E shtune, 05.10.2024, 02:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ilmi Veliu: Ulqini Antik

E premte, 23.04.2010, 09:57 PM


ULQINI ANTIK

 

Dr.sc.Ilmi Veliu; Nga Kërçova për Ulqinin

 

 Në vitin 2008 unë dhe Xhemail Osmani nga Kërçova, bëmë një turnej kërkimorë, deri te kalaja e Shasit, Ulqinit e Tivarit. Nuk na prentoi koha që të shkonim dhe ta vizitonim edhe Kalanë e Teutës në Rizon të Bokës së Kotorrit. Zana dhe Ademi (ulqinakë) na shoqëruan dhe na ndihmuan që ne më lehtë ti gjinim lokalitetet e rëndësishme arkeologjike dhe historike të Ulqinit me rrethinë..

 

       Tek banorët e Ulqinit, na tha Zana, përmendet Ulqini i Vjetër  me lokalizim te Ada e Krruçit e cila gjindet mes Ulqinit dhe Tivarit.  C’është e vërteta, thotë ajo, nga gërmimet e deritashme arkeologjike është dëshmuar se te lokaliteti i quajtur Ulqini i Vjetër ka gjurma nga Antika, po edhe Mesjeta, por jo të asajë natyre dhe lashtësie siç ndeshen ne lokalitetin e Kalasë së Ulqinit.

           Duke hulumtuar shënime dhe dokkumente  për këtë lokalitet, hasa në të dhëna  se, për Ulqinin Antik, dëshminë e parë në formë të shkruar  e ka dhënë Plini i Vjetër i cili në veprën e tij “Natyralis Historiae” pohon se Ulqini (Olcinium) “Olcinium quod ante Colchinium dictum est, a Colchis conditum” (Ulqini antic më parë është quajtur  Colchinium, pra sipas Kolqinëve, themeluesëve te këtij qyteti.) Historiani tjetër ,Tit Livi, e përmend Ulqinin si Olcinium, kurse banorët e Ulqinit si Olciniatas, të cilët i kanë takuar fisit ilir të Labeatëve, që është shtrirrë rreth Liqenit të Shkodrës që atëherë  është quajtur Liqeni i Labeatëve.

 

Poashtu gjeta të dhëna edhe te një udhëpërshkrues arab - El Idrisi, sh.XII, i cili banorët e Ulqinit i quan Labicis,  kurse Gerga Novak pohon se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit ilir të Taulantëve.

 

           Sido që të jetë , sipas Tit Livit,  i cili bënë fjalë edhe për qëndresën e banorëve ilirë të Ulqinit kundër romakëve, në kohën e mbretit të fundit ilir Gentitit, shkruan edhe ate se (…senatum populumque Romanum Ilyrios esse liberos iubere…) Vullneti i  Senatit dhe popullit romak ishte i tillë që  ti linte të lirë ilirët…!

 

  Ptolomeu në veprën e tij  “Geographia (Lib. II, 16, 3) emrin e Ulqinit e shënon në trajtën “Ulkinion” e cila trajtë  ka shërbyer si mbështetje kryesore e dijetarëve, siç janë Hahen, Mayer, Cabej etj. që emrin e Ulqinit ta lidhin me emrin (Ulk – Ujk), emri i ujkut  që në shqipe është ruajtur  edhe si ulk, sipas shtazës – totemit të Ulqinit.

 

       Edhe variantet  tjera të emrit të Ulqinit antik,  si Vicinium, që shënohet në Tabula Peuntingeriana dhe te Ravenas. si Bucinium, dëshmojnë për  modifikimet e shumta që ka pasur  emri i Ulqinit gjatë shekujve, dhe njëherazi krijojnë vështriësi për ta përcaktuar trajtën origjinale të emrit të këtij qyteti në antikë, e rrjedhimisht edhe etimonin e tij.

 

   Në këtë kontekst vlen të përmendet edhe një mendim i dietarit bullgar V. Georgiev i cili për etimologjinë e Olciniumit niset nga trajta e  Col-in-ium, i cili  thotë se  Col ka kuptim  “maje” ose “mal” të cilës i përgjigjet fjala latine “Collis”, që nga një aspect i përgjigjet pozitës gjeografike të kalasë së Ulqinit.

      Në bregdetin Adriatik, e edhe më gjërë , jënë të njohura  mjaftë qytete e vendbanime antike apo mesjetare që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën qytete të vdekura, ose të zhdukura, ku Ulqini falë pozitës së rrallë gjeomorfologjike, ku u ngritën thëmëlët e para të këtij qyteti, jeta vazhdoi të qëndroi e pandryshuar, krahas me shkëmbinjëtë mbi të cilët ishte ngritur ky qytet.

 

          Në shtetin e riorganizuar të Dioklecianit, kur bëhet ndarja e Perandorisë Romake, Ulqini u gjend në provincën “Prevalitana”  të Perandorisë Lindore, ku nga sh. IV fillojnë të zhduken kultet dhe besimet pagane, sepse kisha prevalitane me qendër në Shkodër fillon të përhapë krishterizmin në mesin e ilirëve (arbërit) që kishin filluar të romanizoheshin, dhe përfshirja e tyre në Perandorine Bizantine, ku  gjuhë zyrtare filloi të përdorej greqishtja, mundësoi që ata mos të romanizoheshin dhe zhdukeshin nga faqja e dheut, ashtu si që u zhdukën shumë popuj të tjerë

 

( Për më tepër shih,  Dr.sc. Ilmi VELIU, “Burime Antike dhe Moderne që flasin  për Ilirët”, 2004, Kërçovë)



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora