Shtesë » Historia
Isuf B. Bajrami: Epiri dhe Çamëria sipas Sami Frashërit
E marte, 12.07.2011, 06:59 PM
Epiri dhe Çamëria sipas Sami Frashërit
Nga Isuf B. Bajrami
Sami Frasheri mbi Epirin dhe Çamerinë dhe disa nga qytetet e saj kryesore, marrë nga vepra e tij "Fjalor i pergjithshem i historisë dhe i gjeografise Faqet 329-330" (Konstandinopoje 1889). Vepra 2 e Sami Frasherit, botim i Akademise se Shkencave,1988.
Tesprotia (Çamërinë)
Adjonati (Paramithi)
Janina
Konica
Margellici
Parga
Preveza
Suli
Tesprotia (Çamërinë)
Është një nga krahinat që perbenin Epirin e lashtë.Krahina e lartpermendur zgjatej nga Ambrakija,pjesa jugore e bregditit d.m.th. nga gjiri i Nartes deri ne lumin Thijamis d.m.th Kalama.Me një fjale Tesprotia ishte emri i vjetër i pjeses jugore te Shqipërisë te quajtur Cameri.
Kufizohet nga veriu me Mollosine që perbehet nga sanxhaku i Janines dhe me krahinen e Kaonise që perbehet nga sanzhaku u Gjirokastres d.m.th nga krahina e Laberise,nga jugu me Ambrakine d.m.th. me gjirin e Nartes,nga perndimi me detin Jon.Kjo krahine laget nga lumenjte Akeron dhe Kogjin,që bashkohen para derdhjes se tyre ne det.
Këta konsiderohen nga greket e lashtë si lumenjte e sketerres.Ndë rsa lumi Haradros d.m.th. Loros e ndante këtë krahine nga Mollosia.Qytetet dhe qytezat kryesore janë Pandosja,Kasupa, Allaka,Haradra, Himrion,Efina, Vruka e te tjera.Këto përfshihen midis 80 qyteteve që kryekomandanti romak Pal Emili rrafshoi ne Epir.Megjithekete ekzistoje germadhat e disave prej tyre.Flitet dhe besohet se tempulli i famshem i Dodones ndodhej ne këtë rahine..Pas kësaj romakët themeluan ne skajin jugor te kësaj krahine një qytet të madh me emrin Nikopolis,gjermadha t e te cilit ekzistojne ne një istme te ngushtë një ore larg ne veri te Prevezes.
Tesprotianet e vjetër i perkasin thjesht popullit pellazg.Ishin te një gjaku dhe kishin te njëjtën gjuhe me popullin e Kaonise dhe te Mollosise.Për shumë kohe u qeverisen nga kreret e tyre dhe pastaj për një periudhe u qeverisen ne formën e një republike.Pas kësaj u pushtuan nga sundimtari i Moloseve,Pirrua dhe me vonë iu aneksuan shtetit maqedonas.Se bashku me Maqedonine kaluan ne duart e romakeve dhe së fundi pas shkaterrimit te shtetit te Bizantit,ashtu si ne viset e tjera te Shqipërisë,edhe ne këto anë u formuan principata te vogla te cilat u pushtuan ne kohën e sundimit te sulltan Mehmetit II dhe te Bajazitit II dhe iu aneksuan tokave osmane.
Ajdonat (Paramithi)
Është një qyteze,qendër kazaje ne krahinen e Camerise,e cila formon pjesen juglindore te Shqipërisë,varet nga vilajeti dhe sanxhaku i Janines.
Ajdonati ndodhet afersisht 40 km ne jugperendim te Janines dhe 18 ne lindje te limanit te Myrtos,rreze një mali,ne anën e majte te lumit Vuvo d.m.th ne lindje te tij.Pozicioni i tij është i lartë,me ajër shumë te mirë dhe i rrethuar me vreshta e kopshte.Popullsia e tija arrin ne 2500 njerëz, thuajse te gjithë myslimane dhe shqiptare.
Keshtjella quhet Ajos Dhonatos dhe emri Ajdonat që perdohet ne gjuhën zyrtare për qytezen,e cila njihet nga vendesit me emrin Paramithi,është marrë nga emri i sipermendur. Perreth gjenden rrenimet e qytetit te vjetër Uria.Është një qyteze ku zhvillohet mjaf tregeti dhe çdo vit me dhjetë shtator bëhet një panair i madh që vazhdon pesë ditë.Burnot i cilesise se lartë,i njohur me emrin burnoti i Janines,prodhohet nga duhani,që rritet ne këtë qyteze dhe ne disa vende te kësaj kazaje.Qyteza bashke me kazane ka 64 fshatra,40 nga këto janë ne veri te qendres se kazase dhe 24 ne jug te saj.Ne juglindje te kësaj kazaje ndodhet nahija e Sulit,popullsia e se cilës është e njohur për qendresen e guximshme kundër Ali pashë Tepelenes.Toka e saj është malore,por ka edhe disa lugina e pllaja te bukura.Toka e saj është pjellore,prodhon drithera të ndryshme dhe duhan.Ka një popullsi afersisht prej16.000 njerezish shumica e te cileve janë shqiptare e afro gjysma myslimane.Brenda kazase ka 22 xhami e mesxhide,1 shkolle plotore,një medrese,4 shkolla fillore kuranike,3 punishte për regjien lekureve,13 ura.Rrethi i kazase mund te pershkohet për 23 ore.
Janine
Është një qytet,qendër e vilajetit me te njëjtin emër.Ndodhet ne jug te vilajetit te Shkodrës 700 km ne jugperendim te Stambollit e 210 km ne jugperendim te Selanikut,ne bregun perendimor te liqenit me te njëjtin emër.Ka 35.000 banorë,30 xhami,6 kisha,2 sinagoge,3 teqe,disa medrese,një biblioteke,një gjimnaz,një shkolle fillore e disa shkolla fillore kuranike (mektep),një gjimnaz me emrin Zosimea,disa shkolla fillore dhe një shkolle për vajza vetëm për greket,një shkolle plotore për vllehet,një azil grek për jetim e te varfer si dhe një spital,një spital tjetër te ndertuar kohët e fundit nga bashkia,treg te bukur,hane e hamame te shumta,një keshtjelle te mbetur nga Ali pashë Tepelena,që ndodhet mbi gadishullin që futet brenda ne liqen,te rrethuar me hendek;përreth ka disa pende dheu.
Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka pjellore,punishte lekuresh;prodhohen sende prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet një tregti mjaft e rëndësishme.Janina është ndertuar nga i quajturi Jani,një nga princat e vendit ne kohën e rënies se perandorise bizantine.Ajo i është dorezuar paqesisht sulltan Bajezit Jellderemit, pastaj u kishte dalë dorë (osmaneve) dhe ne vitin 1431 ne kohën e sulltan Muratit II u pushtua përfundimisht. Me vonë ne kohën kur sundoi i pavarur Ali pashë Tepelena,(qyteti) u zhvillua dhe u zbukurua tepër prej tij dhe kishte me shumë popullsi.
Kazaja e Janines,ndodhet ne mes te sanxhakut e te vilajetit që mban te njëjtin emër.Se bashku me dy nahijet e quajtura Zagor dhe Korondos,perfshin 233 fshatra me 87.256 banorë.Toka është e ndryshme,ka fusha pjellore,kullota dhe disa pyje.Shumica e popullsise se fshatrave ështëe krishtere dhe perbehet nga greke dhe vllehe.
Sanxhaku i Janines.Është sanxhaku qendror i vilajetit që mban te njëjtin emër.Kufizohet nga juglindja me kufirin e Greqise,nga verilindja me vilajetin e Manastirit,nga veriperendimi me sanxhakun e Gjirokastres, nga perëndimi me detin Jon,nga jugu me sanxhakun e Prevezes.Sanxhaku perbehet prej 6 kazave dhe dy nahijeve me 439 fshatra dhe 166.691 banorë si me poshtë:
Sanxhaku Kazate Nahijet Fshatra
Janine Zagore 233
Korondos 49
Leskovik 34
Janine Konice 3
Mecove 62
Ajdonat 68
Filat
Vetëm popullsia e Janines me fshatrat e Mecoves dhe te Konices është e perbere nga myslimane,vllehe e greke,kurse popullsia e tri kazave te tjera është krejesisht shqiptare dhe shumica myslimane.Të krishteret shqiptare deshirojne të mësojnë ne gjuhën e tyre shqipe dhe nuk e mbajnë veten te kombesise greke.
Konice
Është një qyteze,qendër kazaje që ndodhet ne sanxhakun e vilajetin e Janines,45 km ne veri te Janines,ne anet e lumit te Vjoses,ne rrezat e maleve që ndodhen ne skajet e një fushe;ka 5500 banorë,nëpër rrethe ka shumë kullota,ku mbahen shumë dhen me qumeshtin e te cilave bëhet djathe i famshem shqiptar.Popullsia është shumë e zgjuar.
Kazaja e Konices,rrethohet nga jugu me kazane e Janines,nga perndimi me sanxhakun e Gjirokastres, nga veriu me kazane e Leskovikut,nga lindja me vilajetin e Manastirit.Perbehet nga 34 fshatra me popullsi afersisht 35.000 banorë,prej te cileve gjysma janë myslimane shqiptare dhe te tjerët janë te krishtere shqiptare dhe vllehe.
Toka është malore,më pak vende te përshtatshme për bujqesi.Kullota ka shumë,prandaj mbahen sasira te mëdha dhensh dhe bageti te tjera.Ne fushën e Konices dhe ne luginen e Vjoses ka shumë drure arre dhe nxirret një sasi mendafshi.
Grate ne fshatra prodhojne corape,fanella, velenxe e te tjera sende prej leshi.Lumi i Vjoses pershkon kazane duke marrë me vete perrenjte Vidomati dhe Sarandoporo. Ne këtë kaza ka një llixhe squfuri me nxehtesi te madhe,dobia e se cilës është provuar.Një herë ne vit organizohet një panair me emrin Pazaropolo,ku tregtohen shumë kafshe dhe prodhime leshi.
Margellic
Është një qyteze,qendër kazaje ne sanxhakun e Prevezes te vilajetit te Janines,ndodhet 50 km ne veriperendim te Prevezes,ne një distance 10 km prej bregut te detit.Ka 3000 banorë,te gjithë janë myslimane shqiptare.
Kazaja e Margellicit se bashku me nahijet e Parges e te Fanarit ka 71 fshatra me afersisht 25.000 banorë.E gjithë popullsia është shqiptare,pjesa me e madhe myslimane.Janë te njohur për guxim e trimëri.
Toka e saj është pjellore,prodhohen drithera,oriz, ullinj e te tjera.Ne vendet afër bregut te detit klima është e bute gjatë dimrit,prandaj andej ka kullota te mira dimerore.Pervec Parges,ka edhe disa skela te vogla,ne te cilat mund te hyhet me barka te vogla.
Parge
Është një qyteze,qendër nahijeje ne kazane e Margellicit te sanxhakut te Prevezes te vilajetit te Janines,ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar.
Ndodhet 45 km ne veriperendim te Prevezes dhe 55 km ne jugperendim te Janines.Ka 5000 banorë,një xhami,një keshtjelle te vjetër te ndertuar mbi një shkemb te futur ne det;përreth ka kopshte me portokalle e limone dhe ullishta te bukura.Ka shumë nerenxa që janë tepër te kerkuara dhe që pelqehen nga çifutët.Nga ky prodhim,popullsia ka nxjerre shumë te ardhura. Eksportimet e tjera kryesore janë portokallet, limonat e vaji i ullirit; ne qyteze prodhohet një lloj sapuni ne ngjyrë geshtenje;e ka ajrin te kendshem e te mirë,që u sjell mjaft dobi atyre që vuajne nga semundje te mushkerive.Ka edhe banja deti shumë te dobishme.Megjithë se anijet nuk ndalin aty,ajo është skele për krahinen e Camerise,pasi aty vijnë e shkojnë barka me vela dhe zhvillojne tregti me Korfuzin dhe Triesten.Kjo qyteze për shumë kohe ka qenë ne dorë te anglezeve,por Ali pashë Tepelena e bleu qytezen nga shteti i lartpermendur, dhe me këtë rast popullsia u shperngul dhe kaloi ne ishujt.
Qyteza dhe toka e saj u be ciflig i Ali pashes dhe pas ekzekutimit te tij,i kaloi thesarit te shtetit.Ne atë kohe u ble prej Rifat pashes që ishte ministër i financave dhe sot gjendet ne dorë te trashegimtareve te tij.Nga popullsia e saj,ata që janë myslimane dhe një pjesë e te krishtereve janë shqiptare,te tjerët janë greke.
Nahija e Parges varet nga kazaja e Margellicit, që formohet nga pjesa qendrore e krahines se Camerise,se bashku me qytezen perfshin edhe tre cope fshatrash përreth.Me përpara se bashku me një numer fshatrash formonte një kaza me vete.
Preveze
Është një qyteze ne skajin jugor te Shqipërisë,në fund te një gadishulli që mbyll anën perendimore te gjiut te Artes,ne bregun verior te grykes që mban te njëjtin emër.Është qendra e sanxhakut me te njëjtin emër,te përfshirë ne vilajetin e Janines si dhe e krahines se Camerise.Ndodhet 92 km ne jugperendim te Janines.Pozicioni i saj shumë i bukur te kujton atë te Stambollit.Ka 8000 banorë dhe shumë kopshte me portokalle e limone si dhe ullishte.Ne anën nga toka është e mbrojtur nga një kanal,nga deti me dy fortifikata dhe 4 kala,te ndertuara prej Ali pashë Tepelenes. Ne qytet ka dy xhami,njera e ndertuar prej Ali pashë Tepelenes dhe tjetra prej Ahmet aga Dinos.Ka gjithashtu dy teqe,disa tyrbe,një shkolle plotore e disa shkolla fillore,dy shkolla fillore greke,një për vajza e një për djem,një mulli me avull,një punishte për regjjen e lekures,disa fabrika sapuni e vaji.Prodhohet një lloj pelhure shumë e preferuar,pambuku e mendafshi e punuar shumë holle,corape e te tjera prodhime.Ka një liman mjaft te frekuentuar, që bën shumë tregti me skelat e Triestes,Korfuzit, te Greqise dhe te Italise.Ne veri dhe brenda gjiut ka edhe një liman me të madh te quajtur Vati ose me emrin Drin,i cili ka qenë liman i qytetit te lashtë te Nikopolisit. Emri Preveze rrjesh nga emri i qytetit te lashtë te ndertuar prej te famshmit Pirro,i cili ka marrë emrin e se vjehrres se tij,Berenika, e shoqja e Ptolome Lagosit dhe ishte quajtur Berenikia.
Ky qytet ndodhej ose ne vendin e Prevezes se sotme ose ne atë te qytetit te Nikopolit. Nikopoli, i ndertuar prej Oktavianit dhe germadhat e te cilit duken edhe sot një ore larg ne veri te Prevezes,u shkaterrua nga sulmet e bullgareve dhe te serbeve,kurse Preveza e tanishme u ndertua prej venedikasve; ajo qendroi për shumë kohe ne dorë te francezeve bashke me ishujt e Dodekanezit. Ne vitin 1798,Ali pashë Tepelena e mori qytezen nga francezet me lufte dhe qysh prej asaj kohe ajo bën pjesë ne territorin otoman.Preveza për rendesine ushtarake dhe tregtare i ka të gjitha mundësitë te perparoje.
Sanxhaku i Prevezes.është me i vogli nder katër sanxhaket që formojne vilajetin e Janines.Ndodhet ne skajin jugor te Shqipërisë dhe perbehet nga gjysma jugore e krahines se Camerise.Kufizohet nga veriu me sanxhakun e Janines,nga lindja me kufrin grek,nga jugu me gjirin e Nartes dhe me gryken e Prevezes,nga perëndimi dhe jugperendimi me detin Jon.Pjesa me e madhe e tokes perbehet nga kodra te uleta,me kullota te bukura,te veshura me portokalle e limona. Megjithëse tokën e ka shumë pjellore,për shkak te helmimit te ajrit nga kenetat dhe te mungesës se popullsise,tokat kanë mbetur djerr dhe përdoren vetëm si kullota dimerore.
Lumi i Nartes rrjedh ne lindje te sanxhakut dhe ndan kufirin me Greqine.Ne tokat e sanxhakut ka edhe dy lumenj te tjerë,njeri është Lorosi që mbledh ujerat që zbresin prej maleve te Olickes,te cilat ndodhen ne sanxhakun e Janines dhe që derdhet ne gjirin e Nartes.Ky lume e kthen ne një kenete fushën që ndodhet midis Nartes dhe Prevezes.Tjetri është lumi Ferari që rrjedh nëpër kazane e Margellicit, buron prej maleve te Sulit pastaj drejtohet nga veriu e duke marrë me vete lumin Vovo,derdhet ne detin Jon. Ky është lumi Akeron që mitologjia greke e quante sketerre.Popullsia e tij arrin ne 55.000 banorë,shumica janë myslimane e te tjerët te krishtere e një numer i pakte cifutesh.E gjithë popullsia myslimane dhe shumica e te krishtereve janë shqiptare,përveç te krishtereve te vete qytezes se Prevezes dhe te vendeve kufitare me Greqine,te cilët janë greke.Kazaja perfshin 179 fshatra,48 xhami e mesxhide,dy medrese,30 shkolla (fillore kuranike),220 kisha e manastire,450 dyqane,50 mullinj e te tjera.Prodhohen drithera të ndryshme dhe me shumicë ullinj,portokalle, limone,vaj ulliri e pemë te tjera;si sasi e madhe vaj ulliri eksportohet. Ka shumë bageti,dhente e shumta që kullosin veres nder malet e sanxhakut te Janines dimrit zbresin nder kullotat e Prevezes.Klima është e bute dhe e këndshme,rrale bie bore.Sanxhaku ndahet ne 3 kaza e dy nahije si me poshtë:
Kaza nahije fshatra
Preveze ------ 38
Loros Xhemernik 68
Margellic Parge 73
Kazaja e Prevezes ndodhet ne skajin jugor te sanxhakut dhe kufizohet nga verilindja me kazane e Lorosit dhe nga veriu me kazane e Margellicit.
