E enjte, 18.04.2024, 01:42 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Myrteza Studenica: Dyqintë e pesëdhjete ushtarë rusë ”e clirojnë” Prishtinën!

E shtune, 30.10.2010, 02:44 PM


Një foto e bërë më 29.10.1999, në orën 13 para Ndërteses së Elektroekonomisë së Kosovës në Prishtinë shihen ushtrët (katër) rusë dhe përkthyesi i tyre (foto: Myrteza Studenica).
Një foto e bërë më 29.10.1999, në orën 13 para Ndërteses së Elektroekonomisë së Kosovës në Prishtinë shihen ushtrët (katër) rusë dhe përkthyesi i tyre (foto: Myrteza Studenica).
“Rebelimi” i gjeneralit Rus, në qershor 1999 i cili donte ta kallte Luftën Botërore

 

Dyqintë e pesëdhjete ushtarë rusë ”e clirojnë” Prishtinën!

 

Nga Prof. Myrteza Studenica

 

Disa ditë para se të futeshin forcat ushtarake të NATO-s në Kosovë, një general rus, me 250 ushtarë me tanke dhe me armatime deri në fyt, dredhojnë nga Bosnja e Hercegovina, dhe me nguti hyjnë në Kosovë . Me të arritur në Prishtinë, këta ushtarë rusë të rebeluar, e gëzojnë pa masë, masën  e egër kriminale serbe, e cila i kishte humbur shpresat per ta sunduar edhe më tej egërsisht Kosovën.

Këta kriminelë serbë shtinin  me orë të tëra, bashkë me ushtarët rebelë rusë, me armë zjarri në qiell dhe kështu ia futën tmerrin popullatës shqiptare në Prishtinë!

Qejfi dhe ahengu gjakëpirës serbo-rus nuk zgjati shumë, ngase rusët mbeten të izoluar në Aroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ashtu të ngujuar nuk kishin ushqim: ngase asesi të vinte ushqimi nga Rusia e Largët!

Në të vërtetë Hungaria, nuk i lejoi aeroplanat rusë që ta kalonin territorin Hungarez,  as Rumania nuk e lejoi një gjë të tillë, e as Bullgaria, e lëre më Austria apo Greqia sikurse edhe Shqipëria, kurrësesi nuk i lejonin aeroplanët Rusë të vinin në Kosovë. Kah deti Adriatik, ata e  kishin të ndaluar nga Luftanijet dhe aeroplanëbartëset amerikane, etj.

Trupat e NATO-s kishin arritur tashmë në Cagllavicë , kah mesi i qershorit 1999,  një fshat disa kilometra largë Prishtinës dhe prisnin stërlodhjen dhe stëruritjen e ushtarëve rusë. Gjenerali gjenial-komandant i trupave të NATO-s anglezi gjakëftohtë MICHAEL JOHNSON, nuk e perfilli urdhërin e nxituar të kryekomandatin amerikan të NATO-s, WESLY CLARK, që jepte urdhër të nxituar dhe të rrezikshëm, që të sulmoheshin  gjithësesi dhe të shfarroseshin 250 ushtarë rusë të ngujuar në Aeroportin e Prishtinës. Anglezi i mencur, e dinte fortë mirë se  me një veprim të till radikal dhe të pamatur , të cilin   e priste Rusia Dinake, për ta nisur Luftën Botërore. Amerikani i nxituar, u fjalos keq me gjeneralin e mencur anglez, dhe ai nuk  paramendonte dhe as që donte ta paramendonte se mund të kriste Lufta Botërore, për 250 ushtarë rusë dhe një gjeneral rus, i cili ishte ”rebeluar” dhe kishte ardhur ”pa vetur askend” nga Bosnja në Kosovë! E vërteta u pa më vonë dhe doli në shesh urdhëri nga Kremlini ,që gjenerali rus doemos duhej të shkonte me 250 ushtarët   e tij në Kosovë për t’i shpetuar ”vëllezërit e devotshëm serbë”!

Rusët pas shumë ditësh, të uritur dhe të frikësuar nga mosndihma e Nënës Rusi, u dorëzuan dhe përulësisht lypën nga ushtarët ë NATO-s ushqim, përndryshe do të ngordhnin urie, ngase serbët kriminelë tashmë  e kishin braktisur Kosovën dhe i kishin lënë pa ushqim vëllezërit rusë ”shpëtimtarë”.Ushtarët Rusë ndenjën edhe një kohë bukur të gjatë, duke u ushqyer gratis nga ushtarët e NATO-s dhe pastaj e bajtën p...të poshtëruar  - në Rusi!

Ishte kjo në kohë tejet delikate e qershorit 1999 në Kosovë. Dhe gati të realizohej një skenar ogurzi i një filmi amerikan, ku parashihej që Lufta e Tretë Botërore të fillonte në Kosovë!

Për shkak të fjalosjes dhe të vendimeve të nxituara, gjenerali amerikan, me gjasë qe suspenduar nga detyra ë kryekomandantit të NATO-s! Edhe gjenerali Johnson ”vajti në pension!”



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora