E enjte, 03.10.2024, 04:04 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ryzhdi Baloku: Matthew Mcallester - krimet serbe kundër shqiptarëve

E marte, 24.07.2012, 07:17 PM


Matthew Mcallester për krimet serbe kundër shqiptarëve në vitin 1999

Nga: Ryzhdi Baloku

Në bazë të dëshmive të Isa Balës nga Peja si protagonist i drejtpërdrejtë, që në familjen e vet e kishte përjetuar dramën rrëqethëse, si dhe të dëshmive nga ditari i pa publikuar në dorëshkrim i Riza Locit nga Peja, gazetari britanik Matthew Mcallester që punonte për të përditshmen amerikane ”Newsday”, dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, boton librin me titull: ”Përtej maleve të të nëmurve - Lufta brenda Kosovës”, përmes të cilit ky publicist e pasqyron luftën kur NATO-ja nga ajri i sulmonte caqet serbe, UÇK-ja luftonte në tokë dhe njësitet serbe masakronin civilë shqiptarë, e që e përditshmja kosovare ”Koha ditore” në vazhdime me  dt. 3, 4 e 5 qershor të vitit 2005, sjell kapitullin nga ky libër mbi krimin e llahtarshëm serb, e që fillimisht ky tekst ishte botuar në revistën ”Pasqyra” mbi vrasjen e pesë fëmijëve dhe dy të rriturve të familjes Bala nga Peja në vitin 1999 nga policët dhe paramilitarët serbë.

Autori në atë publikim pos tjerash i përshkruan në hollësi edhe momentet e plaçkitjes, dhunimit të gruas së re e vrasjes së saj, vrasjes së fëmijëve dhe të tjerëve në atë familje shqiptare, e që kjo e përditshme kosovare e publikon me titull e nëntituj si vijon: Ditët kur këndonte dhe masakronte Nebojsha Miniqi në Pejë; Krimineli këndon; Kërcënime me dhunim; Fytyra të vizatuara; ”Çka do të bëjnë me ne, o babë ?” ; Një zë në serbisht; ”Ku i keni paratë”; ”Mbylle gojën ose ju vramë”; Pesë fëmijë shqiptarë të vrarë, shumë kriminelë serbë të etur për gjak; ”Nuk e lë mamin”; ”Breshëri plumbash” dhe”Macet lëpijnë gjakun”, në të cilin kapitull ngjarja përshkruhet me profesionalizëm, në detale, përmes të cilit lexuesi informohet me përpikëri se në çfarë skajshmërie të padurueshme kishte arritur krimi serb mbi shqiptarët në vitin 1999.

Sipas intervistës nga publicisti i cekur britanik me dëshmitarët e ngjarjes së publikuar, që në fakt është një ”dëshmi publike” ndër qindra dëshmi tjera të ngjashme nga ato të papublikuara deri më tani. Me të lexuar të saj u emocionova nga trishtimet e përjetuara të familjes Bala, e që konsideroj se më ketë shpaloset një insert mbi mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, për të cilat është e nevojshme të njoftohet qytetërimi demokratik i botës, e jo të mbetën sekrete në sirtarët e Gjykatave, qoftë atyre vendore apo ndërkombëtare.

Pos dëshmive të rralla publike si kjo, në shumë rrethe ka njohuri edhe për shumë dëshmi të tjera të tilla, e ndoshta edhe më trishtuese që nuk arrijnë të dalin nga gëzhoja e ngushtë familjare për arsye të ndryshme.

Duke qenë i bindur se ngjarjet e tilla nuk do të harrohen dhe nuk do të na përsëriten kurrë, edhe pse pa i përfshirë në këtë vepër të gjitha ngjarjet tragjike të mizorive serbe ndaj shqiptarëve, si ajo e vrasjeve dhe masakrimeve të të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës dhe shumë masakrave tjera, punimin: ”Udhëtim nëpër vitet dramatike shqiptare” e rrumbullakova dhe e përfundova me të lexuar të publikimit të cekur të publicistit Mcallester, me një prezantim të shkurtër të këtij kapitulli nga ky libër, me motiv që ngjarjet e fundit të kësaj drame shqiptare do t’ia kushtojnë edhe të tjerët, që do t’i përmbledhin të gjitha në publikime të veçanta të trajtuara nga këndvështrime të ndryshme profesioniste.

Pas kësaj dhe udhëtimit të gjatë nëpër të kaluarën historike të shqiptarëve nga rrëfimet e përkujtuara, më sillej vërdallë mendimi: ”Ata që e harrojnë të kaluarën e hidhur, janë të dënuar që ajo t’iu rikthehet e ta vuajnë përsëri dhe nëse lejojnë që ajo t’iu përsëritet, janë të dënuar edhe të zhduken”.

Pejë,  qershor 2005

Fragment nga epilogu i librit: Udhëtim nëpër vitet dramatike shqiptare



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora