Shtesë » Historia
Reshat Avdiu: Leka i Madh ishte pellazgo-dardan
E diele, 22.04.2012, 10:42 AM
“SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”
LEKA I MADH ISHTE PELLAZGO-DARDAN
I MBETËRISË SË MAQEDHONISË ANTIKE
Shkruan: Reshat AVDIU *Preshevë, Prill 2012
Studiuesi
Italian, Lucia Nadin, e ka zbuluar në kështjellën e qytetit të
Aleksandrisë, Tekst-Testament arkival të Aleksandërit të Madh, e që në shqip
thotë:
Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”
“Unë
Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë,
krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve
dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të
Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug. Pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirik të
Dalmacisë, Liburnisë dhe popujve të tjerë të të njëjtës gjuhë që popullojnë
Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakisë, u
sjellë dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre që do të më
ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës
dhe të fortë e të pa thyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj
juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të
Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të
qëndroj në ato vende, dhe po u gjend
ndonjë i huaj, ai do të mund qëndroj vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e
tyre do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në
kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit
madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në
mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së
perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti (qatipi) im, dhe
njëmbëdhjetë princ të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi
dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes
pa lënë pasardhës”.
Pra pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve në
filologji, astronomi, arkeologji e gjithë atyre të dhënave të historianëve,
udhëpërshkruesve dhe studiueseve të shumtë ndërkombëtarë, patjetërsueshëm
konkludohet se: “Pellazgu ka qenë, njeriu i parë i kësaj bote dhe në Arkadi është
krijuar nga dheu”.
Të gjithë këta studiues kanë ardhur në përfundim se
shqiptarët janë pasardhës të vetëm të drejtpërdrejtë të po këtij Pellazgu dhe të po këtyre
Pellazgëve
si populli më i lashtë.
Thuhet, se kontinuiteti zinxhiror i Pellazgëve vazhdon
me: ILIRËT...
DARDANËT... TROJANËT... MAQEDONËT... EPIROTËT... LIBURNËT... ARDIANËT...
DALMATËT... MOLLOSËT... ARBËRESHËT...
ARVANITËT... SHQIPTARËT...
Gjithashtu u konkludua se: GJUHA PELLAZGE, PRA GJUHA SHQIPE
ËSHTË NËNË E GJUHËVE IDOEUROPIANE.
Studiuesi Çek,
Vojtech Zamarovsky në librin e tij “Heronjtë
e Miteve Antike” do të thoshte “PELLAZGU,
Babai i parë i popullit PELLAZG, ishte Mbret në ARGOLIDË.
Sipas njërës nga Legjendat dhe Mitet ishte njeriu i parë që jetoi në botë dhe
kishte lindur në ARKADI nga DHEU. E krijoi Perëndesha EURINOMA, e bija e
titanit OKEAN dhe gruas së tij TETIA. Sipas tjerëve ishte i biri i Mbretit
PALEHTON dhe trashëgimtar në fronin e Argolidës. Versioni i tretë se ishte i
biri i trashëgimtarit të mbretit FAROGEN. Ndërsa PELLAZGU, i biri i PALEHTONIT
i doli në mbrojtje Mbretit Libian DANAJ kur po e ndiqte Mbreti Egjiptian
EGIPTI. Pas humbjes ndaj Egiptit, kërkoi të vendosej në pjesën më veriore të
PELEPONEZIT ku edhe në fund edhe vdiq. Pastaj mes tjerash thuhet se: DARDANI, Biri i më të madhit Zot
ZEUSIT dhe bijës së ATLANTËS, ELEKTRËS, ishte themeluesi dhe Mbreti i Parë i
DARDANISË.
Nga të gjithë bijtë e kësaj bote Zeusi e deshi më së
shumti atë, duke i caktuar atij një sundim të lumtur dhe pasardhës të
lavdishëm. Në vendin i cili e mori emrin e tij erdhi nga qyteti i tij i lindjes
KORITH në Itali. Në atdheun e ri strehë i dha mbreti TEUKAR dhe ia dha për grua
të bijën BATIA. Në qytetin që e themeloi sundoi deri në vdekje. Pas tij në fron
erdhi djali i tij ERIHTONI dhe pastaj i biri i tij TROSI.
Kur i biri i TROSIT ILI nën kodrën IDA themeloi TROJËN, e
cila sipas tij gjithashtu u quajt edhe ILIA ose ILION, latinisht ILUM, gjinia e
tij Dardane u nda dhe në Dardani sundoi e vjetra ASARAKU, KAPIEU, ANHIZI,
derisa në Trojë e reja ILI, LAOMEDONTI, PRIAMI. Sundimi i pasardhësve Dardan në
TROJADË u shua atëherë kur AKILEJËT e morën dhe e shkatërruan TROJËN. I biri i
PRIAMIT HEKTORI, komandant suprem i ushtrisë Trojane, ra gjatë dyluftimit me
udhëheqësin ushtarak të Akilejëve, AKILIN, kurse i biri i tij ASTIANAKU humbi
jetën derisa ishte fëmijë gjatë pushtimit të TROJËS.
I biri i ANHIZIT ENEA, i cili luftoi në anën e Trojanëve
u shpërngul me të ikurit tjerë Trojan në perëndim dhe në Itali krijoi një qytet
të ri, nga i cili edhe u themelua ROMA.
Përpos DARDANIT si mbret, sipas Homerit, dimë edhe për
një tjetër me të njëjtin emër, jo edhe aq të rëndësishëm, ai ishte një Trojan,
biri i BIANTIT dhe u vra së bashku me vëllanë LOAGONIN në një dyluftim me
AKILIN.
Emri i Mbretit dhe i popullit DARDAN nuk është i zhdukur
ende. Ky emër jeton në emërtimin e Ngushticës që ndanë Evropën nga Azia e
Vogël, e cila në kohët e vjetra nuk është quajtur DARDANELE por HELESPONT
d.m.th. Deti HELEN. Më pastaj studiuesi çek
Vojtech Zamarovsky, thotë mes tjerash: KAPIA, i biri i Mbretit ASARAK dhe
gruas së tij HIEROMNEMA, Mret DARDAN. Si pjesë e Mitit nuk u bë me diçka të
veçantë përpos paraardhësve dhe pasardhësve të tij. Sundoi qetë dhe në mënyrë
paqësore ashtu si babi i tij. Bir i tij ishte ANHIZI, Mbret Dardan, deri sa
nipi i tij ishte udhëheqësi Dardan ENEA, pas HEKTORIT mbrojtësi më i fuqishëm
dhe më i suksesshëm i TROJËS në Luftë me AKILEJËT.
ENEA i biri i ANHIZIT i cili kishte luftuar përkrah
trojanëve, u shpërngul me të ikurit tjerë trojan në Perëndim dhe në Itali
ndërtoi një qytet të ri nga i cili më pas u themelua ROMA[1].
Më pastaj Vojtech Zamarovsky në studimin e tij, thotë mes tjerash: “TROSI, i biri i Mbretit
ERHITON dhe gruas së tij ASTIOHA Mbret Dardan. Ishte nip i DARDANIT,
themeluesit të mbretërisë Dardane, dhe erdhi në fron pas vdekjes së babait të
tij, mbretit ERHITON. Sundoi në tërë Dardaninë (në bregdetin veriperëndimor të
Azisë së Vogël, rreth Dardaneleve të sotme),dhe kur ai vdiq mbretëria e tij u
nda. Në Dardaninë e reduktuar mbret u bë i biri i tij me i madh ASARAKU, derisa
në Trojadën e ndarë i riu ILI, i cili e themeloi një qytet të ri, TROJËN ose
ILIN (fillimisht ILION).
Përpos ASARKAUT dhe ILIT, TROSI me gruan e tij KALIROJËN
kishte edhe djalin e bukur GANIMEDIN, por ai askund nuk ishte sundimtar sepse
ZEUSI e kishte marrë me vete në OLIMP ku i shërbente me verëra Zotët. Për
këmbim Zeusi TROSIT ia dha kuajt më të bukur të botës.
Pasardhësit e TROSIT nga dega e ASARAKUT ishin mbretërit
KAPIA dhe ANHIZA të cilët sunduan në DARDANI, derisa nga ILI ishin LEOMEDONTI
dhe PRIJAMI të cilët sunduan në TROJADË. Sundimi i këtyre dy gjinive përfundoi
kur TROJËN e morën AKILEJËT. I biri i PRIJAMIT HEKTORI i cili duhej të ishte
trashëgimtarë i PRIJAMIT në fron, ra në atë luftë.
I biri i ANHIZIT ENEA u shpërngul pas rënies së TROJËS në
ITALI ku me një grup të ikurish atje themeloi qytetin LIVINI, nga i cili u
krijua ROMA.
Edhe pse mbreti TROS gjatë jetës së tij nuk bëri asgjë të
veçantë, emri i tij nuk u zhduk, ky emër jeton përmes emrin të TROJËS dhe do të
jetojë përgjithmonë duke i falënderuar EPOSEVE të HOMERIT[2].
Ndërsa “ROMULI, i biri i Zotit të Luftës MARSIT dhe
Vestalines REJA SILVA, një nga themeluesit e ROMËS dhe Mbreti i Parë Romak.
Nga babai ishte një pasardhës i drejtpërdrejtë i një nga
perëndive më të fuqishme, nga nëna pasardhës i ASKANIT ose JULIT udhëheqësit të
emigrantëve Trojan në Itali, gjini të cilës pas rënies së Trojës iu dha e
drejta të dominojë mbi gjithë popullin Trojan dhe (sipas interpretimit më të
gjerë të asaj profecie) mbi gjithë botën. Dhe Askani-Juli ishte, natyrisht, me
origjinë hyjnore, ENEA babai i tij ishte i biri i perëndeshës VENERA, derisa stërgjyshi
i tij DARDANI i biri i më të madhit Zot ZEUSIT. Ai i kishte pra, të gjitha
parakushtet gjenealogjike për t’u bërë një nga personazhet më të rëndësishme të
Miteve dhe Legjendave Romake[3].
Kurse studiuesi amerikan, Georg Fred Williams, mes
tjarash thëtë: “Po të kthehemi në parahistori, para se Rapsodët Homerikë t’i
këndonin Hyjnive dhe heronjve Mitologjik, para se të shkruhej gjuha greke,
jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg, prandaj “Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe
Pirros së Epirit”. Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin
Racës Pellazgjike. Ata përbëjnë një racë
mitike si titanët dhe ciklopët. Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në
Greqi jo vetëm disa arte por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë, sa bujare po aq edhe e
pafat. Gjuha e tyre, është e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u
ruajt në dialektin Eolian dhe në atë Epirotas, të cilët Helenët i cilësonin si
barbarë”[4].
Luis Benlou,
Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë
emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të
shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes
një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një
gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe.
Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së
grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në
lindje të Azisë së Vogël).
A. Vasiliev,
Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe
sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në
ATHINË janë SHQIPTARE”.
Robert
D’angely, “Enigma”, “Epopeja greke ILIJADA, u hartua dhe u shkrua në fillim në gjuhën pellazge dhe nga
kjo gjuhë e njohur dhe e folur nga gjithë bota e saj epoke, ashtu si gjithë
bota e epokës së Pavarësisë greke në vitin 1821 pas Krishtit. 500 apo 600 vite
më pas u përkthye në gjuhën greke nga Homeri dhe Homeridët, që i dinin fare
mirë të dyja gjuhët, Pellazgjishten dhe Greqishten. Emri Homeridë nuk shënonte
pasardhës real, ose të ashtuquajtur të tillë të Homerit në Hios, por më tepër
një shoqëri njerëzish, që ushtronin të njëjtin profesion artistik të poetit, që
predikonin të njëjtën fe, që ushtronin të njëjtën kulturë dhe që adhuronin të
njëjtin Hyj ose Hero mbrojtës, nga i cili e kishte prejardhjen emri i tyre”.
Pellazgët janë ata,që duke e ngritur gjuhën pellazge, e
cila mbijeton në shqipen e sotme, në gjuhën e Liturgjisë dhe të Mistereve të
gjithë të lashtëve të të gjithë epokave dhe në të gjitha shtrirjet, përhapën
pothuajse në të gjitha vendet që njiheshin atëherë prej tyre mësimin dhe dijen
me shkrim me anë të shkronjave të quajtura pellazge, Pelazgjika Grammatika, që
prej mijëra vjetësh kanë qenë në bazë të gjithë shkrimeve rreth Mesdheut dhe
kryesisht të Fenikishtes.
Në të gjithë Tempujt, në Orakujt ku shkonin për këshilla
të lashtët gjuha e zakonshme dhe më e përhapur ka qenë gjuha Pellazge. Nëse
gjuha Greke dhe Latine, me gjithë shkëlqimin që ato kanë pasur, nuk do të
kishin mundur për shkak të elementit drejtues dhe të elitës, ta zëvendësojnë
Pellazgjishten për t’u bërë gjuhë liturgjike të Botës së Krishtere, është e
sigurt se ato do të ishin zhdukur plotësisht nga faqja e dheut dhe do të kishte
qenë gjuha Pellazge ose Shqipe, që do të kishte vazhduar gjithnjë.
“Përse të lashtët e ngritën Greqishten dhe Latinishten,
madje para se ato të formoheshin me përsosmëri, në shkallën e gjuhëve liturgjike,
përgjigja për këtë pyetje është fare e thjesht, Priftërinjtë dhe Fetarët e
lashtësisë, që parapëlqenin të përdornin Greqishten ose latinishten në vend të
Pellazgjishtes ose Shqipes të formuar plotësisht, të njohur e të folur nga
gjithë njerëzia e epokës dhe tashmë në përdorim për këtë qëllim, kanë pasur po
ato arsye si priftërinjtë e sotëm. Është e qartë se fetarët tanë të sotëm
vijojnë të ruajnë përdorimin e Latinishtes, Greqishtes, Arabishtes Kuranike,
Hebraishtes së vjetër, Sanskrishtes etj., jo për të mënjanuar, siç deklarojnë
ata, çdo gabim ose ngatërrim në transmetimin e vërtetë të doktrinës ose dogmës
duke bërë përkthime të njëpasnjëshme, por për të mbajtur meshtarinë në vazon e
vet të mbyllur e të izoluar, gjë që nuk do të mund ta bënin po të kishin vijuar
të përdornin gjithnjë Pellazgjishten ose Shqipen, që e gjithë bota e dinte në
atë epokë”.
“Çfarë mund të nxjerrim si përfundim që ta kuptojmë
shoqërinë e quajtur Greke të lashtë e cila në të vërtetë ishte Pellazge ose
Shqiptare. Rezultati do të ishte më i mirë ose më i rëndësishëm, nëse koncepti
ynë ose imagjinata jonë do të ndriçoheshin dhe do të udhëhiqeshin në hulumtimin
tonë nga drita që vjen nga një lëndë shumë e madhe në numër dhe më e
rëndësishme.
Puna është se na mungojnë shumë hallka në vargun e jetës
së brendshme të Grekëve. Është e madhe errësira që rëndon mbi hollësitë, në atë
pikë ku ndodhemi, që në fund dëgjohet në njohjen vetëm të historisë së Athinës
edhe atë në mënyrë të kufizuar Në fund ky studiues freng pas 44 vjet pune të palodhshme, decidivisht
konstatoi: “Më në fund, enigma u zgjidh,
gjithçka rrjedh nga shqiptarët”[5].
Për ribotim-Kadri Mani
/etnike@gmail.com/
[1] “Heronjtë e Miteve Antike” fq.174.
[2] “Heronjtë e Miteve Antike”
në faqen 331.
[3] Po aty fq. 296.
[4] ). Georg Fred Williams, studiues amerikan, 1914.
[5] Robert D’angely, “Enigma”, Studiues Frances, 1967.
P.S.
PELAZGO-ILIRO-ALBANCI-
U ODNOSU NA DRUGE NARODE U EVROPI I ŠIRE – STAVOVI PEDESETAK STRANIH NAU?NIKA (Istori?ara, Istraživa?a,
Filologa, arkeologa, Antropologa, Putopisaca i drugih). Knjiga Zagreb,1967.