Shtesë » Historia
Dëshmitë e diplomatëve të Tiranës mbi Ilegalen e Kosovës '81
E merkure, 20.06.2012, 07:05 PM
NGA DËSHMITË
E DIPLOMATËVE TË TIRANËS MBI ILEGALEN E KOSOVËS TË ´81-it
Insert nga Libri “ JAM KOSOVAR...” i ish ZV. Konsullit Ibrahim Çavollit
IBRAHIM ÇAVOLLI
(1928, Pejë) mësimet e para i mori ne Tiranë, 'ku ishte shpërngulur në moshën
dyvjeçare, për të vazhduar Liceun. Me pas do të ndjekë mësimet në shkollën e
mesme "Sami Frashri" të Prishtinës. Nga fundi i '45-ës shpërngulet
serish në Shqipëri ku do të 'kryeje studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji
të Universitetit të Tiranës dega Histori-Gjeografi. Me 1950 nisi veprimtarinë si
gazetar, me pastaj ndihmësdrejtor i Radiotelevizionit Shqiptar, sekretar i
Kolegjiumit të revistës "Ylli" etj. Me 1981 ngarkohet me detyrën e Zëvendëskonsullit
të Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll. Para pensionimit punoi si redaktor në
revistën "Shqipëria sot". Gjate veprimtarisë gazetareske e
publicistike ka shkruar editoriale, artikuj, kritika problemore, reportazhe,
portrete, përshkrime ... Pas daljes në pension i është kushtuar përkthimeve nga
letërsia, për fëmije. Libri që po ju paraqesim është vëllimi i dyte i serisë "Jam
kosovar...!"
Po! Jam kosovar! E them me zë të lartë, pa fshehur aspak krenarinë. Veç, ka qenë një kohë, kur do të doja ta shqiptoja këtë fakt, më fort. Do të doja që ky pohim të ishte aq i fuqishëm, sa të jehonte me gjëmim, gjer në kupë të qiellit. Jo, thjesht siç thuhet rëndomtë: jam lab, jam malësor, jam shkodran apo jam korçare. Jo! Do të dëshiroja që zëri i im të bubullinte, të shkreptinte si rrufeja dhe të davariste retë e thashe-themnajes, si dielli me shkëlqimin e vet verbues. Kam shumë arsye të jem krenar që jam kosovar. Se Kosova ia zbardhur faqen Shqipërisë gjithmonë.
TRE DJEM TRIMA E IDEALISTE
(...Faqe 199...)
Me sa di
unë, autorësinë e demonstratave të vitit të madh 1981: e mori përsipër, grupi i
të rinjve të quajtur Partia Komuniste M-L e Kosovës (PKMLSHJ–v.i.), Në fillim
nuk dija asgjë për ta. Vetëm se, me që dhënë porosia qe, t'i prisja e te
bisedoja hollësisht, në se vinin e paraqiteshin. Me të vërtetë, ata erdhën,
por, për fat te keq, unë nuk qëllova aty. I priti e bisedoi Ali Ymeri.
Kur u
ktheva unë, ai, me tregoi gjithçka dhe m'u lut që edhe të nesërmen, kur te vinin
prape, ta vazhdonte bisedën, sepse "paraqiste shumë interes" për
sektorin e tij. Detyrat tona qenë ndare mirë e prerë: Me çdo njeri që do të fliste
në emër të ndonjë lëvizjeje, për çështjen e Kosovës, do të bisedoja vetëm unë. Shokët
e tjerë te konsullatës, nuk duhej të përziheshin, në asnjë
Mënyrë.
Aliu, me
tha se, do të me jepte të gjitha shënimet që, kishin të bënin me grupin nismëtar
të demonstratave e çdo gjë që lidhej me organizimin, platformën etj. Ai, do të mbante
vetëm ato që paraqisnin interes te veçantë për sektorin e tij.
Kjo nuk
qe e rregullt, por, i ndodhur para faktit të kryer dhe me bindjen se, pavarësisht
nga detyrat e ndara, kishim një qellim të vetëm e duhej të bashkëpunonim me
njeri-tjetrin, me mirëkuptim, unë pranova. Sidoqoftë, ata, nuk erdhën te nesërmen.
Shkuan ne Ankara dhe takuan me Bujar Hoxhën. Me vonë, pas largimit të profesorit,
shiheshim e bisedonim bashke për çdo gjë.
(...Faqe 200...)
Ishin
djem te mrekullueshëm. Të lidhur ngushte me njëri-tjetrin, jo vetëm nga ideali
që i bashkonte, po edhe nga gjaku qenë të afërt. Kurrë nuk i harroj ata: aq të rinj
dhe aq trima e të përgatitur në çdo
drejtim. Djem të sakrificës si të qenë kalitur në beteja. Kosova i rriste me vështirësi
djemtë e vet, nuk i mësonte me u përkule.
Ashtu qene rritur edhe ata: përmes shtrëngatave që nuk iu ndanë, gjatë gjithë historisë
së lashtë.
Ç’ishte
ky grup? Unë njoha vetëm Abdullahun, Osmanin dhe Fatonin. Si te ishin tre vëllezër.
Te sjellshëm, të ditur, po modeste. Shpesh
mendoj e them me vete se: mësova nga ata, me shume se ç’munda t'u jap, ndonëse
qenë shume të rinj e unë kisha gjithë ato vite në kurriz. I kishte kalitur jeta
dhe iu futen luftës se vështirë e me rreziqe, gjithnjë duke mësuar. I desha
shume ata djem që braktisen ngrohtësinë e jetës familjare, për të vene kokën,
si të thuash në satër, që të fitoje ngrohtësi mbarë vendi. U zhyten me guxim në
rrebeshin e zjarrte të betejave, për t'i siguruar liri e drejtësi popullit të tyre,
të shumë vuajtur që, mbante mbi kurriz, barrën e rendë e të akullt të robërisë.
Grupi i tyre, qe formuar, që në të gjallë të Titos. Kishte shpërndarë thirrje, në të gjitha institucionet e Jugosllavisë, me kërkesën që Kosova të shpallej republike, në kuadrin e Federatës. Ishte aspirate e vete popullit kjo. E patën përsëritur disa here këtë veprim, duke ftuar autoritetet me të larta që, të plotësonin këtë të drejtë legjitime, pa qenë nevoja te dilet në rruge e të bëhen konfrontime të padëshirueshme. Shpresonin që kjo do të fitohej sa qe gjallë Titua. Por pritja qe e kotë. Ai qe përgjigjur njëherë me 1968 dhe me sa duket, nuk e vlerësoi me. Ndofta nuk guxoi ta vlerësoje. Rankoviçi, vërtet qe kishte rene nga fiku, por jetonte ende mes luksit e mbahej mire, ndërsa nacionalizmi serb, ndonëse i goditur teorikisht, mbahej fuqishëm praktikisht.
Vdekja e
Titos, e ndërlikoi gjendjen. Grupi i Abdullahut, me intuite të mprehte, e mori
me mend se, pas kësaj, serbet shovenë që i mbanin veshët bige, do të gjallëroheshin,
do të ngrinin jo vetëm veshët, po edhe thikat që mbanin nën kokë. Si rrjedhim,
sa me shume ditë që të kalonin, aq me shumë do të vështirësohej, plotësimi i kërkesës
së tyre dhe i popullit. Pritja nuk do të sillte asgjë, veç dëmit të mëtejshëm. Pra, o tani o kurrë!
(...Faqe 201...)
lshte
koha, kur pritej regres në Jugosllavi. Mbi të gjitha, ishte koha, kur ndjenja
kombëtare e shqiptarëve qe rritur, populli kishte fituar besim në vete. Marrëdhëniet
e shpeshta vëllazërore me Shqipërinë, qene sigurisht, ushqim shpirtëror i pazëvendësueshëm,
Në këto
rrethana, grupi mendoi të hidhej në sulm. Ashtu u be. Dhe si dihet, pas një preteksti
të thjeshte, thirrja për demonstrate, u përkrah menjëherë nga studentet. Pastaj
mori flake e u shtri në masën e gjerë të popullit. Preku zemrën e tij, plagët që
i dhimbni. Nxori në drite e vuri në pah, atë bashkim të çelikte që, gjallonte
duke pulsuar, pa u ndalur kurrë, në shpirtin e tij të madh.
Në ato
demonstrata, mori pjese aktive, edhe një grup tjetër i organizuar që, njihet me
emrin, Grupi Marksist Leninist i Kosovës. Të gjithëve na kujtohet, e përhapur në
shtyp, nëpërmjet te një fotografie, figura e Hydajet Hysenit. Ai u foli masave,
me zjarr e mençuri. I udhëhoqi me guxim e shembull vetëmohues. Me sa di unë, ai
i përkiste, pikërisht këtij grupi i cili kishte në krye djem si Kadri Zeka.
Kam
bindjen se, të kësaj kategorie qenë edhe Abdullau me shokët e vet, Osmanin e
Fatonin. Hero nuk janë vetëm ata që vdesin! E di që, tani, vret veshin përmendja
e emërtimeve si komunist, marksist-leninist etj. Po ç'ti besh se vërtetës? Ata
qenë në balle! Ata sakrifikuan të parët!
Një dite,
në shtëpinë e Tefik Strajës, në Pendik të Stambollit, që ishte kthyer në strehe
të ngrohet për luftëtaret e lirisë, me dhëne një pamflet të shkruar. Ishte përgatitur
për qellim propagandistik. E lexova me kujdes dhe i entuziazmuar, thashë:
- Po ky, është
manifest i shkëlqyer, bre! Kush e shkroi? Abdullahu, ngurroi një çast, pastaj
duke u drejtuar nga Osmani e Fatoni, tha:
- Po ja,
ne ... se bashku!
Si
gjithnjë, ai djalë fisnik, i talentuar e i guximshëm, me cilësi prijësi, ndonëse
fort i ri, ishte njëherësh edhe tepër modest.
(...Faqe 201...)
Ra fjala,
për partine që kishin formuar. Ai, me të drejtë, kishte vënë re se, mungesa e
një partie kombëtare që gjate Luftës NÇL kishte sjelle pasoja negative në fatin
e statusit të Kosovës. Maqedonët që e patën krijuar një parti të tille kombëtare,
fituan statusin e republikës, ndonëse me popullsi më të pakët se ne.
Ishim te
Tefik Straja. Aty, qene strehuar si në shtëpinë e vet, falë bujarisë edhe të zonjës
së shtëpisë, Nuran hanemit, me origjine të largët nga Lushnja. Ajo, ashtu si
edhe i shoqi, e dinin mire se ç’bindje politike kishin mysafiret. Ato bindje
qenë të ndaluara dhe dënoheshin në Turqinë e asaj kohe. Nga ana tjetër, ata,
burrë e grua, qenë antikomuniste të vendosur. Ç'i shtynte të jenë kaq dashamirës?
Asgjë tjetër, veç luftës për ta bërë Kosovën të lire, si gjithë popujt e tjerë.
Vetëm kjo i bashkonte! Ishte një force që rrinte mbi çdo ndasi!
Ruaj
kujtime të pashlyera, për të gjithë. Nuk më ikin kurrë, nga zemra, ata djem, të
cilët, duke lëne pas dore gjithçka të jetës rinore, studimet e kënaqësitë e
moshës, iu kushtuan, me mish e me shpirt, me mundësi për të humbur dhe jetën, çështjes
se rrezikshme të lirisë së popullit të vet.
E takova,
pas shumë e shume vitesh, Abdullah Prapashticën. Në Prishtinën e lirë. U përqafuam
vëllazërisht. Kujtuam ato dite të kaluara e të largëta që na njohën e na
bashkuan, për një qëllim. Ishte po ai, i thjeshtë, modest e pa asnjë pretendim.
Ende i brishte në pamje, sie që atëherë, po tërë zjarr e shpuze në shpirt e zemër
dhe i përkushtuar, si gjithnjë, për çështjen tonë të madhe. U binda edhe një herë:
Nuk është nga ata që rrahin gjoksin.
(...Faqe 203...)