Shtesë » Historia
Brahim Avdyli: Serbët, Serbia dhe Kombi Shqiptar
E diele, 10.06.2012, 02:56 PM
Nga Brahim AVDYLI
Me qasje të pavërteta ndaj vetes dhe
historisë, me aktivitete të
paskurpullta dhe tendencë ekstreme e nacionaliste po bëhen aktualisht si “të
njohur” serbët dhe
Serbia. Bota është mësuar të gëlltisë të pavërtetat e tyre. Na shtrohet pyetja:
a ekziston me të vërtetë “kombi serb” apo ai është krijuar artificialisht.
Kjo na detyron të shkruajmë edhe njëherë shkencorisht për problemet e popujve
të Evropës antike dhe të Ballkanit. Kësaj radhe do të flasim për banorët e parë
të Ballkanit. Nuk do mend se ne dijmë shumë mirë të vërtetën historike. Populli
shqiptar është një nga popujt më të vjetër të botës dhe të Ballkanit. Ne e
njohim si pellazgë, si thrak, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë[1]). Pra, shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve
hyjnorë-siç thotë Homeri. Ata janë që në kohët e lashta antike
autokton në një pjesë të territoreve te veta dhe jetojnë aty edhe në ditët e
sotme. Sot, trualli i tyre përfshinë trevat e ngushtuara nga genocidet e
pandaluara të “kombeve” tjera në Kosovë, në Maqedoni, në të
ashtuquajturat Mal të Zi e në Serbi, në Greqi, dhe në vetë Shqipërinë, që ka
mbetur gjallë nëpër luftërat e shpeshta fetare.
Shqiptarët janë themelues
të qytetërimit të lashtë antik[2]). Nuk është quajtur kështu në kohët antike,
gjatë “Shekujve të errët”[3]), të cilën do ta shqyrtojmë në ndonjë vepër
tjetër. Por, po nisemi paraprakisht nga popullsia pellazge. Pellazgët janë
njerëzit e shpellave, të maleve, të fushave, të luginave, të lumenjëve, të
liqeneve, të bregdetit dhe të deteve. Pellazgë, do të thotë paraprakisht
njerëzit që jetonin nëpër pellge, që zënin pritat nëpër lumenj për të ujitur
tokat e tyre dhe nëpër liqene e detra të shumtë, të cilat u bënë njëherazi
mundësitë e para të shpërndarjes së kësaj race nëpër botë. Raca e tyre qe një
racë e veçantë në tërë Evropën. Nga shumë autorë, pjella pellazgë ështëpjellabardhë. Vendin ku jetonin e quanin Pellazgi.
Ai shtrihej nga Azia e Vogël e në Ballkan.
Treva pellazge shtrihej
nëpër trevat historike paraevropiane dhe jetonte nëpër fise që vinin shpeshherë
në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo
pyjeve. Në rast se rreziku u kërcënohej nga popujt më të largët, bashkoheshin
dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë
lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve ishin të përkohshme. Më vonë, lidhjet e
fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Toka
ishte shumë e pasur me minerale të jashtëzakonshme. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë[4]).
Mund të dëshmohet
shkencorisht se në tërë Ballkanin Qëndror, në Dardaninë antike, ose në Albaninë
mesjetare, apo Kosovën Moderne, kishte zënë fill qytetërimi [5]). Sinonimi më i vjetër i emrit pellazg,
krahas thrakas, është emri ilir, që do me thënë njerëz
të lirë, që jetonin të lirë në dete dhe tokë.
Sinonimi alban vie nga fjala alb(p)-an,
që do të thotë ana e alpeve, pra malësor, malësi. Mali ishte shumë i ngritur
mbi sipërfaqen e tokës, më e lartë se kodra, pra maje me kreshta, zakonisht të
pjerrta që zbrisnin në lugina. Sinonimiarbanas rrjedhë nga fjala arb-an-nas,
që do me thënë banor i fushave, fusharak. Sinonimi arnavud,
rrjedhë nga fjala turke (fjalori i osmanlinjëve) ar-na-v(u)d,
që do me thënë botanist, kopshtar[6]). Këte e dimë dhe nuk na nevojitet më shumë
të shkoçisim.
I ashtuquajturi “kombi
serb” është “krijuar” artificialist në Ballkan. Na kanë
lodhur me parollat e tyre bajate dhe të paargumentuara. Por, ne po fillojmë nga
Shqipëria. Aty shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise
të vogla, si psh. helidonët, sesaretët, partinët, arbrët,
që mund të jetë bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve- emrit arbër.
Ne e dimë se prej ku ka ardhur emri arbanas. Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës
deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok,
dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën
dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri e përëndim, dhe quhejDardania[7]).
Dardania e vjetër vie nga Troja e këtej, nëpër ngushticat e Bosforit
deri në Ballkan.
Perandoria Bizantine ka
rrjedhur prej Mbretërisë së Dardanisë. Toponimi Bizant ka dalur nga fjala biz-ë/bez,
ana e bizëve, e brigjeve e kodrinave të vogla prej rëre pranë Konstatinopojës (Stambollit, Istanbul), që e ka marrë
emrin prej Kostandinit të Madh, pellazg-dardan nga Nishi (pra ilir, shqiptar), duke e bërë
Perandorinë Bizantine me Konstantinopojën si Kryeqytet, që është ngritur mbi
shtat kodra rëre, njësoj si Roma e Perandorisë Romake dhe u quajt Pjesa
Lindore e Perandorisë Romake. Bizanti quhej Illirikum,
pra Iliria dhe banorët e saj nga pikëpamja e
shtetësisë quheshin bizantinë dhe nga përkatësia etnike dhe kombëtare quheshin
ilirë[8]).
