontrollues pse edhe populli thotë se taksat jam tue paguej por nuk jam duke ditur se ku do prishen. Edhe për ti dhënë një dritë popullit që nesër të paguaj taksat ma me gëzim, ësht e nevojshme që ta ndriçojmë mbi të ardhurat e prishurat e Shtetit pse ky po vuan për bukë dhe nuk di ku venë parat e tija. Prandaj  proponoj Z.kryetar, që formimi i këtij komisioni të pranohet dhe në të,  të marrin pjesë nga një amblesist prej ç’do prefekture që pak a shumë janë dege.

Z. A. KËLCYRA:

Z. Kryetar! Në parim nuk jam kundra që lypet të kontrollohen shpenximet që janë bërë këto 3 vjet,po ish-qeveritë e më parshëme sollën një enersi e një anarshi të vërtetë në budget,të cilat shkaktuan një shqetësi në popull. Në shpenximet e asaj kohe shikojmë një gjendje chaotike të cilën një komision i përbërë prej Asamblistave nuk mund ta sqarojë. Kemi prova të përparshme ,që të tilla komisione nuk kanë dhënë fruta pozitive dhe sa komisione që janë formuem, kanë vazhdue për sa kohë në punë dhe pastaj e kanë lënë m’anash dhe s’kanë bërë asnjë relacion, kështu që edhe nga komision nuk do të dalë asnjë dobi.

Sikurse thashë, bashkohem në parim për kontrollimin e financave të Shtetit, po dua që ky kontrollim të bëhet nga një organ kompetent që të ketë cilësinë e duhur e që të jetë largë atmosfera politike .Ky organ,i cili mund ta kryej këtë detyrë ësht vetëm Cour de Compts dhe deri sa mos të kemi një organ të tillë nuk do mundemi kurrë të kontrollojmë të  ardhurat e të prishurat e Shtetit. Pra në vend që të shkojmë kohën kot e të formojmë një komision sikur e pronon propozuesi,do ti lutesh Kryesisë ,që atë projekt ligj që e ka paraqitur Qeveria e që pak a shumë komisioni i Drejtësisë e ka biseduar e që Parlamenti i mëparshëm  e ka biseduar edhe kanë qenë pranuar artikujt e parë,ta vënë në ri-bisedim. Pra jam dakord në princip me Z . e tij por jam kundra procedurës dhe si thashë dua, qe ky kontrollim të bënet  prej një organit kompetent. Sa për shrregullime, nuk kam dyshime se janë bërë dhe për këtë kishe bërë fjalë një herë në Parlament,se në Përmet janë humbur në mes të Financës  e t’ushtrisë afro 3000 Nap.

Të tilla gjera kanë muejt me ngja edhe gjetkë dhe akoma më tepër zyre financiare. Pra jam i mendjes të krijonet një organ kompetent i cili mund  të verë pakë dritë e rregull në parat e Shtetit.

Z.M KASSO :Hiç njeri  nuk mund të ketë  tjater mendje veç, që të kontrollohen financat e Shtetit, por Z. Kryetar,se  një komision i emëruar nga Assamblea nuk do jetë i zoti ti arrijë  qëllimit dhe nuk do ta përmbush dot detyrën. Për këtë gjë kam ndër sy Statutin i cili në art .75 flet për një Këshill Kontrollues ,kështu që për me muejt me kontrollue Financat e Shtetit ,lypsen njerës të posaçëm që të dijnë nga Finanacat. Po edhe sikur të formohet një komision nga Asambleja ky tash për tash nuk do të kuptojë gjë dhe nuk do të nxjerrë gjë në shesh. Për me kontrollues financat e shtetit lypet një organ i posaçëm e mbasi ky ky organ deri tash nuk është formuar, jam i mëndjes që përkohësisht të refuzohet deri sa të formohet Statuti i cili në një artikull të posaçëm do të prevendojë mbi mënyrën e kontrollimit të Financave.

