E enjte, 10.10.2024, 10:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Pilo Zyba: Shqiptarët e Greqisë dhe të poloponezit

E enjte, 24.06.2010, 09:57 PM


Libri  “ Shqiptarët në greqi dhe në poloponez”  shkruar nga Mihal Lambrinidhu  botuar në vitin 1907 në athinë.

 

SHQIPTARËT   E  GREQISË   DHE    POLOPONEZIT

 

“ Dhe po të duam ne apo ata ( arvanitët) dhe po nuk deshëm ne apo ata, jemi vëllezër. Jemi një popull, me   boshllëk të madh historik”.

Mihal  Lambrinidhu

 

Nga PILO ZYBA

 

Këto fjalë të cituara më sipër  janë të shkëputur nga libri i nj;rit prej komandantëve    flotës detare të greqisë së pas revolucionit grek, por që njëkohësisht ishte dhe studjues dhe kërkues i rrënjëve të popullit të tij. Ai nuk ishte historian, por puna e tij ishte më cilësore, dhe më me vlerë se puna  dhe studimet e tyre.

Lambrinidhi lindi dhe jetoi pas revolucionit grek. Duke parë se, Arvanitët jo vetëm mbajtën peshën e revolucionit por rritën  dhe ngritën vlerat e historike të greqiaë së re, Lambrinidhi, ishte nga të paktit që i kushtoi, studjoi dhe botoi libra, për jetën, veprën, dhe prejardhjen e arvanitasve.  Këto studime  e bënë atë që në librin “ Arvanitët e greqisë dhe të Peloponezit “ , të botuar në vitin 1907, të shpallë përpara opinjonit dhe lexuesve grekë, historinë, gjakun dhe prejardhjen e grekëv dhe Arvanitasve ( shqiptarëve).

Libri i Lambrinidhit, është përpjekja e parë  për të treguar vendosjen, historinë dhe vlerat e arvanitasve në greqi. Mbështetur në fakte historike, Ai, na bind për praninë e tyre fizike, historike në greqi dhe konkretisht në poloponez që në fillimet e shekullit të 13. Ai bën atë që shumë studjues  tanë si Buda etj, praninë e Arvanitasve   në këtë vënd të greqisë së sotme e bëjnë të pranishme pak përpara apo pas rënies së Krujës nën pushtimin turk. Por ja që shkrimet e tyre nuk qënkan bindëse, ndonse me këto shkrime historike, ata morën tituj akademikë, apo docentë e profesorë.

Lambrinidhi që në të vërtetë nuk është historia, por që unë mendoj se mund të jetë arvanitas. Ai vazhdoi më tej punën e historianit grek Kostandinos  Paparigopulos një nga historianët më të njohur të historisë së re  greke. Ai shumë herë e kundërshton atë, dhe faktet e shkrimet e tij janë dhe bindëse dhe të pa kundërshtushme.

“Në fillim të shekullit të 20 të, thotë Lambrinidhi, ka shumë rëndësi të kuptohet se, ne dhe arvanitët, por dhe të parët e tyre Pellazgët, kemi një gjak dhe një histori deri në ditët e sotme.Kjo ka një vlerë të veçantë sot  kur ballkani ndodhet në një luftë të madhe për ndarjet ndëretnike”

Praninë e arvanitasve në Poloponez, Ai, e pranon praktikisht dhe historikisht që në fillimet e shekullit të 13. Kur mbretëronin  Katakuzinosët. ( Në fakt ai këtu bën një gabim, kundërshton historianin e mesjetës Satha, i cili thotë se, prania e arvanitasve fillon në shekullin e 7 – 8 me emrin “ Avaron”. Këtë hipotezë të tij e pranojnë historianët grekë, Kanelidhis, Paparigopulos, Furriqis dhe Kosta Biri, ( dy të fundit arvanitas)

Lambrinidhu, pranon në shkrimet e tij vendosjen e familjeve të para arvanite në fillim të shekullit të 13-të.

Për këtë ai thotë se, ata ( arvanitasit) u shfaqën për herë të parë në ishullin Idhra dhe Speces, vëndvendosja e Bubulinës. Faqe. 25.

Ky libër ka vlera historike, për vetë kohën kur u botua në vitin 1907, por që studimet ishin kryer prej tij që nga fundi i shekullit të 18, at’herë  kur shumë historianë grekë pranojnë praninë e arvanitasve. Dhe kjo ka një qëllim të caktuar dhe dashakeq. Ata pranojnë se arvanitasit ishin të pranishëm që në mesjetë, por pas revolucionit prania e tyre u dëndësua si rezultat i largimit nga trejet e tyre, si rezultat i shtypjes Turke. Por Lambrinidhi ua çjerr maskën e qëllimeve dashakeqe dhe vepra e tij është një fakt i pa mohushëm, që i bëri ata që në shumë mënyra dhe forma të luftonin apo të manipulonin  studimet e tij në këtë fushe. Herë e quanin, jo kopetent, herë të nxituar, dhe herë të tjera e luftojnë për mungesë patriotizmi. Por sot më shumë se kurrë libri i tij mërr vlera , pasi dhe nacionalizmi dhe ngjarjet e së kaluarës shikohen me një frymë tjetër, më të qetë, më të pastër, më me gjakftohtësi.

Lambrinidhi hodhi dritë me shkrimet dhe librat e tij, edhe përsa i përket Ilirëve dhe Ilirisë,  me mendimin e tij bien edhe historianët , Anamoli, Çabej apo Buda. Faq. 26

Për praninë e kësaj,  të arvanitasve në Poloponez,  vlera njohëse  dhe  historike  kanë dhe veprat e Zakinthos faq.27, Pulla faq. 28, Toping faq. 29, Johala faq.30, Docellier faq.32 etj. Këto janë dhe mteriale që plotësojnë dhe rregullojnë dhe përpjekjet si ajo e vetë Lambrinu- t.

Ky libër mban brënda faqeve të tij vlera të mëdha për historinë, etnografinë, fakte historike, popullsinë, shkollimin dhe kulturën.Mendoj se është një libër që duhet të përkthehet ,  të mos i mungojë bibliotekës sonë kombëtare, dhe vetë lexuesit shqiptar.

 

Ky shkrim është mbështetur edhe te botimet e veprave:

 

1 - Johann Georg Hahn, Albanesische Studien, tre vëllime, Jena 1854.

2 - . Ph. Fallmerayer, Welchen Einfluß hatte die Besetzung Griechenlands durch die Slawen auf das Schicksal der Stadt Athen und der Landschaft Attika?, 1835 Botuar dhe në athinë 1884. Përkthimi ?. ???????, „Prejardhja e grekëve të sotëm“ shtëpia botuese“ Nefeli“

3 - Spiro. Lambro. « Emërtimet e Atikikë ( athinës) dhe vënd vendosjet e Shqiptarëve.Botuar nga shoqata  e filologëve, athinë 1896.

4 - Gregorovius Ferdinand, “ Historia e qyteteve të Athinës në mesjetë” përkthyes, Spiro lambro. Tre vëllime. Botur në Athinë  1904 – 1906

5 - G. Hertzberg, “ Historia e greqisë nga mbarimi lashtësisë deri në ditët e sotme”. Përkthyer dhe në gjuhën greke nga P.Karolidhu, vëllimi i parë, athinë 1906



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora