Shtesë » Historia
Halim Purellku: Kolonizimi i shtetasve grek në trevat lindore pas luftës së dytë botërore
E hene, 23.04.2012, 06:26 PM
KOLONIZIMI I SHTETASVE GREK NË TREVAT LINDORE SHQIPTARE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
Nga Halim PURELLKU
Aksioni i ngulitjes
(kolonizimit) të qytetarëve grek në Jugosllavi dhe në këtë kuadër edhe në
Republikën Popullore/Republikën Socialiste të Maqedonisë, do të thotë edhe në
Trevat Lindore shqiptare[1],
ka filluar nga prilli i vitit 1948 me strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të
evakuuar, siç thuhej për shkaqe humanitare, nga zonat e luftës dhe për rreth
tyre në Greqinë veriore (kryesisht nga Maqedonia dhe Thrakia). Kështu, vetëm
gjatë muajve prill dhe maj të vitit 1948 në vise të ndryshme të RP të Maqedonisë,
të RP Serbisë dhe të RP të Sllovenisë qenë vendosur rreth 12.000 fëmijë, Ndërkaq,
pas përfundimit të luftës qytetare në Greqi në vitin 1949, disa dhjetëra mija
qytetar grek, numri i të cilëve sipas disa burimeve sillej rreth 60.000 kurse
sipas disa të tjerave mbi 100.000 veta, u evakuuan nga shteti i tyre dhe u
vendosën me statusin e “emigrantëve
politik nga Greqia” në shtetet e Bllokut komunist (Jugosllavi, BRSS, Rumani,
Poloni, Hungari, Çekosllovaki). Numri i “emigrantëve politik nga Greqia” të cilët
u vendosën asokohe në Jugosllavi aktualisht për mua është i pa njohur. Por, pas
vitit 1956, kur dhe ndërruan rrethanat politike në Bllokun komunist, filloi
aksioni i rinj i ngulitjes masive të “emigrantëve politik nga Greqia” nga
shtetet e Bllokut komunist në Jugosllavi, përkatësisht në RP/RS të Maqedonisë,
i cili aksion do të vazhdon deri në fund të viteve tetëdhjeta të shek. XX.[2]
Aksioni
i ngulitjes (kolonizimit) qoftë të fëmijëve apo të “emigrantëve politik nga
Greqia” në RP/S të Maqedonisë, gjatë gjithë kohës organizohej dhe drejtohej nga
organet më të larta partiake e shtetërore të RFP/RFS të Jugosllavisë dhe të
RP/S të Maqedonisë, kurse në zbatimin e suksesshëm të operacionit në mënyrë
aktive ishin angazhuar edhe faktorë të tjerë në veçanti pushteti vendor. Ndërkaq,
pranë Qeverisë/Këshillit Ekzekutiv të
RP/RS të Maqedonisë qenë formuar dy trupa të veçantë operativ, dhe atë: “Byroja
për Dokumentacionin” dhe “Këshilli për çështje të emigrantëve (kolonistëve)”
apo “Sovet za iseleniçki prashanja”. Nëpërmjet të këtyre trupave planifikohej
dhe zbatohej politika e kolonizimit.[3]
Kështu,
në Jugosllavi, në këtë kuadër dhe në RP/RS të Maqedonisë, aksioni i kolonizimit
të qytetarëve grek në RP/RS të Maqedonisë, përkatësisht dhe në Trevat Lindore
shqiptare ishte politikë shtetërore. Në këtë kuadër, ky aksion nga ana e
pushtetit në RP/S të Maqedonisë konsiderohej “detyrë madhore kombëtare” që
duhej të kryhet në mënyrë të vendosur, të shpejtë dhe të plotë, sepse në
momentin e dhënë prodhonte efekte politike pozitive.[4]
Meqë
kolonizimi i qytetarëve grek ishte një çështje e pranishme në vazhdimësi në
politikën dhe në praktikën e organeve partiake e shtetërore republikane, të
gjitha vendimet lidhur me këtë çështje organet në parim i merrnin gjithmonë nga
pozita e respektimit të interesit objektiv dhe të vullnetit për kolonizim, duke
u marr në konsideratë aspektet e veçanta që kishin të bënin me qëllimet e një
politike të këtillë.[5] Mirëpo,
vendimet e marra në RP/RS të Maqedonisë rreth procesit të kolonizimit
aprovoheshin nga Qeveria/Këshilli Ekzekutiv federativ, ndaj dhe ndryshimi i
vendimeve duhej verifikuar nga kjo qeveri.[6]
Qeveria/Këshilli
Ekzekutiv i RP/RS të Maqedonisë dhe pushteti vendor, ishin nga faktorët
kompetent më të angazhuar në planifikimin dhe sigurimin e mjeteve financiare,
planifikimin e përmasave të aksionit, si dhe
në përcaktimin e dinamikës së aksionit. Në këtë kuadër, këta organe
merreshin me mbulimin e shpenzimeve të transportit, të qendrave të
vendosjes-ambientimit, ndërtimit të banesave, si dhe me punësimin, ndihmat
sociale, sigurimin shëndetësor, mbulimin e shpenzimeve të strehimit
(ambientimit), dhënia e ndihmave të përhershme materiale, dhënia e bursave studentëve dhe nxënësve etj. [7]
Kolonizimi
i qytetarëve grek bëhej në mënyrë të organizuar dhe me plan. Qe përcaktuar
kuota vjetore e kolonistëve të rinj që sillej nga 500 deri në 600 veta për çdo
vit, por numri faktik i kolonistëve të vendosur varej nga mundësitë financiare
të shtetit dhe të nevojave tjera. Mirëpo, një dinamikë e këtillë e planifikuar
përplasej me më shumë probleme të natyrës materiale,[8] ndaj
dhe numri i kolonistëve të pranuar ishte më i vogël nga ai i të planifikuarve.
Meqë politika e shpërngulja sipas kuotave vjetore të planifikuara nuk po
realizohej tërësisht, Këshilli Ekzekutiv i RS të Maqedonisë dhe Komiteti
Ekzekutiv i KQ të LKM, në vitin 1967 sollën vendime të reja, dhe atë: Të hiqen
kuotat dhe të mos kufizohet numri i kolonistëve, por të sigurohen kushtet për
shpërnguljen, në radhë të parë të sigurohen paraprakisht banesat dhe punësimi për
çdo person, me qëllim që në mënyrë më adekuate të shtohej numri i kolonistëve.[9]
Në
vitin 1973 Këshilli Ekzekutiv/Qeveria e RSM vendosi që aksioni i kolonizimit të
përfundon brenda një afati kohor sa më të shkurtër. Qe planifikuar që përfundimi
i aksionit të zhvillohet në dy faza: Faza e parë do të zgjaste gjatë viteve
1974/75 dhe për çdo vjet do të
vendoseshin nga 200 familje, kurse faza e dytë do të zgjaste gjatë viteve
1976-1983 dhe për çdo vjet do të vendoseshin nga 400 familje. Ky mobilizim i ri
i qeverisë i dha një impuls të rinj
aksionit, gjithsesi dhe efektet ishin solide dhe që në vitin 1974 numri i
familjeve (234) dhe i personave (765) kolonistë qe dyfishuar në krahasim me
vitin paraprak.[10]
Në
vazhdim, mbi bazë të disa të dhënave dokumentare jo të mjaftueshme, do të
ndjekim dinamikën e ngulitjes-kolonizimit të qytetarëve grek në RP/S të
Maqedonisë nga viti 1956 e deri në vitin 1990. Ky aksion, kryesisht është
zhvilluar në dy faza. Faza e parë përfshin periudhën midis viteve 1956-1964,
dhe karakterizohej kryesisht me bashkimin e familjeve të ndara. Kurse faza e
dytë ka vazhduar nga viti 1964/65 e deri në fund të viteve tetëdhjeta të shek.
XX.
Gjatë
të dyja këtyre fazave, do të nguliten në RS të Maqedonisë një kontingjent i
madh i “emigrantëve politik nga Greqia”, të cilët tani emigronin këtu nga
shtetet e Bllokut komunist,[11]
por aktualisht nuk disponoj me të dhëna të plota mbi numrin e përgjithshëm të
tyre. Megjithatë, me këtë rast do të prezantoj disa të dhëna statistikore, për
të kontribuar sadopak në zbardhjen e kësaj problematike. Kështu, sipas të dhënave
statistikore të KEPPE (Komiteti Qendror i Emigrantëve Politik nga Greqia), deri
në vitin 1965 në R e Maqedonisë qenë ngulitur gjithsej rreth 45-50.000 qytetarë
grek; fëmijë dhe “emigrant politik”.[12] Aksioni i
ngulitjes-kolonizimit të “emigrantëve politik nga Greqia” në Jugosllavi qe
masivizuar sidomos gjatë viteve 1961-1967.[13] Sipas një
statistike të hartuar nga “Këshilli për çështje të kolonistëve”, të vitit
1974, deri në vitin 1967 në RP/RS të
Maqedonisë ishin vendosur 10.188 familje me 34.915 persona kolonistë nga Greqia.
Kurse, në periudhën gjatë viteve 1968-1974 qenë vendosur këtu gjithsej 932
familje me 3224 anëtarë, që do të thotë se deri në vitin 1974 në këtë republikë
qenë vendosur gjithsej 11.120 familje me 38.139 veta.[14] Ndërkaq,
sipas të dhënave dokumentare indirekte në harkun kohor të viteve 1976-1983, qenë
vendosur rreth 1500 familje, me gjithsej rreth 6000 veta.[15] Nga të dhënat
e prezantuara, mund të vlerësojmë se nga vitet e pas Luftës II e deri në fillim
të viteve tetëdhjeta të shek. XX, në Republikën e Maqedonisë qenë kolonizuar
mbi 12.620 familje, me gjithsej mbi 44.136 veta.