Z.S.STAROVA:

Z.Kryetar! Proponimi i të ndercmit deputetit të Vlorës ,Z. Mustafa Trajazi është shumë i arsyeshëm,por të vuëmit në zbatim është sikur se tha A. Ali Këlcyra tepër i vështirë. Arsyeja është se budgetet  qysh prej prej vjetit 1921-1923 janë aprovuar po thua në në mbarim të vjetit se si mund të rregullohet e të zbatohet,s’kam nevojë tapë shpjegime se e kupton secili. Kësisoj Financa nuk ka muejt kurrë të zbatojë budgetin edhe të pregatitë budgetin kobsumptif. Jam plotësisht dakord me Z. Ali Këlcyra i cili thotë  se i vetmi organ i Asamblesë opo i Parlamentit,për kontrollimin e shpenximeve të Shtetit është Cour des Compts.Po unë i mendimit që me kaq nuk mjafton e që të mundemi pak a shumë  ti biem në rregull Financat e shtetit kur të formohet ku këshill Kontrollues  ti rekomandohet Qeverisë  që deri atëherë të përgatisë budgetet konsuptive qysh prej vjetit 1920.Parndaj  tash për tash Z.Kryetar aplikimi më duket  shumë i vështirë pse më duket se për këtë gjë duhet të ketë një komision të vecantë i cili të merret  vetëm me këtë punë.

Z. M.TUTULANI .. e kundërshton këtë mendim. Për z. Dr Nush Bushati  ky propozim është ashtë një punë e mirë..Ndërkaq  dëgjohen zërat nga salla.

Z. R. FICO:

Z. Kryetar! Edhe në kohë të parlamentit të parë patën qenë formue komisione për kontrollimin e disa çështjeve të veçanta,por as ato komisione nuk bënë kurrgjë. Në është se duam të bëjmë një gjë pozitive ,një gjë në shesh,duhet të formojmë sa më parë Cour des Compts dhe kur të formohet ky, do të bëjë detyrën që i përket. Në qoftë se  ketë punë do t’ia lemë një komisionit  të formuar prej Assemblistavet,ky komision si dhe komisionet e tjerë  nuk do të nxjerrin kurrgjë në shesh. Me këtë mënyrë i japim vetëm një armë në dorë gazetave, që të na shajnë e të thonë që Asambleja s’po gjë.

Z .Dr N.BUSHATI  parashtron mendimet e tij që komisioni parlamentar ti jepet shqyrtimi i Financave të shtetit.

Z. A.KËLCYRA:

Z. Kryetar! Unë jam një çikë si ai dervishi filiosof dhe nuk dua ti kujtoj të shkuarat se abuzimet ,që janë bërë në këto 3 vjetët e fundit, janë kaq të mbëdhaja sa për kontrollimin e tyre tjetër dobi nuk do të kemi  veç humbjen e kohës e se edhe Cour des Compts po të merret me të shkuarat nuk do ti gjej fundin. Puna është këtu që të ndalojmë abuzimet për sot e tutje,se sa për të shkuarat nuk është e mundur se batakçikëllqet që janë bërë në këto 3 vjetët e fundit,jo një Cour des Compts si i yni por akoma një Cour des Compts i Evropës nuk mund të nxjerrim gjë në shesh. Pra lypet një orë e më parë të formojmë Cour des Compts dhe s’kemi nevojë të presim Statutin,dhe me qenë venë në bisedim në Parlament i lutem kryesisë të na paraqesë në ribisedim ketë  projekt -ligjen mbi formimin e këtij dhe komisioni i drejtësisë e ka elabouar dhe ka qenë venë në bisedim në Parlament,i lutem Kryesisë të na paraqesin në ri bisedim këtë projekt-ligjë. Duke berë ketë do ti kemi berë një shërbim të madh popullit e jo të humbasim kohën për të qitur në shesh abuzimet e shkuara.

Për të gjykuar për këtë problem e marrin fjalën edhe Faslli Frashëri,F.Vokopola.

R.Fico, bënë polemikë me Ali Këlcyrën i cili e pyet : a je avokat i qeverisë Z. rote?

R.Fico përgjigjet: Nuk jam avokat i qeverisë,po i së drejtës.

Pas pushimit prej  minuta A. Këlcyra ka kërkuar të sqarojë fjala batakçillëk. Diskutojnë H.Xhemaki që në thelb pranon propozimin për formimin e një Këshillit Kontrollues..S.Starova ,M.Kaso,M.Tutulani.P.A Marlaskaj.S. Vuciterna,S.Blloshmi,Dr..L.Koliqi.

Nga fjala e. Kryetarit  po japim disa pasazhe:Tani po e vë në votë. Kush është anëtar që kontrolli të behët prej komisionit të posaçëm nga Asambleja sipas propozimit të Z.Mustafa Trajaziti të ngrehi dorën. Votojnë  pro ,kështu që mbetet në pakicë. Kush është anëtar që të viret në rendin  e ditës formimi i Këshillit Kontrollues sipas Statutit edhe detyrën e Kontrollimit ta bëjë ky këshill të ngrehi dorën. Pranohet me shumicë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora