Shtesë » Historia
Gëzim Llojdia: Delegatët e Ohrit dhe Strugës, 1912
E shtune, 04.08.2012, 06:52 PM
100
VJETORI I PAVARËSISË KOMBËTARE
DELEGATËT E OHRIT DHE STRUGËS NE KUVENDIN E PAVARESISE KOMBETARE TE VITIT 1912
NGA GËZIM LLOJDIA
Në listën e cila paraqet delegatë dhe firmëtarët e
aktit madhor të Pavarësisë kombëtare në Vlorë gjenden sigurisht emrat e delegatëve
nga Ohri dhe Struga të cilat janë: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri
Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima. Mirëpo nga kjo zonë shtohen
edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në aktin historik port
ë ngarkuar me detyra të tjera që do të thotë ishin të pranishëm por jo firmëtarë
.Kjo zonë kishte
Të zgjedhur
si përfaqësues të sajtë rreth 6 delegatë. Dy personat e tjerë janë djali i I. Qemalit, Qazim bej Qemal Vlora që ishte shef i kabinetit dhe telegrafisti
Delegatë të Kuvendit kombëtar
Ohri dhe
Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa
Baruti, Dervish Hima.
Kosova,
Gjakova, Plava-Gucija kishte delegatë : Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih
Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej
Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli.
Çamëria:kishte
delegatët e saj:Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati.
Janina: Kristo
Meksi, Aristidh Ruci.
Kolonia
shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati,
Dhimitër Ilo.
Delegatët
e tjerë
Delegatët e tjerë i përkisnin rretheve si Berati 4 delegatë: Delvina-1 delegatë: Durrësi-4 delegatë: Dibra-2delegatë: Elbasani 4-delegatë, Gramsh-Tomorricë 1 delegatë ,Gjirokastra 5 delegatë,Korça-3delegatë,Kruja-1delegatë,Lushnja-3delegatë,Mati-3delegatë,Ohri 6 delegatë,Peqin-1delegatë,Përmet-2delegatë,Pogradeci-1delegatë,Tepelena:-1delegatë Tirana-3 delegatë,Skrapar-2, delegatë Shijak-3 delegatë,Shkodra-1 delegatë,Vlora 6 delegatë.
Gazeta “Përilndja
e Shqypniës”, organ i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës. Viti II, nr.6,7, dt. 31
janar- 4 shkurt 1914 shkruan:Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar të Përgjithshëm
28 të Vjeshtës së tretë 1912. Kuvendi
Kombëtar, i përmbledhur prej delegatëvet të të gjitha viseve të Shqipërisë këtu
në Vlorë, u hap sot n’orën 4 pas drake në shtëpi të z. Xhemil Beut. Z. Ismail Qemal Beu, si nisjatori i parë i mbledhjes, mori fjalën e u
tregoi delegatëvet qëllimin e Kuvendit , domethënë, që të përpiqen së bashku e
të marrin masat e nevojëshme për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh ku
ndodhet sot.
Si e kërkon
rregulla e zakoni, u
Nga
Berati : Z. Iljas Bej Vrioni, Hajredin
Bej Cakrani, Xhelal Bej Skrapari, Dud
Karbunara,
Taq Tutulani, e Sami
Nga Dibra
: Z. Myfti Vehbi Efendiu.
Nga Durrësi
: Z. Abas Efendiu, Mustafa Agai e Jahja Efendiu, i cili pritet të vij, z. Dom
Nikollë Kaçorri nga ana e Arqipeshkopit të Durrësit për të gjithë shqiptarët
katolikë që ndodhen nën urdhërin e tij.
Nga
Elbasani : Z.Shefqet Bej Daiu, Lef Nosi,
Qemal Beu, e Midhat Bej Frashëri
Nga
Gjirokastra me telegrami : Z. Azis Efendiu, Veli Efendiu, Elmas Efendiu.
Nga Ipeku
: Z. Rexhep Beu, Bedri Beu, Salih Xhuka.
Këta z. janë edhe delegatët e Gjakovës, të Plavës e të Gusinjës
Nga Kruja
: Z. Abdi Bej Toptani e Mustafa Asim Efendiu
Nga
Luishnja : Z. Qemal Beu, Ferid Bej
Vokopola e Nebi Efendi Sefa
Nga Ohri
e Struga : Z. Xhemal Beu, Ymer Beu e Ibrahim Efendiu
Nga
Tirana : Z. Abdi Bej Toptani e Murad Bej Toptani
Nga Vlora
: Z. Ismail Qemal Beu, Zyhdi Efendiu, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jan Minga e
Eqrem Beu
Nga
Kolonia e Shqiptarvet të Bukureshtit : Z. Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja,
Dhimitër Berati e
Pas vërtetimit
të kartavet, Z. Salih Xhuka mori fjalën e tha që, duke qenë se Korça ndodhej
sot e qrkuar nga ushtria e nuk mund të dërgojë delegatë, e dukje qenë që atdhetaria
e Korçës është e njoihur, e me që ndodhen ndë mest tonë zotërinj korçarë, që janë
të njohur për atdhetarinë e tyre, kërkon
që të pëlqehen si përfaqësonjës të Korçës Z. Pandeli Cale, Athanas Floqi e
Spiro Iluia. Mbledhja me plotësinë e zëravet e pëlqeu, e poltisi(pranoi) këtë vendim.
Z. Mustafa
Asim Efendiu kërkoi që edhe për Shkodrën, që ndodhet në shtet (gjendje) më të keq
se Korça, të pëlqehet si përfaqësonjës Z. Luis Gurakuqi, i cili ka qënë edhe në
të tjera mbledhje kombëtare përfaqësonjës i saj, e që është edhe një nga
nisjatorët e mbledhjes së sotme. Kuvendi, prapë me plotësi zërash poltisi, e pëlqeu
Z. Luis Gurakuqi përfaqësonjës të Shkodrës.
Nga Përmeti
erdhi telegram me të cilën thuhet se në qoftë se delegate i tij z. Veli Bej
Klisura nuk ka arrijtë edhe në Vlorë, të zërë vendin e tij z. Syrja Bej Vlora e
Mid’hat Bej Frashëri.
Erdhi dhe
një telegram nga z. Hamndi Beu e Mustafa Barotçiu, me të cilën thonë se po vijnë
edhe ata si delegatë të Ohrit e të Strugës. Si u mbaruan këto punë z. Rexhep Beu mori fjalën e tha që si kryetar
i Kuvendit të zgjidhet z. Ismail Qemal Beu, si shkronjës i parë Z. Luis
Gurakuqi e si shkronjës i dytë Z. Shefqet Bej Daiu. Delegatët e pëlqyen këtë kërkim
dhe emëruan të propozuarit me të përplasur duarsh.U hap pastaj fjala mbi dhënien
e zënavet e , pas shumë bisedimesh u vendos që çdo gastrë (kaza) të ketë vetëm
nga një zë pa vënë re numrin e delegatëvet....