Megjithëse kazaja ka toka te gjëra më pak banorë,ka vetëm 38 fshatra me një popullsi deri ne 13.000 banorë.Shumica e atyre që banoje ne fshatra janë shqiptare te krishtere.Ne këtë kaza gjenden shumica e kullotave dhe e ullishteve te sanxhakut.
Suli
Është një qyteze e vogël ne krahinen e Camerise ne Shqipëri,45 km ne jugperendim te Janines,ne një vend malor dhe te fortifikuar prej natyre;banoret prej shqiptare te krishtere.Këta se bashku me popullsine e fshatrave përreth kanë ruajtur te drejtën e mbajtjes se armeve,duke marrë përsipër në rast lufte,detyren për te luftuar ne radhet e ushtrise osmane.Janë njerëz shumë trima dhe te zotet për te ruajtur të drejtat e tyre personale.Ali pashë Tepelena,me qëllim që te shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje.
Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan përsëri forca te tjera kundër tyre dhe me në fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u beje ballë dhe u shperngul ne Parge,e cila ne atë kohe gjendej ne dorë te Anglise.Qe ne atë kohe Suli u shkretua.Edhe sot nuk ka tjetër veçse një kala te ndertuar prej Ali pashë Tepelenes,e cila është e shkaterruar.
Kur Ali pasha bleu Pargen,suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vonë u shperndane andej këtej.Ne revolucionin e fundit grek,kryetaret me trima janë suliotet.Njëherë kur Ali pasha rrethoi Sulin,ne te gjendeshin vetëm gratë,te cilat për një kohe bënin qendrese,por duke kuptuar se do të detyroheshin te dorezoheshin, te kercenuara nga Tepelenasi,me guxim të madh pranuan te veteflijoheshin. Duke vallezuar ne një shesh që gjendej mbi një shkemb te lartë,te kapura dorë me dorë,u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.
Fjalorth
Kaza: Njesi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit ne kohën e sundimit osman;qendra e kësaj njesie.
Nahije: Nenndarje administrative me e vogël se sanxhaku;komune.
Sanxhak: Njesi administrative me e madhe se kazaja,me shtrirje tokësore të ndryshme sipas periudhave historike dhe me një sanxhakbej a me një mytesarif ne krye.
Vilajet: Ndarje e madhe administrative që kishte ne krye një vali.
Sami Frasheri mbi arvanitasit
"Shqiptaret jashte Shqiperise... Shqiptaret qe jane ne Greqi,kan' ikure nga Shqiperia perpara
tyrqet,ne kohe te byzantinjet: ikne nga hynerit e nga te tjere kombe t'egere,q'u sule nga anet' e veriut e mbuluan edhe Shqiperine bashke me vendet' e tjere.Mijera shqiptaresh atehere lane memedhen' e tyre nga temer' i ketyre e vane neper nisite te Greqise,ne More, n'Attike
e ne te tjere vende te Grekerise.Shume nga keta vende i gjetne te zxbrazure e pa njere,poe edhe tek kish njeres, me te qene qe keta vane e ndenjtne tok,muntne ta ruanin gjuhen' e tyre,shqipene, te cilene flasin edhe gjer me sot.Idhra,Speca, Porua,Kulluri (Sallamina), Egjina e te tjera nisi jane edhe sot te ndenjura fjeshte prej shqiptaresh edhe nder to s'flitete pervec shqipese.Me
te shumet' e vendeset t'Attikese jane shqiptare:Athina, pa bere kryeqytet i Greqise,ish nje qytetth fjeshte shqiptar e s'degjohesh ne te tjatre gjuhe pervec shqipese.Thone qe sot per sot nje e tret'
e vendeset te Greqise (vec Thesalise) jane shqiptare;po ne mos jane nje e trete,per nje te katrete s'ka dyshim."
Pjese nga "Shqiperia c'ka qene,c'eshte e c'do te behete?,botuar ne Bukuresht,1899. "Marre nga Vepra II e Sami Frasherit ,botimi i Akademise se Shkencave,faqja 44,1988.