Gjatë shekujve XI-XV emri ilirë,
si emër antik e mesjetar, zëvendësohet gradualisht nga sinonimet paoshtu të
vjetra:alban (alb-an=malësor), arban (arb-an=
fushor), arnavud (ar-na-v(u)d=kopshtar)
dhe shqiptar (shqipe-t-ar=
shqiponjë, shqipe), me kuptimin zotërues të vendit, të maleve,
fushave, i kopshteve dhe i qiellit të tyre.[9]) Bijtë e shqipes quheshin luftëtarët Pirros
dhe të gjithë ata që krenoheshin ndër betejat për ta ruajtur të gjallë kombin e
tij pellazgo-ilir apo epirotas, sepse ai e mbante në kokë helmetën me kokën e
shqiponjës. Kështu quheshin të gjithëbijtë
e shqiponjës, pra shqiptarë.
Qysh në gjysmës së parë
të shekullin e XIV, në veprën e gjeografit iranian Bitlis shqiptarët regjistrohen si kavim-komb e jo si millet-popull,
kurse udhëpërshkruesi turk Evlia çelebiu, i cili e vizitoj
Kosovën, shkruan se popullsia e Kosovës ishte popullsia shqi-ptare,
kurse lumi Llab, i cili rrjedhë pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri (Arnavutlluk).[10])
Kjo është baza historike
pellazge, ilire apo shqiptare e Kosovës aktualle, e cila nuk përfshinë as
gjysmën e shtrirjes së vet antike. E ashtuquajtura “Serbi”- si shtet dhe as si territor
etnik e kombëtar nuk ka ekzistuar. Në shekullin e XV
e deri në shekullin e XIX ka luajtur një rol të fryrë vetë Patrikana
ekumene e Stambollit e
krijuar në Perandorinë Bizantine prej Mbretërisë Dardane, pasi e ndanë
Perandorinë Romake në Perandori të Lindjes dhe të Përëndimit, me shqiptarët
ortodoksë. Në shekullin e XIX përkatësia kishtare filloi gradualisht të
shndërrohej në përkatësi kombëtare. Shqiptarët ordodoksë u bënë
gradualisht serbë, greke, malazias, bullgarë armenë; shqiptarët katolikë u bënë
kroatë, italianë; ndërsa shqiptarët mysliman u bënë boshnjak, turq e arabë. [11]). Emri serb nuk tregonte përkatësinë etnike dhe
kombëtare, por sociale. Të parët tanë (gegët) u kanë thënë shkja (raje).
Shkijet kanë qenë skllavët dhe kanë qenë ata që i afroheshin kishës ortodokse,
sepse ajo i pranonte.
Justiniani i Madh ka qenë
nip i Justinit nga Nishi, ilir, i cili ja dha emnin Justina Prishtinës dhe luftoi
me skllavët anë e përtej deri në vdekje. Nuk kishte djemë, por Justiniani i
Madh, djali i motrës, vie nga Taurisiana (pranë Shkupit) dhe bëri shumë për vendin e vet me
qëllim që t`i mbronte nga sulmuesit barbarë apo skllavë.
Për këtë detyrë sublime
të tij në tërë hapësirën ilirike lindore ka ndërtuar mbi 400 fortesa dhe i ka
pajisur këto me armatime dhe paisjen përkatëse. Justiniani ka folur në jetën e
tij të përditshme gjuhën që folin edhe sot shqiptarët[12]). Ai i pat bërë fortesa nëpër tërë ilirinë
që të mos mundeshin të vinin avarë dhe skllavë, por 100 vjet pas tij, në krye
të Bizantit erdhi Herakliu, një kundërshtar i tij, dhe formuloi e nënshkroi
dekretin me të cilin u “jepte leje”atyre që të vendoseshin në
veri të lumejve Sava e Danub, që nuk ishin toka bosh nga vendasit. Ata e
quajtën veten e tyre skllavini. Shumë femra martoheshin me burra të
tjerë. U deshën 3 breza që popullata e krijuar nga martesat e vendasve me
bullgaro-mongole apo turko-skllave të mos e fliste gjuhen e të parëve të vet,
por të fliste gjuhën e nënave skllave. Edhe në ditët tona, femrat ruso-sllave
po i “marrin” me dredhat e tyre dashurore mëshkujt gjerman.
