E enjte, 10.10.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Letrat e Mehmet dhe Fiqirete Shehut per Dushan Mugoshen

E marte, 12.10.2010, 06:20 PM


Thone se krimineli kthehet shpesh atje ku ka kryer krimin. Por eshte po aq e vertete se kur keta vrases ndahen me njeri-tjetrin, kane shume mall, sidomos kur ndahen per te shkuar e per te filluar terror ne nje vend tjeter. Mugoshet e Popovicet jane larguar nga Shqiperia per te bere terror ne Kosove, ne gjysmen me te madhe (pjesen e luanit) te mohuar te Shqiperise, ja cfare shkruan Fiqirete Sanxhaktari (Shehu) me lot ne sy e me dashuri per ndarjen e papritur. Edhe pjesa tjeter e bandes nuk i mbante lotet, "...madje Omer Nishani, - thote Fiqiretja, - u shkri ne lot kur mesoi se ju u larguat". Po ne kete leter ajo shkruan se edhe krimineli tjeter Mehmet Shehu nuk do t'i harroje kurre. Me poshte po ju citojme fjale per fjale se cfare shkruan Fiqirete dhe Mehmet Shehu ne letrat e derguara. Letra e Mehmet Shehut drejtuar Mugoshes, pjese e zbardhur te Sang.trad. "Nuk kishim parti, por kishim dhe ishim komuniste bashibozuke, ishim nje "turli" me zarzavate te hidhura e me udhezimet e Miladinit e te tuat, me ndihmat tuaja mundem te seleksionoheshim, te formojne partine tone komuniste, ta forcojme. Na dhate doren, na mesuat, na ngritet si mema foshnjen". Ne fund te letres: "O Sale (pseudonimi i Dushanit) po per interesat e larte te brigades tende, ke do te lesh prane Shtabit te Pergjithshem? Kujt do t'ia besosh kete special t'u shofte soji dhe t'u befte na-a-a-a?!!! Pa le i shkreti Omer Nishani qe eshte mbyllur ne ode dhe qane me ngasherime "duke kujtuar poshtersite qe ka thene armiku per Dushane..." (Sang.trad, faksimile ku jane letrat te fotografuara). Nga letra qe Mehmet Shehu dhe Fiqeret Sanxhaktari (Shehu) i shkruajne Dushan Mugoshes "I dashur shok Dushan, morem vesh nga shoku Taras se se shpejti do te largoheni per ne terrene te largeta, prej nga do te jete i pamundur takimi. Ky lajm qe befasi e hidhet per ne, sic mund te jete per gjithe shoket qe te njohin se aferti. Menjehere kur muarem lajmin, na doli perpara syve Sala: mesuesi yne. Ndenjem disa minuta duke kujtuar perpjekjet e sakrificat e tua per Partine tone (ato qe dime ne) sigurisht qe eshte nevoja e Partise sone Internacionale qe te detyron te largohesh nga ne, ne kete faze madheshtore te levizjes sone e te mos mundesh te shohesh se afermi, me syte e tu, frytet e punes sate ne nje volum me te gjere se deri tash. Kemi kaluar bashke kaq kohe, kemi qare hallet tona komuniste, kemi punuar bashke, na ke udhezuar, na ke korrigjuar, na ke mesuar. Pengesa te medha kemi kaluar, kemi luftuar armikun bashke kaq kohe, jashte brigades dhe brenda ne brigade. Dite kritike kane qene ato qe kemi kaluar bashke (Mehmeti) ne Vlore e Mallakaster, dite kur fraksioni tradhtar i Xhepit na pat minuar organizaten dhe na e pat katandisur per dite te hallit, e nuk mund te harrohet kurre. Jeta jone ne brigade e cila me ndihmen tende serioze dhe me drejtimin e Partise sone e me sakrificat e partizaneve, eshte bere tmerr i reaksionit, nuk mund te harrohet. Per me teper puna konkretet qe t'i ke bere per partine tone ne pergjithesi eshte e paharrueshme, per ne, si per gjithe komunistet shqiptare, s'harrohen kurre sakrificat personale qe ti ke bere per Partine tone, duke mos lene mal, fushe e lume pa kapercyer, duke vene jeten kaq here ne rrezik. Nuk kishim parti, por ishim komuniste bashibozuke, ishim nje turli me zarzavate te hidhura e me udhezimet e Miladinit dhe te tuat me ndihmat tuaja, mundem te seleksionohemi, te formojne partine tone Komuniste, ta forcojme. Na dhate doren, na mesuat, na ngritet si foshnja nenen e na bete te jemi ne gjendje te ecim me kembet tona me nje Komitet Qendror tonin, me nje organizate tonen, me nje vije tonen, te njohur e te aprovuar nga Internacionalja Komuniste. Dhe kemi besim te plote, si neve komunistet, ashtu dhe populli mbare, se Partia jone Komuniste eshte ne gjendje qe te drejtoje popullin drejt objektivit final... 22/1V/44 Fiqeret Snaxhaktari Mehmet Shehu Ky material botohet nen kujdesin e Bedri Blloshmi.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora