E premte, 13.12.2024, 07:37 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Eugjen Merlika: Ismail Qemali, një autonomi tejet e zgjeruar për Shqipërinë

E hene, 28.02.2011, 07:52 PM


Ismail Qemali, një autonomi tejet e zgjeruar për Shqipërinë

 

Nga Eugjen Merlika

 

Dokumenti i sotëm është një memorandum, që Komiteti i Jugut i dërgonte qeverisë turke, në lidhje me kërkesat që i bëheshin kësaj të fundit n’emër të popullit shqiptar. Memorandumi përbëhet nga një hyrje, që mëton të paraqesë shkaqet e lindjes së frymës kryengritëse dhe kërkesave tek shqiptarët, e përpilimin e platformës së saj, nëpërmjet 12 pikave, të quajtura të padiskutueshme për interesat kombëtare shqiptare “... tue shpresue qi ksi shtegu përgjegja s’ka me qênë nji premtim i errët e i pasendërtuem; dhe qi të mos ndodhë edhe nji herë kështu na e quejmë për detyrë të shênjtë me marrë të tâna masat qi lyp rasa.” Dokumenti është hartuar nga Ismail Qemali dhe risjell 12 pikat e Memorandumit të Gërçes, ose Librit të Kuq të malsorëve, të shkruar prej tij dhe Luigj Gurakuqit një vit më parë.

Memorandumi është një projekt-plan i një Shqipërie me një autonomi tejet të zgjeruar, por gjithmonë në kuadrin e Perandorisë otomane. Projekti na skicon një Vend që, në vështrimin e hartuesve të tij, do të mbështetet mbi të drejta të pakundërshtueshme, por edhe mbi kritere e parime të zgjedhura e universale. Të drejtat duhet të ishin ato kërkesa që janë në bazën e kushtetutave demokratike, por edhe të vetë natyrës njerëzore, t’ashtuquajturat “ të drejtat e lindjes”, disa prerogativa që rrjedhin nga vetë fakti i të qënit njeri i lirë. Horizonti i gjërë dhe prirja properëndimore e elitës drejtuese të kryengritjes bënin që të vihej theksi mbi disa koncepte të patjetërsueshme, si e drejta e përdorimit të gjuhës amtare në të gjitha hallkat e administratës shtëtërore dhe në sistemin arsimor, e drejta e votimit të lirë të përfaqësuesve të popullit, e drejta e ushtrimit dhe respektimit të besimeve fetare, por edhe e traditave, dokeve e zakoneve të trashëguara.

Në projektin Shqipëri është përcaktuar edhe forma administrative e Shtetit, sistemi parlamentar i bazuar në votën e lirë dhe i mbështetur në meritokracinë, që duhet të përcaktojë jo vetëm zgjedhjen e antarëve të parlamentit apo të drejtuesve kryesorë të administratës publike, por duhet të shtrihet deri në hallkën e fundit të zinxhirit të saj. Meriton të vihet në dukje pohimi me forcë i atyre kritereve nga një elitë politike largpamëse dhe e ndritur, që mund të shërbejë si model edhe sot, mbas njëqind vitesh, po të marrim parasysh se që nga viti 1945 e deri në ditët tona ai kriter është shkelur, dhunuar e mohuar, në emër të antivlerave të diktaturës në fillim e, më pas, të atyre të përkatësive partiake e besnikërisë ndaj njëshave të tyre.

Krahas këtyre ideve memorandumi ravijëzon edhe portretin e shtetit në profilet e sistemit administrativ, të mbrojtjes, t’ekonomisë, të taksave, të shpërndarjes e përdorimit të të ardhurave etj. Mendoj se është një nga dokumentat më të rëndësishëm t’asaj periudhe historike.

 

 

Gusht 1912

 

Komiteti i Kryengritjes

së Jugës, nga Fieri,

Qeverís Tyrke. Memo

randum. Tyrqisht. Të

12 pikat me nji parath­në qi i ligjon.

Ka gjashtë shekuj qi Shqiptarët po derdhin gjakun trimnisht e me besnikí të plotë nëpër kufijt e tokvet othomane për madhnín e ksaj mbretnije. Shqiptarët qenë të parët qi u ngritën e kërkuen ndërimin e regjimit për me e shpëtue kët’atdhè të shênjtë në kohën m­ kritike të rrezikut të coptimit prej të huejvet. Me gjithë këtê e dijnë të gjithë se ç’farë politike e d­mshme u ndoq në këto vjetët e fundit kundrejt sish. Pasojat e ksaj politie janë për fushë. Gjithashtu nuk ­sht nevoja t’a thomi se drejt ç’farë gremine të mëndershme janë tue e rrokullisun sod atdheun t’onë të përbashkët ato të liga qi nji ditë ka për t’i përmêndun historija me urresë e neverí dhe ato vepra të gabueme të disa të parodve qi nuk dihet se si e kah na duelën, të cilët kanë marrë në dorë fuqít e Shtetit ndën maskën e bashkimit të popujvet të ksaj mbretnije e të regjimit kushtetuer.

Arsyeja e donte qi t’u ndërrohej rrjedha tragjike disa punve, të cilat tepër të turpshme dukeshin para qytetnís e njerzís së ksaj kohe, politikës së Shtetit t’i epej nji drejtim i mbarë e i pajtueshëm me Kushtetín. Bota shqiptare ­sht tronditun këto katër vjetët e fundit prej duhís së kryengritjeve; se Shqiptarët kanë pamë të drejtat e shênjta të tyne të shkeluna e kanë dashun t’i pruejnë e t’i përdorin siç duhet. Arsyeja e lypte qi t’u vëzhgojshin e t’u studjojshin shkaqet e faktorët e këtij trazimi të madh edhe të veprohej me nji politikë t’urtë e të drejtë, por jo. Kështu nuk u b­. Të parodvet u a kishte verbue swt lakmija e sundimit. E shtuen dhe e shtrënguen m­ tepër despotizmën e tyne. Deshën me na ndalue mësimin e gjuhës s’onë kombtare, me na mbyllun shkollat, me vûmë shtete rrethimi e me ndjekun e mërgue patrijotët e njerzit e ndershëm...dhe m­ në fund, si ndër gjithë popujt tjerë të mbretnís, edhe ndër né deshën të trazohen me mënyrat m­ të r­ndat në lirín e zgjedhjeve, qi ­sht nji ndër të drejtat t’ona m­ të shênjtat. Të gjitha këto i b­në. Burgjet kumbuen nga gj­ma e njerëzve të pafajshëm ndën dajakun e tyne. Intelektualët i b­në reakcjonarë. I poshtnuen, u pështynë në fytyrë tue th­në se kishin ngr­në pare prej të huejsh. Kurse këta të mjerë kurrnji faj tjetër s’kishin veçse lypshin të drejtë, drejtín e lirín qi u kishte njohun e sigurue Kushtetija. Historija pa dyshim do t’i përmêndë nji ditë me mallkim ata njerëz qi i shtrënguen Shqiptarët me zgjedhun rrugën e kryengritjes tue shkaktue gjakderdhje ndërmjet vllazënve të nji besimi e të nji atdheu; ata Shqiptarë qi e kishin për nderë me l­në kryet me mija me nji urdhën të mbretit të tyne, qi ishin të lidhun me khalifatin e me kunorën e mbretnís së tyne në mënyrën m­ të bindshme e të pazgidhshme. Po, për t’i mallkue ka historija ata njerëz. Veçse, para se me mbërrîmë n’atë pikë deshprimi sa me i a l­në njerzit dhe punët vetëm gjykimit të drejtë të historís edhe me pritun me duer n’ijë, detyra e jonë ­sht me i ngjitun dorën atdheut t’onë të dashun qi ka mbërrîmë tashm­ shi në buzë të homnerës. Prandej tue e quejtun qi s’i ka hije fisnikís as nderës s’onë kombtare, qi s’pajtohet me trimnin dhe traditat t’ona historike, me të cilat na mburremi, të l­nët e të drejtavet e të shortevet t’ona kombtare me u shkelun e përbuzun padrejtisht prej disa të parodve qi nuk u njihet xhedi e rr­nja, të drejta, këto, të dh­na jo veç prej Kushtetís së Mbretnís por edhe prej vetë Natyrës e prej qytetnís së soçme; tue pamë se s’­sht e mundun m­ me i durue grushtat e padamë e gjithë poshtnim të sjellun vetëm kundra kombsís e nderës s’onë; po i paraqesim Qeverís kërkesat t’ona të rendueme këtu posht, tue shpresue qi ksi shtegu përgjegja s’ka me qênë nji premtim i errët e i pasendërtuem; dhe qi të mos ndodhë edhe nji herë kështu na e quejmë për detyrë të shênjtë me marrë të t­na masat qi lyp rasa. E qe, tashti, kërkesat t’ona:

