| E shtune, 23.06.2012, 05:52 PM |
ALI KËLCYRA PROPOZOI FORMIMIN E K. L. SH OSE “ COUR DE COMPTS” DHE KUNDËRSHTIMET E
DEPUTETËVE TË TJERË PËR TË KONTROLLUAR FINANCAT E SHTETIT
NGA GËZIM LLOJDIA
Në 22
mars pasdreke ,ditën e shtunë 1924 Kuvendi Kushtetues i Shqipërisë futet në një
seancë .Mbledhjen kryeson kryetari Eshref Frashëri.Në fillim të seancës lexohen
emrat e të zgjedhurve që mungojnë, Ahmet Zogu, Pandeli Evangjeli, Luigj
Gurakuqi. Merren në shqyrtim një procesverbal si dhe lexohen disa telegrame. Mbasi miratohet një projekt
ligj për emisionin kartëmonedhe dhe
krijimin e një Banke Kombëtare ,kryetari E .Frashëri merr fjalën dhe parashtron
bisedën për formimin e një komisioni nga
ana e asamblesë për të kontrolluar
financat e shtetit prej vitit 1920-1923.
Për të sjell këtë projekt-ligj e merr fjalën Deputeti i Vlorës M.Trajazi këtë bisedë
të tij dhe debatit po i nxjerrim nga “Btisedime e Kuvendit Kushtetues. Mbledhja
e XXXIII
E shtunë më
22 Mars 1924 ora 2.30 mb drake, Faqe 378
Z.KRYETARI
Bisedim
mbi formimin e nj komisioni nga ana e Assambles për të kontrolluar Financat e
Shtetit prej vijetit 1920-1923
Z.M.TRAJASI
Proponimin
që bëra bashkë me shokë për formimin e një komisionit për të kontrolluem t’ardhunat
e shpenzimet e Shtetit ,më duket se ësht fare
i nevojshëm dhe iarsyeshëm,se në
ç’do shtet ka një kontorll për kontrollimin e t’atdhurave e të prishurave të Shtetit,
kurse neve gjerë më sot nuk është formuar një Këshilli Kontrolluesi. Besoj se ç’do
asamblesist do të përkrahin këtë proponim për formimin e një komisioni
kontrollues pse edhe populli thotë se taksat jam tue paguej por nuk jam duke
ditur se ku do prishen. Edhe për ti dhënë një dritë popullit që nesër të paguaj
taksat ma me gëzim, ësht e nevojshme që ta ndriçojmë mbi të ardhurat e
prishurat e Shtetit pse ky po vuan për bukë dhe nuk di ku venë parat e tija. Prandaj proponoj Z.kryetar, që formimi i këtij
komisioni të pranohet dhe në të, të marrin
pjesë nga një amblesist prej ç’do prefekture që pak a shumë janë dege.
Z. A. KËLCYRA:
Z. Kryetar!
Në parim nuk jam kundra që lypet të kontrollohen shpenximet që janë bërë këto 3
vjet,po ish-qeveritë e më parshëme sollën një enersi e një anarshi të vërtetë në
budget,të cilat shkaktuan një shqetësi në popull. Në shpenximet e asaj kohe
shikojmë një gjendje chaotike të cilën një komision i përbërë prej Asamblistave
nuk mund ta sqarojë. Kemi prova të përparshme ,që të tilla komisione nuk kanë dhënë
fruta pozitive dhe sa komisione që janë formuem, kanë vazhdue për sa kohë në punë
dhe pastaj e kanë lënë m’anash dhe s’kanë bërë asnjë relacion, kështu që edhe
nga komision nuk do të dalë asnjë dobi.
Sikurse
thashë, bashkohem në parim për kontrollimin e financave të Shtetit, po dua që ky
kontrollim të bëhet nga një organ kompetent që të ketë cilësinë e duhur e që të
jetë largë atmosfera politike .Ky organ,i cili mund ta kryej këtë detyrë ësht
vetëm Cour de Compts dhe deri sa mos të kemi një organ të tillë nuk do mundemi
kurrë të kontrollojmë të ardhurat e të prishurat
e Shtetit. Pra në vend që të shkojmë kohën kot e të formojmë një komision sikur
e pronon propozuesi,do ti lutesh Kryesisë ,që atë projekt ligj që e ka
paraqitur Qeveria e që pak a shumë komisioni i Drejtësisë e ka biseduar e që Parlamenti
i mëparshëm e ka biseduar edhe kanë qenë
pranuar artikujt e parë,ta vënë në ri-bisedim. Pra jam dakord në princip me Z .
e tij por jam kundra procedurës dhe si thashë dua, qe ky kontrollim të bënet prej një organit kompetent. Sa për
shrregullime, nuk kam dyshime se janë bërë dhe për këtë kishe bërë fjalë një herë
në Parlament,se në Përmet janë humbur në mes të Financës e t’ushtrisë afro 3000 Nap.
Të tilla
gjera kanë muejt me ngja edhe gjetkë dhe akoma më tepër zyre financiare. Pra
jam i mendjes të krijonet një organ kompetent i cili mund të verë pakë dritë e rregull në parat e
Shtetit.
Z.M KASSO
:Hiç njeri nuk mund të ketë tjater mendje veç, që të kontrollohen
financat e Shtetit, por Z. Kryetar,se një
komision i emëruar nga Assamblea nuk do jetë i zoti ti arrijë qëllimit dhe nuk do ta përmbush dot detyrën. Për
këtë gjë kam ndër sy Statutin i cili në art .75 flet për një Këshill
Kontrollues ,kështu që për me muejt me kontrollue Financat e Shtetit ,lypsen
njerës të posaçëm që të dijnë nga Finanacat. Po edhe sikur të formohet një komision
nga Asambleja ky tash për tash nuk do të kuptojë gjë dhe nuk do të nxjerrë gjë në
shesh. Për me kontrollues financat e shtetit lypet një organ i posaçëm e mbasi
ky ky organ deri tash nuk është formuar, jam i mëndjes që përkohësisht të refuzohet
deri sa të formohet Statuti i cili në një artikull të posaçëm do të prevendojë mbi
mënyrën e kontrollimit të Financave.
Z.S.STAROVA:
Z.Kryetar!
Proponimi i të ndercmit deputetit të Vlorës ,Z. Mustafa Trajazi është shumë i
arsyeshëm,por të vuëmit në zbatim është sikur se tha A. Ali Këlcyra tepër i vështirë.
Arsyeja është se budgetet qysh prej prej
vjetit 1921-1923 janë aprovuar po thua në në mbarim të vjetit se si mund të rregullohet
e të zbatohet,s’kam nevojë tapë shpjegime se e kupton secili. Kësisoj Financa
nuk ka muejt kurrë të zbatojë budgetin edhe të pregatitë budgetin kobsumptif. Jam
plotësisht dakord me Z. Ali Këlcyra i cili thotë se i vetmi organ i Asamblesë opo i
Parlamentit,për kontrollimin e shpenximeve të Shtetit është Cour des Compts.Po
unë i mendimit që me kaq nuk mjafton e që të mundemi pak a shumë ti biem në rregull Financat e shtetit kur të formohet
ku këshill Kontrollues ti rekomandohet
Qeverisë që deri atëherë të përgatisë budgetet
konsuptive qysh prej vjetit 1920.Parndaj tash për tash Z.Kryetar aplikimi më duket shumë i vështirë pse më duket se për këtë gjë
duhet të ketë një komision të vecantë i cili të merret vetëm me këtë punë.
Z. M.TUTULANI
.. e kundërshton këtë mendim. Për z. Dr Nush Bushati ky propozim është ashtë një punë e mirë..Ndërkaq dëgjohen zërat nga salla.
Z. R. FICO:
Z. Kryetar!
Edhe në kohë të parlamentit të parë patën qenë formue komisione për
kontrollimin e disa çështjeve të veçanta,por as ato komisione nuk bënë kurrgjë.
Në është se duam të bëjmë një gjë pozitive ,një gjë në shesh,duhet të formojmë sa
më parë Cour des Compts dhe kur të formohet ky, do të bëjë detyrën që i përket.
Në qoftë se ketë punë do t’ia lemë një komisionit të formuar prej Assemblistavet,ky komision si
dhe komisionet e tjerë nuk do të nxjerrin
kurrgjë në shesh. Me këtë mënyrë i japim vetëm një armë në dorë gazetave, që të
na shajnë e të thonë që Asambleja s’po gjë.
Z .Dr N.BUSHATI parashtron mendimet e tij që komisioni
parlamentar ti jepet shqyrtimi i Financave të shtetit.
Z. A.KËLCYRA:
Z. Kryetar!
Unë jam një çikë si ai dervishi filiosof dhe nuk dua ti kujtoj të shkuarat se
abuzimet ,që janë bërë në këto 3 vjetët e fundit, janë kaq të mbëdhaja sa për
kontrollimin e tyre tjetër dobi nuk do të kemi
veç humbjen e kohës e se edhe Cour des Compts po të merret me të shkuarat
nuk do ti gjej fundin. Puna është këtu që të ndalojmë abuzimet për sot e
tutje,se sa për të shkuarat nuk është e mundur se batakçikëllqet që janë bërë në
këto 3 vjetët e fundit,jo një Cour des Compts si i yni por akoma një Cour des
Compts i Evropës nuk mund të nxjerrim gjë në shesh. Pra lypet një orë e më parë
të formojmë Cour des Compts dhe s’kemi nevojë të presim Statutin,dhe me qenë venë
në bisedim në Parlament i lutem kryesisë të na paraqesë në ribisedim ketë projekt -ligjen mbi formimin e këtij dhe
komisioni i drejtësisë e ka elabouar dhe ka qenë venë në bisedim në Parlament,i
lutem Kryesisë të na paraqesin në ri bisedim këtë projekt-ligjë. Duke berë ketë
do ti kemi berë një shërbim të madh popullit e jo të humbasim kohën për të qitur
në shesh abuzimet e shkuara.
Për të gjykuar
për këtë problem e marrin fjalën edhe Faslli Frashëri,F.Vokopola.
R.Fico, bënë
polemikë me Ali Këlcyrën i cili e pyet : a je avokat i qeverisë Z. rote?
R.Fico përgjigjet:
Nuk jam avokat i qeverisë,po i së drejtës.
Pas
pushimit prej minuta A. Këlcyra ka kërkuar
të sqarojë fjala batakçillëk. Diskutojnë H.Xhemaki që në thelb pranon
propozimin për formimin e një Këshillit Kontrollues..S.Starova ,M.Kaso,M.Tutulani.P.A
Marlaskaj.S. Vuciterna,S.Blloshmi,Dr..L.Koliqi.
Nga fjala
e. Kryetarit po japim disa pasazhe:Tani
po e vë në votë. Kush është anëtar që kontrolli të behët prej komisionit të posaçëm
nga Asambleja sipas propozimit të Z.Mustafa Trajaziti të ngrehi dorën. Votojnë pro ,kështu që mbetet në pakicë. Kush është anëtar
që të viret në rendin e ditës formimi i
Këshillit Kontrollues sipas Statutit edhe detyrën e Kontrollimit ta bëjë ky këshill
të ngrehi dorën. Pranohet me shumicë.