Shtesë » Historia
Zejni Mazllami: Lidhja Shqiptare e Prizrenit
E enjte, 10.06.2010, 07:59 PM
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (10 qershor 1878)
Nga Zejni Mazllami
Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën ngjarjen më të rendësishme deri atehere të Rilindjes Kombëtare dhe një nga njgarjet më madhore në historinë e popullit shqiptar.
Drejtuesit e Levizjes Kombëtare Shqiptare vlerësuan drejt momentin historik për themelimin e kësaj organizate poltike-ushtarake për t’i dal zot tërësisë së Shqipërisë përballë pretendimeve gllabëruese e shoviniste të shtetëvë fqinjë të mbështëtura nga Fuqitë e Mëdha dhe njëkohësisht për të luftuar për jetësimin e së drejtës për të formuar shtetin shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane, që do të përmbushte një aspiratë të ligjshme historike të popullit shqiptar.
Pezullimi i zbatimit të Traktatit të Shën Stefanit deri në Kongresin e Berlinit u jepte patriotëve shqiptarë një kohë shumë të çmueshme për të organizuar më mirë qendresën shqiptare politike e ushtarake dhe për të t’u përgatitur që t’i bënin ballë rrezikut të copëtimit të atdheut.
Në këto rrethana, u përhap në mbarë shqiptarët ideja për të formuar një lidhje të përgjidhshme kombëtare, në të cilën do të përfshiheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga krahinat, feja dhe gjendja e tyre shoqërore. Patriotet shqiptare dhe veçanërisht Komiteti i Stambollit fillimisht u përpoqën ta bindin Portën e Lartë që të lejonte formimin e një lidhje shqiptare por ajo nuk pranoi.
Meqenëse nuk që një gjendje të pengote mbajtjen e kuvendin shqiptar, ajo u përpoq me anën e agjentëve dhe përkrahësve të saj të foromonte jo një lidhje shqiptare por nje lidhje islame proosmane, ku do të bënin pjesë të gjithë banorët muslimanë të Gadishullit Ballkanik.
Nismën për thirrjen e Kuvendit të Pergjidhshëm e morri Komiteti i Stambollit, por, për të mos shkaktuat reagimin e hapur të organëve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte si dhe më parë në fshehtësi të plotë. Si vend për mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga nga me të medhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave ku do të zhvillohej qëndrësa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen e terësisë tokësore shqiptare. Me organizimin e drejtpërdrejtë të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një komision i posaçëm, shumica e anëtarëve e të cilit ishin nga Prizreni dhe Gjakova, ndërmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica.
Sapo u hap lajmi së Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878, në viset e katër vilajeteve u zhvilluan mbledhje për t’u zgjedhur delegatët që do të nisëshin për në Prizren. Në viset shqiptare të vilajetit të Kosovës, të Shkodres, të Manastirit dhe të Janinës, nuk u caktua si delegatë asnjë nga elemetët proosman. Megjithatë, ulematë dhe funksionarët osman, duke perdorur mjetet nga me të ndryshmet, bënë që në ato kaza, ku banonin popullsi e përzier muslimane shqiptare, bosnjake, turke e pomake, të caktoheshin si delegatë edhe mjaft pashallarë dhe bejlerë sulltanist.
Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878, atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare, mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut osman, Hysen Pashës, nga vilajeti i Janinës kishin arritur vetëm dy delegatë.
Edhe sot e kësaj dite nuk është e njohur lista e plotë e delegatëve që morrën pjesë në diten e hapjes së Kuvendit të Përgjishëm të Lidhjes, njihen më se 110 emra, shumica e të cilëve vinin nga vilajeti i Kosovës, ishin këta përfaqësuses të shtresave të ndryshme shoqërore, çifligarë e angallarë, tregtarë e zejtarë, klerikë e nëpunës, bajraktar e malësorë. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjishëm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Abdulla pashë Dreni, Ymer Prizreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Jashar bej Shkupi, Abdyl Frashëri etj.
Në Kuvendin e Përgjithshëm në Prizren kishin ardhur gjithashtu si delegatë disa feudalë sllavë e sulltanistë nga viset e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kuvendi i Prizrenit filloi punimet në ditën caktuar, më qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit. Kuvendi i përgjithshëm i zhvilloi punimet në një nga sallat e medreses së ndërtuar në shek. XVII nga Mehemet Pasha; kjo ndertesë ndodhet pranë Bajrak Xhamisë. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati më i moshuar, Iljaz pashë Dibra.
Pas formimit të Lidhjes së Prizrenit u zgjodhën organet e saj: Këshilli i Përgjidhshëm me kryetar Iljaz pashë Dibrën për funkisonet legjilative dhe Komiteti Qendror, në të cilin bënin pjesë Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Haxhi Shabani etj, për funksione ekzekutive. Pas një jave debatësh, më 17 qershor 1878, projektprogrami i paraqitur nga delegatët proosmanë, i njohur me emrin Kararname (Libri i vendimeve), u konsiderua i miratuar, ndonëse nuk morri shumicën e votive. Megjithë ndryshimet që i’u bënë, Kararnameja shprehte besnikërinë ndaj sulltanit dhe përshkohej nga fryma islame.
Kurr arriten delegatët e pothuajse të gjitha krahinave shqiptare, u mblodh rishtas, në Prizren më 1 korrik 1878, Kuvendi i Përgjithshëm, i cili më 2 korrik miratoi Kanunin e ri, që i jepte të drejtë Lidhjes të kishte degët e saj në qendrat e ndryshme të Shqipërisë, të shpallte mobilizimin ushtarak e të gjithë burrave të aftë për armë, të mblidhte për nevojat e veta buxhetore një serë taksash të ndryshme, të kishte gjyqe të veçanta. Me këto të drejta, Lidhja e Prizrenit fitonte funksionet pushtetore të veçanta nga ato të Shtetit Osman dhe krijohej mundësia për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar.