Shtesë » Historia
Haxhi Dulla: Bunkeri i Hitlerit
E diele, 25.07.2010, 09:49 PM
Në verilindje të Polonisë gjenden edhe sot gërmadhat e një ndër bazave më sekrete të Luftës së Dytë Botërore - Bunkeri i Hitlerit
“ STREHIMORJA E UJKUT ” ( gjerm. Wolfsschanze)
Nga HAXHI DULLA – Varshavë
Në qendër të „krahinës së qindra liqejve” –Mazuria në Poloni të mbuluara nga lisat e gjatë, gjenden gërmadhat e strehimores (bunkerit ) kryesore të ish diktatorit gjerman të Luftës së Dytë Botërore Adolf Hitlerit.
Urdhëri për ndërtimin e kësaj baze komanduese u dha personalisht nga Hitleri më 1940, kur edhe filluan punimet për ndërtim. Te maskuar në mes të pyllit, në kohë shumë të shkurter u ndërtuan 200 ndërtesa, baraka, 2 aeroporte, centrali elektrik, stacioni i trenit, paisjet e klimatizimit, ujësjellsi dhe dy centrale teleshkruese. Muret e bunkerit ishin të ndertuara me armatur e beton në trashësi 6 - 8 metra dhe kishin një sistem shum të ndërlikuar të ndërlishjes së mbrendhshme nepërmjet tunele me bunkera të tjerë .
Në vitin 1944 kanë qëndruar këtu mbi 2 mije veta. Më 20 korrik 1944, koloneli konti Claus Schenk von Stauffenber provoi këtu të bënë atentat të pasukseshem ndaj Hitlerit
Në këtë vend u morr vendimi për shfrytëzimin e robëve të luftes në industrinë gjermane të armëve dhe në ndërtimin e kampeve të reja të përqendrimit. Këtu hyri në fuqi plani i krijimit të ” Perandorisë Shekullore Gjermane”, u morën vendime kriminele, lidhur me fatin e shumë popujve të Europës .
Strehimorja ishte vend pune dhe vendbanim i përhershme i Adolf Hitlerit, Hermann Goring, Heinrich Himmler, Martin Bormann, Wilhelm Keitel, Joseph Goebbels, dr. Fritz Topdt, Albert Speer etj.
Shfrytezimi i strehimores
Hitleri qëndroi në këtë strehimore në intervale kohe nga 24 qërshori 1941 gjerë më 20 nëntor 1944. Kaloi këtu (duke mos llogaritur udhëtimet që kishte) rreth 800 ditë. Në kohën sa shfrytëzonte strehimoren e ujkut” Hitleri kohë pas kohe qëndronte edhe në strehimoret me emrin "Wehrwolf" afer Winnicy në Ukrainë si dhe në rezidencën e tij Berghof në
Në zonën e I të blinduar përball Hitlerit tërë kohën qëndronin Martin Bormann (shefi i zyrës NSDA dhe sekretari i Hitlerit), Wilhelm Keitel, Alfred Jodl, përfaqësues të resorteve të forcave të armatosura , stenografët, mjekët personal të Hitlerit,ndihmësit e tij që ishin të lidhur ngusht me shërbimin e shtabit të përgjithshem . Tërë puna e përditshme ishte e përcaktuar rreth këshillave. Zakonisht në mesdite ishte mbledhja kryesore e ditës ,ku vlerësohej situata në frontin e luftës, më vonë rreth orës 18,00 bëhej analiza e punës ditore, ndërsa mbledhja e fundit mbahej rreth mesnatës.
Këtu Hitleri pranonte përfaqesuesit e shteteve që në atë kohë bashkëpunonin ngusht me ushtrinë gjermane (të Bullgarisë,Finlandës, Francës – kryeministrin e Japonisë Vichy,ata të, Rumunisë, Sllovakisë, Italisë – dhe atë me dhjetra herë me radhë me Benito Mussolinin ). Tek Hitleri raportonin personalisht kohë pas kohe edhe oficerët e tij nga fronti i luftës – tereneve të okupuara nga Gjermanët .
Qendra Komanduese
Gërmadhat e bunkerit të Hitlerit
Në këtë strehimore (bunker) ndërmirreshin vendime më të rëndësishme të lidhura me historinë e Luftës së II – të Botërore. Më 20 korrik 1944, koloneli konti Claus Schenk von Stauffenber provoi këtu te bënë atentat ndaj Hitlerit. Meqense atentati dështoi, Hitleri urdhëroi që autori , bashkëpunetoret e tij dhe familjet e tyre të likuidohen .
Hitleri e lëshoi „Strehimoren e Ujkut” më 20 nëntor të vitti 1944, kur fronti i luftës u ofrua shumë afër bazes së Tij ( në afersi të qytetit Goldap)