Perandoria Bizantine
sulmohej gjithnjë nga fiset barbare. Për ti amortizuar këto sulme të fuqishme
dhe të shpeshta barbare i vendosën çuditërisht në Ballkan, në Anadoll dhe në
Azi. Kështu filloi prozesi i simbiozës së autoktonëve (pellazgëve-ilirëve-shqiptarëve) me
ardhacakët (turko-sllavë)[13]). Serbo-sllavët nuk kanë ekzistuar në tokat
tona gjatë kohës antike. As Greqia nuk ka ekzistuar në atë kohë, por ka qenë Pellagonia,
që ishte pellazge-thrako-ilire, vetëm sehelenët (më
vonë janë quajtur grekë!) kanë absorbuar tërë mitologjinë nga
pellazgët autoktonë, historinë, ndërtimin e kullave, të qyteteve, shteteve dhe
minierat që i ka zotnuar pellazgu (pra thrakasit, ilirët, dardanët). Ata kanë
ardhur si emigrantë deri në shekullinin e VIII p.e.s. pra, si
pakicë kombëtare nga Libia, Siria dhe Egjipti dhe janë ngritur përmes pellazgëve, të
kooptuar me anën e dredhive të tyre. Pellazgët kanë qenë hyjnorë dhe nuk kanë ditur dredhi. Nuk kanë pasur as gjuhë të
shkruar. Grekët ua kanë imponuar atyre të “mësojnë” gjuhën
helene për
të pasur mundësi të ngriten në shoqërinë e mëvonshme skllavo-pronare. Si
pakicë, janë bërë me “një
rol të veçantë” në historinë
e absorbuar. Ndër të tjerë, i kanë mësuar skllavët të gënjejnë, vrasin e grijnë
autoktonët paqësor e mikëpritës. Emrin “sllavë” e kanë nxjerur nga emri “skllavë” dhe kështu, më vonë, janë
krijuar bullgarët, serbët, malaziasit, etj. Femërat e tyre kanë punuar në
shtëpitë e pellazgëve, dhe të shumtën kanë ardhur fshehurazi në kontakt me
burrat dhe kanë bërë ndonjë fëmijë, që është bërë me kohën një konglomeratë e
veçantë. Femrat skllave, përkundër burrave, kanë ditur ti edukojnë fëmijët e
tyre në një gjuhë që është bërë “si gjuha e tyre”, të marrë nga gjuha
pellazge autoktone[14]). Vllehtë janë një konglomeratë e dardanëve-ilirëve-shqiptarëve dhe të turqëve të romanizuar në pikëpamje gjuhësore[15]).
Antroponimet, toponimet
dhe mikrotoponimet „sllave“ nuk janë sllave, por janë
ortodokse dhe bogumile (patarene)në faltoret e të cilave
përdorej gjuha kishtare e fo-rmuar nga Qirili dhe Metodi, të cilët, në të vërtetë, kanë qenë
hebrenj.
Serbishtja, si “gjuhë
kombëtare dhe letrare” është
krijuar nga Vuk Karagjiqi, në shekullin XIX,
ndërkaq sllavishtja e vjetër përmendet nga gjysma e dytë e
shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri
në shekullin e XIX, e në disa familje serbe deri në ditët tona.
Gjuha kishtare që u formua nga Qirili dhe Metodi, quhej „Gjuhë
ilire“(Illyrika Lingua), kurse më vonë nga pansllavizmi i
lëshuar si „lëvizjë gjithësllave“, në të cilën u kyqën ata popuj të
ballkanit që mbanin veten si të këtillë, është quajtur „gjuha
e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore
një sekt të krishterizmit, të cilën e
quante papati „skizmë“, atëherë ithtarët e kishës
ortodokse ku përdorej„gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se
në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe vepronin dhe pa marrë parasysh
etnikisht a ishin shqiptarë, turq apo vlleh[16]).
Kombin Serb dhe shtetin e
tyre- Serbia e ka krijuar pasllavizmi dhe kisha ortodokse, nga
gjysma e dytë e shekullit XIX. Ky komb u krijua nga asimilimi i
vllehëve, i turqëve, i shqiptarëve, i boshnjakëve, kurse shteti i tyre
kombëtar- Serbia është krijuar në trevat etnike të shqiptarëve.
Emri serbë ka shpjegim nga etimologjia turke (serbez=i
lirë), ose latine (serpente=gjarpër), që do me thënë se përshkruan veti të
natyrës dhe të sjelljes së këtij populli, që godet papriturazi (nën dushk, kur nuk e pret), si gjarpër.
Faktori i parë i „krijimit
të Serbisë“, si fqinji i parë më i pabesë ndaj shqiptarëve,
është faktori historik, që flet për dyndjet kryesore të fiseve turke prej Azisë
Qendrore në Ga-dishullin Ballkanik, nga shekulli i VI e deri në shekullin e
XIII, si avarët, vllehtë, bullga-ret, kumanët, peçenekët, oguzët, magjarët
(hungarezët). Serbët avarë, po themi edhe
njëherë, nuk ishin sllavë, por vinin nga
Himalajet. Një pjesë e popullsisë vendore ilire, deri ne Danub, është
shpërngulur drejtë jugut, ndërsa pjesa qendrore e tyre u detyrua të adoptohej
nga pushtuesit serbë dhe të shkrihej gradualisht në gjirin e tij.
Me vendosjen e fiseve turko-sllave
në Ballkan (shekujt
VI-XIII) filloi simbioza e ardhacakëve me popullsinë autoktone të këtyre
vendeve, si ilirët, dardanët dhe trakasit, që
në të vërtetë të gjithë ishin të popullsisë pellazge. Dardanët
quheshin ndonjëherë triballë, një fis i vjetër pellazg (tri-ball= tri ballët e maleve që ndodhen në luginës
e Moravës së Madhe), më vonë skizmatikë. Emri antik pellazg
shkallë-shkallë zëvendësohet me sinonimin ilir, ndërsa prej shekullit XV
zëvendësohet me sinonim alban, arban, arnaud, arvanit, arbëresh. Kah fundi i shekullit XII
sllavët turko-avarë(bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë
në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e
sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[17]). Që me 1180 serbët avarë sulmuan për herë
të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare;
më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[18]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Stefan
Dushani (1331-1355)
ishte mbret i Rrasisëdhe mbret
i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk
ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë
kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në
Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së
atij shteti, te Jeni Pazari.
Kronikasit bizantinë Halkokondili,
Kritobulli, Dukasi na
japin të kuptjomë se popullsia e sotme e Kosovës dhe qeveritarët e saj Despoti
Stefan Dushani, Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Stefan
Lazri, poashtu despot i Rrasisë, ishin ilirë, triballë, pra shqiptarë, njëherë
katolikë e nga Millutini e këtej skizmatikë. Ata nuk qenë aspak “serbë”, siç pohon historiografia e
rrejshme serbe[19]). Kosova si kuptim gjeografik hyri në
histori pas Betejës së Parë të Kosovës (1389) rrëzë malit ALBANIK, në luginën e lumit ALB (Lab, Llab), në përëndim të qytetit xehtar metalurgjik KOSOVA.
Meqë beteja u zhvillua në fushën e qytetit Kosovë, gradualisht i gjithë
Ballkani Qëndror u pagëzua me këtë emër. Kuptimi Albania zëvendësohet me atë të Kosovës [20]). Beteja e parë e Kosovës (1389), e cila
sipas francezit Filip Mezier u zhvillua në
Albani, e jo në tokat serbe (sllave), siç
përpiqet të „vërtetojë“historiografia e re serbe, i
cila asnjëherë nuk u dëshmua me argumente serioze dhe shkencore.[21]) Gjuha serbe ka filluar që nga gjysma e
parë e shekullit XVII e jo më herët, seç pretendojnë “historiografët” serbë.
Propaganda serbe e ka
përdoruar Betejën e Kosovës (në muajin qershor të vitit 1939) për „idealin
kombëtar serb“dhe ka krijuar prej saj një mit të fryer me të cilin
përpiqet të justifikojë pretendimet „historiko-etnike“ mbi Kosovën, në të cilin ishte vrarë
mbreti (Krajl) Lazari, dhe i
cili e kishte komandën kryesore në Betejën e Kosovës, sepse ia kishin dhënë
shqiptarët. Beteja e Kosovës nuk ka qene vepër e serbëve, por një koalicion të
krishte-rësh[22]) të përbërë nga serbët, shqiptarët,
bullgarët, boshnjakët, kroatët, rumunët, hungare-zët, polakët dhe çekët, i
vlerësuar si „koalicion antiosman“, me karakter
ballkanik dhe evropian. Nga burimet turke del se një ushtrie shqiptare prej
mëse 50‘000 luftëtarëve i printe princi i Shkodrës, Gjergj Balsha[23]), ndësa burime të tjera vërtetojnë se në
këtë betejë morën pjesë princërit shqiptarë, sidomos gjyshi i Skenderbeut,
princ Gjergj Kastrioti. Kjo kishte më shumë karakterin e një kryqëzate për
t‘i prerë hovin rrezikut musliman, se sa një lufte me karakter kombëtar.
Gjergj II Ballsha, Teodor II Muzaka, Gjergj Kastrioti ishin në luftë kundër
Sulltan Muratit I.
Ndër të vrarët ishin Sultan Murati I, Teodor II Muzaka
dhe mbreti (krajl) Lazari[24]). Historiografia e re serbe e përdori këtë
sfond historik të koalicionit evropian për qëllimet e veta gjakatare mbi
shqiptarët[25]) dhe nuk shpurdhi fare në karakterin
historik të kësaj date. Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani ishin
ilirë, dardanë, triballë, e nga Millutini e këtej-skizmatikë. Stefan Dushani (1331-1355),
që pasonte Stefan Nimanin dhe Stefan Uroshin (1282-1321) shpalli
heretikë shqiptarët të lidhur ngushtë me herezinë latine dhe mori masa rigoroze të dënimit të
tyre, shumicën me vdekje. Kjo u kodifikua fuqishëm në Kodin
e Stefan Dushanit (1349),
sepse në këtë kohë kishte marrë hov krishterimi latin.
Të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë
qenë aty dhe janë shumë kohë para shpikjes së „serbëve“. Ato
janë ndërtuar gjatë kohës së sundimit të Bizantit në këto treva, të banuara me
popullsi autoktone dardane, illire dhe pellazge, dmth. shqiptare. Këto
monumente kulturore vendase i ka përvetësuar elementi ortodoks dhe skizmatikë,
të vetëquajtur më vonë „kombi Serb“ dhe ia paraqet botës si monumente
historike të vetat. Sundimtarë të dinastisë së Nemanjiqëve (Nimani), disa nga
këto kisha i ka meremetuar ose zgjeruar, por jo ndërtuar nga themelet[26]). Qeveritarët e dinastisë së Nimanjëve (Nimanasit-Nemanasit, dhe nga shekulli i
XIXNemanjiqët) dhe Stefan
Nimani ishin ilirë, triballë, dardanë[27]), dmth. shqiptarë ortodoks. „Serbët“
e Kosovës janë shqiptarë ski-zmatikë dhe kushërinj të shqiptarëve musliman dhe
katolikë.
Vazhdimisht përmenden peshkopatat katolike të Tivarit,
Shkodrës, Ulçinit, Drishtit, Kotorrit,
Breskovës, Rogoznës,
Pultit, Gjakovës, Prizrenit, Trepçës, Graçanicës, Shkupit, etj. Duke iu
referuar krisobullës së artë të mbretit Stefan Deçani (1330), banorët e pronave
te Manastirit të Deçanit ishin shqiptarë dhe vlleh, që dmth. besimtarë të
besimit ortodoks. As në këtë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve
në këto treva.[28])Të gjitha burimet kishtare flasin për „latinë“ dhe „skizmatikë“.
Dispozitat „antiheretike“ të Kodit të Dushanit thirrnin në kauzë
shqiptarët katolikë, ndaj të cilëve shtoheshin represionet fanatike. Kështu
problemi fetar shkrihet e bëhet një me problemin etnik, me ç’rast nëpërmes të
goditjes së pjesëtarëve të konfesionit të huaj goditeshin pjesëtarët e një
etnie tjetër, dmth. shqiptarët[29]). Ishte hapi i parë drejt asimili-mit
etno-kulturor të shqiptarëve dhe konvertimi fetar i tyre me emra sllavë, që
shprehte një politikë të dhunshme të asimilimit. Ai është zbatuar nga një numër
vogël skizma-tikëve. Nga njëra anë qëndrojnë „heretikë“ të persekutuar e nga tjetra anë qëndrojnë „ski-zmatikë“ persekutues. Nemanjiqët
ishin me prejardhje shqiptare“[30]).
Krahinat e Pejës, Deçanit
dhe Jakovës (Gjakovës) janë pjesëtarë të rajonit të Duka-gjinit. Emërtimin „Metohi“ e përdorin skizmatikët dhe
serbët nga greqishtja e vjetër biza-ntine, që do me thënë se kjo trevë është
treva ku janë pronat e kishës. Shprehja „Serbia“ mesjetare është shprehje e
pansllavizmit, që daton nga shekulli i XIX, sepse në kohën e sundimit të
Nimanajve shteti i tyre quhej Arbania-Albania ose Rrasia (emri
i kryeqytetit të shtetit në fjalë) dhe banorët e tij quheshin arbanas-albanë ose rrasian. Fjala rras rrjedhë nga fjala
shqipe rras:ë.-a, rrasat e mermerit afër Jeni
Pazarit, ku edhe sot e kësaj dite ndodhet miniera e mermerit të njohur të Jeni
Pozarit.[31]) Fjala „serb“, që do të jetë me prejardhje
turke („serbez“, domethënë „i lirë“),
barazohet me fjalën „ilire“, që nënkupton popullatën
etnike të këtyre vendeve. Popullata serbe ka ardhur në shprehje të distancimit
fetar dhe demonizimit të trojeve autoktone shqiptare, sidomos të atyre që
pranuan fenë katolike romake. Stefan Dushani i intensifikoj përpjekjet për të
asgjësuar faktorin „herezi“ si faktor „destabilizues“ dhe persekutimet ndaj katolikëve.
Fenomeni i serbizimit të shqiptarëve në trevat e kontaktit të parë me „sllavët“ erdhi në përfshirjen tonë valë-valë
nën sferën e veprimit të shtetit dhe të kishës serbe. Serbët ia arritën
koncetrimit më të madh të pushtetit të tyre politik dhe kishëtar. Procesi i
serbizimit të dhunshëm të emrave shqiptare iu përgjigj politikës së programuar
të asimilimit, që ishte planifikuar nga mbretërit serbë. Kodi i Stefan Dushanit
përbën një corpus reati të pakundërshtueshëm. Politika e
konvertimit fetar dhe i sevizimit të emrave nuk mbeti pa lënë gjurmë në atë
drejtim që i kishin paracaktuar mbretërit “serbë”.
“Shqiptarët në trevën e
Kosovës, në pjesën më të madhe ishin të besimit ortodoks, të lidhur me
patrikanës së Pejës, dhe mbanin antraponime (emra) të përzier shqiptaro-sllave,
ose antroponime fetare ordodokse e më pak bizantine. Përqafimi i ortodoksizmit
nga popullsia shqiptare e këtushme dëshmon se gjatë shekujve XII-XV, kur ajo
ndodhej në pushtimin serb, kishte qenë e shtërnguar t`i nënshtrohej asimilimit
fetaro-ideologjik, që i zhvilluar krahas intensifikimit të kolonizimit, rrezikonte
të çonte në ato kushte, në një asimilim etnik“[32]). „E drejta historike e Serbisë“ në Kosovë bazohet në
trillime dhe falsifikime të fakteve historike.
Historiografia
pansllaviste serbe bëri në fakt falsifikimet e tri fakteve historike:
1) “Kishat
dhe manastiret serbe në Kosovë”,
2) “Beteja
e Kosovës nëpërmjet serbëve dhe turqëve (1389)”,
3) “Dyndja
e madhe serbe nga Kosova në krye me Arsenije III çarnojeviçin (1690)”[33]).
Kjo e fundit është
gënjeshtra më madhe e “serbëve”, dhe shënon ikjen e tyre nga Kosova dhe
Ballkani, nëpër Jeni Pazar e Studenicë, për në Panoni. Ky është një “gabim” fatal i serbëve që e bëjnë qëllimisht
disa “doktor” të“shkencave” nga libri në libër, dhe në veçanti, “krye-shkencëtari” Dushan J. Popoviqi. Luftërat
austriako-osmane vinë si shkak i shtatërrimit të Perandorisë Osmane nga
pakënqësia e imponimit të tyre fetar, si vazhdimësi e
Perandorisë Bizantine, e cila kishte ardhur
si vazhdimësi e Mbretërisë Dardane, të cilat kishin në prapavijë kombin
pellazg-ilirë-shqiptar të besimeve të mëhershme, pra paganë, ortodoksë,
katolikë e myliman. I njëti popull kishte qenë në boshtin themelues të këtyre
shteteve, së bashku me disa treve të gjëra e të pushtuara të popujve fqinjë që
ishin në Perandorinë Bizantine dhe më tepër në Perandorinë Osmane. Të gjitha
këto shtete dhe të gjitha këta luftëra kanë karakter fetar, madje edhe luftërat
Austriako-Osmane.
Perandori i Austrisë,
Leopoldi I, u kishte premtuar popujve të Ballkanit lirinë me kusht që ata të
luftonin në anën që e kryesonte ai kundër Perandorisë Osmane. Ishte e
pasukseshme përpjekja iluzore e ilirit Gjergj Branku, më 1688, i cili, i
propozonte Perandorit të Austrisë, Lepoldit I, që të formonte “Perandorinë
ilire”, të shkruar në disa faqe, ku trakasit,
ilirët (pra shqiptarët), rrasianët (pra
banorët e Rrasisë, Sanxhakut të sotëm), boshnjakët,
bullgarët dhe serbët (skizmatikë) dëshirojnë që t`i kthehet liria
Evropës dhe Azisë (së Vogël); që ilirët (shqiptarët,
boshnjakët, rrasianët) të
mund të zgjidhnin despotin-mbretin me titullin e perandorit; dhe t`u jepej
liria e besimit, t`u rrespektohen kufinjtë e vjetër, liria dhe privilegjet[34]). Sipas Gjegj Brankut e gjithë popullsia e
Ballkanit ishte me prejardhje illire. Ata ishin
krijuar të gjithë nga substrati ilir.
Nga këto arësye Gjegj
Branku u shpall nga kisha ortodokse “gënjeshtar” dhe “despot rrenacak”. Gjergj Branku ishte
i denjë në përcaktimet e veta. Popullata e Ballkanit po skizmatizohej
(ortodoksohej) me
të madhe në këtë kohë, nëbullgarë, në
serbë dhe boshnjak. Vetë gjuha ruse, që ishte bërë nëna
e madhe e ortodoksëve të
Ballkanit, i kishtethemelet e pasurimit
nga gjuhët që vinin prej Gadishullit të Ballkanit[35]). Këte nuk e cenknin fare “gjuhetarët” sllavo-rusë, sado që lejonin të
dukeshin ndikimet latine, pa e cekur se gjuha
latine, si gjuhë artificiale e krijuar në Romë nga etruskët (toskët e sotëm të Shqipërisë) ishte
krijuar mbi ilirët, trakët (ose thrakët) pellazgët
e hershëm (kupto: para grekëve); ua kishte përcjellur tërë pasurinë e
leksikut, formimit të fjalëve e të gjuhës, sikurse gjërat tjera të bujqësisë,
blegtorise, të metalurgjisë, të ndërtimit, të luftës e të paqes. Turqit, si
komb, qenë krijuar vonë, në shekullin XX, dhe ishte komb i ri.
Kështu, skizmatikët ortodoksë dhe boshnjakët u morën vesh
ndërmjet veti të sulmojnë ushtrinë osmane me britmë të madhe dhe ndikoi që
ushtria osmane të frikësohet së tepërmi dhe të lëshojë pozitat e veta. Me 6
prill 1689 konti Ludvig Badeni, kamandanti kryesor i luftëve te austriakëve dhe
osmanëve, synonte të pushtojë Nishin dhe përmes Prokupjes të udhëtojë në Kosovë
e Prizeren, dhe përmes Kukësit dhe Shkodrës të dilte në Detin Adriatik (i
quajtur më parë Deti i Jonë). Mirëpo, ai kthehet për në Vidin
(Bullgari), ndërsa në kry të forcave që udhëtonin në Kosovë e la gjeneralin
Pikolomini. Ai u prit kudo me entuziazëm nga skizmatikët ortodoks shqiptarë, si
psh. në Prishtinë 5000 shqiptarë, ndërsa 3000 kryengritës e morën Pejën dhe me
25 tetor 1689 nga Kaçnaniku kaloi në Shkup, të cilën e kishte goditur murtaja.
Sikur Neroni që e shikonte Romën dikur, Gjenerali, duke ndëgjuar muzikë sodiste
skenat mizore dhe lemeritëse të Shkupit, që po i gëlltiste flaka. Pas pushtimit
të Shkupit vie përsëri në Prishtinë dhe në Klinë, ku 6000 shqiptarë e 1300
qerre dhe mijëra kafshë i kthehen në anën e tij. Në Prizren, Pjetër Bogdani, argjipeshk
i Shqipërisë në dioqezën e Shkupit dhe patrik i këlmendasve=shqiptarëve
ordodoksë (ku shtriheshin Kosova e sotme, Serbia e poshtme,
Maqedonia deri në Selanik) në
krye të 8000 kryengritësve nga Kosova, pa marrë parasysh përkatësinë fetare (shkije
apo të skimazmatizuar quheshin shqiptarët ortodoksë; grekë të Shqipërisë
quheshin shqiptarët ortotodsë të skimatuar në Kishën Autoqefale Greke; latinë
quheshin shqiptarët katolikë romakë; turq, quheshin shqiptarët e islamizuar),
pra të shqiptarët, grekët e Shqipërisë, turqit dhe krishterët (Arnauts,
Greeks of Albania, Turks, and Christians) e pritën dhe dhanë betimin e
besnikërisë. Ushtria u rrit në 20`000-22`000 shqiptarë, shqiptarë skizmatikë
dhe shqiptarë të islamizuar. Atë botë në Kosovë kishte 1% të krishterë romakë;
49% mysliman dhe 50% ortodoksë. Papati pezmin më të madh e kishte në dëpërtimin
aq te madh të filozofinë jexhuxh-mexhuxh të osmanlinjëve, që kishte në esencë
krishterimin turk të ardhur në shprehje përmes Kishës
Ortodokse të Lindjes dhe
të trasmetur nëpërmes Xhamisë Synnite Ekumene dhe sulltani (halife,
kalif), që qeveriste
me Sheriatin (Kur`anin). Prandaj, Papati i quante “turq” ata të rajes islame dhe “serb” ata të rajës ortodokse. Krishterimi
latin në tërë Kosovën kishte mbetur në 1% . Kjo e dëshpronte Papatin.
Patriku Arsenije III çarnojeviq kishte ikur në Nikshiq të
Malit të Zi nën presionin e Mahmut Beut, shqiptar nga Peja, ndërsa Gjenerali i
rrebtë, Pikolomini, i infektuar nga murtaja kishte vdekur në nëntor të vitit
1690. Duka Gjergj Kristian, që ishte edhe më i rrebtë, dogji Shtipin dhe disa
fshatra të Lumës, duke shaktuar pakënaqësi të mëdha me sjelljet e tij të liga
mbi shqiptarët, shqiptarët ortodoksë.
Për të gjitha këto, Pjetër Bogdani, duke u kthye nga Luma,
pasi ishte përpjekur të zbutë zemërimin e shqiptarëve, vdiq me 8 dhjetor 1690.
Me shumicë shqiptarët e revoltuar u kthyen në islamizëm dhe një pjesë e madhe
vdiçën nga luftërat dhe si pasojë e tyre. Pasiviteti i anëtarëve të tjerë të “Lidhjes
së Shenjtë” (të Rusisë, të Polonisë, të Venedikut)ka
kontribuar që Perandoria Osmane të korrte sukses pas suksesit[36]).
Shqiptari nga Janjeva, Tomë Raspasani, që e trashëgoi
Pjetër Bogdanin, me tepricën e ushtrisë së thyer, me një pjesë të regjimentit
kalorsiak “Pikolomini”, dhe me një pjesë të milicisë shqiptaro-“serbe” (shqiptaro-skizmatike) u
tërhoq për në fushen e Panonisë.
Sipas Gjeneralit Veterani, që ishte pjesëmarrës në të
gjitha pikat e luftës, në Shënimet për gjendjen e banorëve të Kosovës,
theksonte tekstualisht:
“Në
krahinën e Prishtinës janë 360 fshatra të mëdha e të vogla, një numër i të
cilave u rrënuan nga sulmet e “turqëve” (myslimanëve) e të
tatarëve.
Në
krahinën e Trepçës, ku janë minierat e argjendit, dhe të Viçitrinës, pothuajse
janë aq fshatra si dhe në krahinën e Prishtinës, porse janë tani të gjitha të
braktisura.
Në
Novobërdë janë 60 fshatra, të cilat janë ende të banuara. Kanë miniera të
argjendit.
Izjarniku (Zjraniku,
Zajçevci i sotëm në Komunën e Kamenicës) janë 30
fshatra të banuara.
Në Janjevë
janë minierat e arit dhe të argjendit dhe ka pak fshatra ne te.
Binaku (Gjilani i
sotëm) ka 60
fshatra, të gjitha sot të banuara.
Prizreni
me Suharekën bashkarisht kanë 105 fshatra.
Opola (Opoja) ka 35
fshatra të banuara.
Hasi dhe
Letanji kanë 60 fshatra, gjithashtu të banuara.
Gjakova
dhe Reka (Deçani) duhet ti
kenë 160 fshatra.
Peja i ka
130 fshatra, të cilat janë gjithashtu të banuara”[37].
Pra, Kosova i kishte
përveç 11 qyteteve dhe qytezave, 915 fshatra. Nuk ishte asnjë serbë i sotëm. Pra, nuk kishte as serbë në Kosovë.
Dhe, Kosova ishte shqiptare. Krejtësisht në të mirë Kosovës dhe të shqiptarëve
ortodoksë (jo serbë) flasin burimet e arkivit të Vjenës dhe
të Budmirit. Patriku Arsenije III çarnojeviç nuk e udhëhoqi popullsinë e Kosovës.
Ai u bë udhëhqeqës i popullsisë së dyndur, madje nga mbrarë
Ballkani. Dundja e madhe e “serbëve” prej Kosovës, ishte më e
drejtë të quhet “Dyndja e popullsisë ortodokse dhe të krishterë nga
Ballkani”, sepse në atë dyndje ka patur shqiptarëve skizmatikë
edhe shqiptarë, vllehë, boshnjak, bullgarë, greko-ortodoksë, jevgj. Këto kategori të shoqërisë së asaj
kohe të Ballkanit, ishin kompromituar në luftërat austriako-osmane (1683-1690).
Popullsia e Kosovës ishte
rralluar shumë[38])
Ne pamë çka ishte Kosova;
çka ishte Trepça, Janjeva, Klina, Peja, Deçani e Prizreni. Le të godasin sa të
duan serbët, le të bërtasin e të shkrryhen sa të donë para bashkësisë ndërkombëtare,
sepse faktet historiografike tregojnë të gjitha pabesitë dhe lojërat që i kanë
bërë ata nëpër faqe të shumta të “historiografisë” serbe, por edhe nëpër qindra takime e
konferenca të ndryshme të Evropës, sidomos në Kongreset e Berlinit, Londrës, Parisit,
Javcës, etj., që sot janë përvoja të hidhura për kombin shqiptar. Ai
ka mbijetuar rëndë, por tani e ka periudhën e rimëkëmbjes së tij.
Do ta kuptojë çështjen e vet nëpër qindra e mijëra vite dhe nuk do ti përsëritë
gabimet e veta të mëdha...
[1] )
Shiko librin e Edwin Jacques, „Shqiptarët / Historia e popullit shqiptar nga
lashtësia deri në ditët e sotme“ (I e II), SHB „Kartë e pendë“, Istambul
(Turqi) 1996, apo botimi i Tiranës, i përbledhur në një botim, 1997.
[2] )
Prof. Dr. Skender Rizaj, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, A-Print,
Prishtinë 2006, faqe 19.
[3] )
Shiko librat e Aref Mathieu „Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli
parahelen”, Paris 2003 dhe “Greqia (Mikeanët=Pellazgët) ose zgjidhja e një
enigme”, Paris, 2004.
[4] )
Dr. Fehmi Pushkolli, „Programet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës prej
Lidhjes së Prizrenit deri te Kuvendi i Kaçanikut“, Zëri i Rinisë, Prishtinë
1991, faqe 9-10.
[5] )
Prof. Dr. Skender Rizaj, vepra e cituar, faqe 11.
[6] )
vepra e cituar, faqe 12.
[7] )
Mark Krasniqi, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet 11-12.
[8] )
Shiko veprën e cituar të Prof. Dr. S. Rizajt, faqe 15.
[9] )
shiko veprën e cituar, faqe 34.
[10] )
shiko veprën e cituar, faqet 24-25.
[11] )
shiko veprën e cituar, faqe 17.
[12] )
Gjokë Dabaj, “Stategjia e shqiptarëve”, Shtëpia Botuese Ilar, Tiranë 2011, faqe
51-52
[13] )
Prof. Dr. Skender Rizaj, “Falsifikimet e historiografisë serbe“, faqe 15.
[14] )
shish dy librat e përmedur të Aref Mathieut.
[15] )
Prof. Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike e shqiptarëve…“, faqe 10.
[16] )
Po aty, faqe 27.
[17] )
Mark Krasniqi, „Kosova sot/ Referat i paraqitur në Senatin Belg“, Prishtinë
1992, faqe 9.
[18] )
UNIKOMB: „Libri i bardhë…“, vepër e cituar, faqe 4.
[19] )
Shiko librin e Prof. Dr. Skender Rizaj, „Falsifikimet e historiografisë serbe“,
faqe 21 e 23.
[20] )
pa aty, faqe 27.
[21] )
Prof. Dr. S.Rizaj, “E drejta për vetvendosje...” faqe 30-32.
[22] )
Hamit Kokalari, „Kosova, djepi i shqiptarizmit“, Shoqata Atdhetare për të rënët
e Kombit Shqiptar, Tiranë 1992, faqe 6.
[23] )
Xhafer Shatri, „Vështrim i përgjithshëm mbi politikën serbomadhe në Kosovë“,
Mërgimtarët nga Kosova, Genevë 1987, faqe 5.
[24] )
Hamit Kokalari, po aty, faqe 6 e 7.
[25] )
Brahim Avdyli, „Shpërdorim i një date historike për qëllime të errëta dhe
gjakatare“, përgaditur për fletë volante të KKIOB-së, më 1989, dedikuar
opinionit të gjërë botëror, dokument i pabotuar.
[26] )
Mark Krasniqi, „Kosova sot…“, faqe 13.
[27] )
Prof. Dr. Selman Rizaj, vepra e cituar, faqe 36.
[28] )
Po aty, faqe 35.
[29] )
Pëllumb Xhufi, „Heretikë shqiptarë në mbretërinë mesjetare serbe“, te libri „E
vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi“, ASHS-Instituti i Historisë,
Tiranë 1990, faqe 102.
[30] )
Prof. Dr. Selman Rizaj, „E drejta historike…“, faqe 87, cituar sipas letrës
anonime.
[31] )
Po aty, faqe 88.
[32] )
Selami Pulaha, „Poullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI“, 8 Nëtori,
Tiranë 1984, faqe 19.
[33] )
Prof. Dr. S. Rizaj,“Falsifikimet e historigrafisë serbe“, faqe 31.
[34] )
vepra e përmendur, faqe 47-48.
[35] )
shiko veprën e Gjokë Dabajt, „Strategjia e shqiptarëve“, në faqet 61-81.
[36] )
Shiko veprën e përmendur, faqe 48-52.
[37] )
Cituar sipas veprës së përmendur të Prof. Dr. S. Rizaj, faqe 54.
[38] )
Vepra e cituar, faqe 57.