Shtesë » Historia
Gëzim Llojdia: Policia e Koçi Xoxes
E enjte, 05.07.2012, 07:58 PM
MISIONET E HUAJA TË MBIKËQYRURA VAZHDIMISHT NGA POLICIA E KOCI XOXES
NGA GËZIM LLOJDIA
Duke
ndjekur rrugëtimin dhe udhë-përshkrimet e gazetës “Flamuri”. Çështja që përvijohet
qartazi dhe hollësisht e mundshme për tu zbërthyer:aleatët e luftës dhe pasqëndrimi me ta. Gjemia lëkundet dhe nga vjen era
fillon lëvizjen. Më 3 nëntor 1943 gjejmë aty se KQ i PKSH u ka shpërndarë një qarkore,
kuptohet të fshehtë. Fjalitë ku duhej përqendruar : duhet ti kem syte të kthyer
nga Moska, edhe ta shikojmë çdo gjë, në prizmin e luftës që po bënë Bashkimi
Sovjetik. Duhet të krijojmë në popull dashuri dhe respekt për Bashkimin sovjetik, Ushtrinë e kuqe dhe
Stalinin..Ka qarkulluar një qarkore gati e fshehtë që është firmosur prej” Shpatit”
më të dhëna 9 shtator 1943 ku rreshtohen disa radhë kundër qeverisë angleze dhe
reaksionit imperialist, që në rast të një
zbarkimi do ti ndihmonte çetat e Ballit
Kombëtar i cili njihej për tendencën antikomuniste dhe antifashiste.
Të mëvonshme ngjarjet janë një konsekuencë rrjedhojë e logjikës, shkruhet.
Një erë e
ndezur që do të godiste anglo-amerikanët filluan me fjalimet e drejtuesve të shtetit
të atij regjimi. Çfarë ngjau? Ardhja në fuqi e laburistëve në Angli sikur
ngrohu shpresat që u shuan po kaq me shpejtësi.
Germë për
germë shkruhet kështu tek gazeta në vitet ’50 të shekullit të shkuar. “Kështu
me mjeshtrin djallëzore dëbuan Nuncin Apostolik të Papës Mgr Nigris.Nga fundi i marsit të vitit 45 shtrënguan
konsullin turk të fshihet në misionin Englez dhe të largohet fshehtas nga Shqipëria.,
mbasi e atakuan deri më gurë brenda në konsullatë. Filluan ti qesin pengime
zyrtarëve të UNRRA, të cilët i
shikofshin si agjentë të demokracive perëndimore. Disa nga ata si Mrs Pennington shqiptarofile e njoftuan, i dëbuan
me forcë nga Shqipëria. Në fund përgatitën sulmet kundër misioneve ushtarake
anglo-amerikane .Këto misione të mbikëqyrura vazhdimisht nga policia e Koci Xoxes nuk kishin liri udhëtimi
nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë dhe njerëzit që bijnshin në kontakte me
ta shënoheshin nga agjentë të veçantë për
tu përgatitur një ditë burgimin e tyre. Misionet aleate e humbën një ditë lirin
me kërkue vorrezet e ushtarëve dhe oficerëve
aleat të vramë gjatë luftës në tokën shqiptare...
Me fqinjët
Enver Hoxha ka inauguruar një politikë antikombëtare.
Shqipënija ka në robni jugosllave që nga viti 1913. Krahina të gjana dhe të pasura si Kosova,
Dibra, rrethet e Shkodrës, me një sipërfaqe e popullsi sa Shqipëria e sotme e quajtun e lirë. Afër 1.000.000
shqiptarë vuajtën dhe vuajnë tu pritë një ditë drejtësie për tu bashkuar me
Shqipënin Nëne. Kur Shqipnija për qejf të Enver Hoxhës dhe me urdhen të Moskës
kishte hyr në prerin e Jugosllavisë që e kishte robuen mirë vendin me traktate
ushtarake, ekonomike, politike, marshalli
Tito kishte zanë vendin e Skënderbeut.
Atëher Enver Hoxha mohonte Kosovën dhe “tanësin tokësore”tu deklarue në fillim
të 1945 :”Me Jugosllavinë nuk kemi asnjë rivendikim”.Sot punët kanë ndryshuem”Shokët”
janë ba armiq të tërbuem.Jugosllavija akuzon Enver Hoxhën pse prishi gjithë traktatet
e akordet, dhe e armiqësoi me Shqipënin,
ndërsa qeverisa komuniste e akuzon Jugosllavinë pse masakroi mijëra kosovarësh
të cilët dojshin të bashkoheshin me mëmëdheun. Ka haruar Enver Hoxha se në atë kohë pat dërguar brigadat komuniste
për të shtyp kryengritjen kosovare kundër robërisë së kuqe. Politika e ndjekur
me fqinjin jugor Greqinë. Me pak rreshta citohet kështu se jugu i Shqipërisë ka
ngelur në Greqi që nga viti 1913, Çamëria me je popullsi prej 130000 banorë. Por
sot nga stërminimi sistematik i qeverive të ndryshme dhe nga shtrëngimi për
ikur për në Turqi, kjo popullsi përmban 30000 shqiptarë .Çfarë bënë qeveria e
Tiranë, E.Hoxha nxirret deri ne qiell
shpërthen kundra Greqisë të quajtur monarko-fashiste, por shkaku nuk janë
as çamët dhe as Çamëria. Ai është urdhëruar të mbajë në pasiguri kufirin e
Epirit, për të vendosur ne vend planet e sovjetikëve. Kur çetat e ELAS
dominonin në kufirin e veriut, komunistët nga viti 1943 prishën piramidat e kufirit greko-shqiptar dhe deshën të përgatisin popullin për një përqafim
.Nëse në Athin do të kishin fituar të majtët qeverisë nuk do ti binte ndërmend
as për tokat shqiptare, as për çamët. Këtu ka një citim të Mithat Frashërit në 1942:”Partia
Komuniste interesohej jo për luftën kundra
kombësive të huaja në Shqipëri, por për luftën kundra ideve dhe kombeve qi ishin kundra komunizmit, dhe Bashkimit Sovjetik. Sa për Shqipënin
mjaftonte të tepronte nji shqiptar por
aj të ishte komunist”.Për fqinjin tjetër Italinë. Thuhet se është lidhur një marrëdhënie
diplomatike, por qeveria e Tiranës e shikon me syzet fashizmit. Çfarë fshihej
pas asaj marrëveshje konsullore?Të futeshin në Itali agjentë për të vëzhguar
dhe për të kryer atentat kundërshtarëve politikë. Kështu regjimi mori në sy të gjitha
rreziqet duke u mbajtur pas kapistre të Moskës e cila nuk kishte përgatitur dhe
as nuk u angazhua në ndonjë trakt për mbrojtjen e Shqipërisë.