Nga të
dhënat dokumentare, konstatojmë se rreth gjysma e kolonistëve nga Greqia qenë
vendosur në Shkup, kurse gjysma tjetër u vendosën kryesisht në Manastir, Tetovë,
Gostivar, Kërçovë dhe Dibër.[16]
Njëri
nga kushtet kryesore që përcaktonte dinamikën e kolonizimit ishte ndërtimi dhe
blerja e banesave në Shkup dhe në brendi të vendit. Nga ana e shtetit ishin ndërtuar
apo ishin blerë një numër i madh banesash në Shkup dhe në brendi të vendit, e që
numri i përgjithshëm i tyre aktualisht është i pa njohur për mua. Si do qoftë
nga këto pak të dhëna që kam në dispozicion, mund të vlerësojmë se numri i përgjithshëm
i banesave që iu jepeshin kolonistëve për çdo vjet ishte mbi 200. Kështu, p.sh.
në vitin 1968 vetëm në Shkup qenë blerë 153 banesa, kurse në brendi të vendi
rreth 90 banesa. Për vendosjen e kolonistëve ndërtoheshin ndërtesa të veçanta
(si p.sh. në Kërçovë). [17]
Për
blerjen dhe ndërtimin e banesave të cilat iu ndaheshin kolonistëve, shteti
shpenzoi shuma të mëdha të hollash. Në periudhën nga viti 1968 e deri në vitin
1974 për ndërtimin e banesave qenë shpenzuar gjithsej 49.000.000 dinarë të atëhershëm
dhe, u ndërtuan 713 banesa me gjithsej
Të
gjithë emigrantët si fëmijët ashtu dhe të rriturit të “evakuuar” nga Greqia, në
dokumentacionin zyrtarë fillimisht cilësoheshin greke; fëmijë grek, mërgatë
politike greke etj. Më vonë nga ana e organeve partiake (komuniste) greke dhe
organet përkatëse të disa shteteve të Kampit socialist, filloj të bëhej dallim
mbi baza etnike në radhët e “emigracionit politik grek”.[19]
Gjithsesi aksioni i
kolonizimit të disa dhjetëra mija qytetarëve grek në R e Maqedonisë nuk bëhej për
motive humanitare apo për motive ekonomike, por bëhej për motive politike dhe
etnike. Ashtu që organet qendrore partiake e shtetërore kompetente kishin përcaktuar
si kriter bazë përkatësinë etnike “maqedonase”, gjatë procedurës së miratimit të
kërkesave të aspirantëve për kolonizim në Jugosllavi/RP/S e Maqedonisë.[20] Me
vetë faktin që numri më i madh i kolonistëve qenë vendosur në Shkup, pastaj në
Manastir, Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë, vetvetiu flet për qëllimin e vërtet
të këtij aksioni, e ai qëllimi ishte ndryshimi në mënyrë mekanike i strukturës
së popullsisë në Trevat Lindore shqiptare.
[1] .) Me termin Trevat Lindore shqiptare, nënkuptojmë trevat shqiptare në jug të maleve Sharr e Malit të Zi të Shkupit dhe në lindje të maleve Sharr-Korab-Deshat-Jablanica, aktualisht nën Republikën e Maqedonisë.
[2] .) ???? ????????, ????????? ?? ??????
?? ??????? ?????????? ???? ?????? ??????, në: ??????????? „??. ????? ? ???????2-??????, ??????????? ???????
?? ?????????? ?????, ??????????
? ???????, ????????? ?? XLI ??????????? ???????
?? ?????????? ?????, ?????????? ? ???????, (?????,
11. VIII28. VIII 2008), ??????,
[3] .) ??????? ????? ?? ?????????
?????????? (në vazhdim: ????), ??????, ?. 427, ???.
140, ???. ??.
[4] .)
[5] .)
[6] .)
[7] .) Po aty, 427.140.19/613, ????????, ?? III ????????? ??????? ?? ????????????????
? ?? ?? ???, ??????? ?? 17 ????? 1967 ?????? ?? ??????.
[8] .) Po aty, 427.140.15/232 dhe 238-239, ????????, ?? 64-?? ??????? ?? ????????? ?????? ?? ?? ??? ??????? ??
20 ???????? 1964 ?????? ?? ??????.
[9] .)
[10] .)
[11] .) Po aty, 427.140.16/496, ??????????? ?? ??????????? ??????? ?? ??????? ?????????? ?? ?? ??????????, 1967 ?.; Po aty, 427.140.15/238, ????????, ?? 64-?? ???????
?? ????????? ?????? ?? ?? ??? ??????? ?? 20 ???????? 1964 ?????? ?? ??????.
[12] .) ????? ???????????, ???????????? ?????????
?????????? ?? ????????? ??? ?? ?????????? ?? ????????????????? ????? ?? ???????
??????? ?????, ??????,
[13] .) ?-? ????? ????????, ?????..., f. 29.
[14] .)
[15] .)
[16] .)
[17] .)
[18] .)
[19] .) ???? ????????, ????????? ?? ??????
?? ??????? ?????????? ???? ?????? ??????..., f. 21-22.
[20] .)