1. Lirí të plotë për me u mësue e këndue gjuha shqipe, me themelue shkolla botore e private në Shqipní me këtë gjuhë e me të t­na të drejtat qi kanë shkollat e Shtetit.

2. Të njihet kombsija shqiptare me të t­na të drejtat qi gzojnë kombet tjera të Mbretnís.

3. Masa sigurimi për mos me ndodhun m­ mbas këndej në Shqipní asnji pun’e vepër antikushtetore as prej organevet qêndrore as prej arhivet lokale, mos me u dhunue fenat e praktikueme në vênd as doket e zakonet e vjetra, të gjitha këto të garantueme prej Statutit dhe të shugurueme prej përdorimit.

4. Mos të pengohet lirija e popullit shqiptar në zgjedhjen e deputetënvet dhe numri i këtyne të jetë në përpjestim me popullin.

5. Shqipnija të qeveriset mbas systemës shqêndralizatore.

6. Valijt dhe krenët tjerë t’administratës të zgjidhen nga m­ të mirët e të zotnit qi ka Shteti e të parapëlqehen ata qi njohin nevojat e zakonet e vêndit. Nëpunsit tjerë t’administratës civile, të financavet, të gjyqevet të jenë shqiptarë e të pajuem me cilsít e nevojshme për ato nëpunsí; gjindarmërija dhe policija e të t­në ata nëpunës qi kanë të b­jnë me zgjedhjet t’emnohen nga vêndsit m­ t’aftit.

7. T’emnohet nji mbiqyrës i përgjithshëm për nji perjudhë disa vjeç si përfaqësues i Madhnís së tij Mbretit qi të kujdesohet për zbatimin e plotë të masave të reja të vêndosuna, të kontrollojë veprimin e valijvet e të nëpunësvet tjerë si edhe të ketë kujdes të rr­njosunit e qetís e të pajtimit ndërmjet elementavet të ndryshëm qi banojnë në vilajetet.

8. Gjuha shqipe të njihet si gjuhë zyrtare në Shqipní. Në mënyrë qi populli me arhit lokale edhe ndër gjyqe të ketë të drejtë të përdorë këtë gjuhë.

9. Të gjithë Shqiptarët të detyrohen me shërbimin ushtarak, tue krye këtë shërbim ndër zona lokale kur gjinden në kohë paqe dhe ata qi banojnë gjatë kufinit me Shtetet balkanike t’a b­jnë ndër viset e veta, në mënyrë qi kufini të forcohet kso dore edhe m­ tepër. Ushtarët do të jenë të lirë me praktikue atë besim e fé qi të kenë, me mbajtun ato zakone qi u kanë l­në të parët.

10. Përveç t’ardhunave të postelegrafës, të pijevet qi me kohë kanë qênë damë e lanë për do shpenzime e pagesa të posaçme, të t­na t’ardhunat e Shqipnís të prishen për nevojat e vêndit tue u damun nji pjesë e tyne bashkë me taksat e rrugës me “pjesën arsimore” dhe me tre përqind taksë të shtueme të doganës për ndërtim udhësh, për nevoja tjera lokale e për shkolla botore të vêndit.

11. Kshillat e përgjithme të vilajetevet të kenë të drejtë e kompetencë me vërtetue e kontrollue bugjetin e qarkut të vet si dhe shpenzimet e b­me.

12. Të caktohen t’ardhunat qi mund të sigurojnë kapitalin e nevojshëm për ndërtimin e shtëpive të djeguna; të formohet nji komision i përziem dhe i pavarëm qi të kujdesohet për banimin e atyne qi u janë djegun shtëpit e për ndërtimin e shtëpivet të djeguna; armët e konfiskueme t’u kthehen të zotënve, tue u shtruem këta ndën rregulla të posaçme.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora