| E marte, 04.12.2012, 07:40 PM |
88 vjetori i gjenocidit në Vranesh të Sanxhakut
Nga Ismet Azizi
Se çka ka ndodhur në luginën e Vraneshit të Sanxhakut jugor në natën ndërmjet 09 dhe 10 nëntorit të vitit 1924 për një kohë të gjatë nuk është ditur asgjë. Shkaqet kanë qenë të ndryshme. Njerëzit që kanë ditë për këtë ngjarje nuk kanë pasur guxim të shkruajnë, të tjerët, ndërsa ata të cilët kanë pasur guxim e kanë pasur të pamundur të bëjnë diçka nga pushteti i atëhershëm. Dikujt i ka shkuar përshtati që kjo ngjarje të harrohet sa më shpejt, disa të tjerë kanë shkruar ashtu sikurse iu ka konvenuar atyre.
Shqiptarët
dhe Myslimanët në vitin 1924 kanë përbërë gati gjysmën e popullsisë së
Vraneshit, dhe për vetëm 24 orë janë dëbuar nga trojet e veta, duke e shpëtuar
kokën në ikje nga malazezët. Kjo ngjarje jo e ndriçuar sa duhet , u jep mundësi
historianëve të ndryshëm të japin shifra të ndryshme për numrin e viktimave.
Malazezët
duke publikuar shifrën vetëm 80 viktimave, në shkrimet e ndryshme japin edhe
arsyet e sulmeve malazeze ndaj fqinjëve të tyre.
Numri i
vërtetë i viktimave të kësaj masakre në Shahoviq nuk dihet, por dihet se është
diku rreth 600-750 të vrarë. Në kapedanin e Shahoviqit para kësaj ngjarje kanë
qenë të banuara 576 shtëpi me malazezë 1580 shtëpi me shqiptarë dhe boshnjak,
ose 26.8% serb e malazezë dhe 73.2 % shqiptarë e boshnjak.
Vazhdimesia
e krimeve kundër sanxhakljinjëve ka vazhduar nga luftërat Ballkanike të vitit
1912, mandej krijimi i Mbretërisë së
Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në 1918., deri në rënien e Mbretërisë së
Jugosllavisë në vitin 1941 por edhe gjat shkatrrimit të Jugosllavisë së
Titos. Jeta e shqiptarëve dhe muslimanëve të Sanxhakut dhe më gjerë në
Jugosllavinë e parë, nuk kishte asnjë vlerë, sikurse edhe në viset tjera të
banuara me shqipatrë dhe jo serb edhe në Sandzak ishte tejet e vështirë. Në Sarajevë, në vitin 1919
qëndroi gazetari francez i revistës Temps, i cili është takuar me Reis-ul-Ulemanë Xhemaludin Çausheviqin. Gazeta citon
deklaratën e Reisit: Mijëra njerëz u
vranë, gjashtë gra u dogjën, 270 fshatra u shkatërruan dhe u plaçkitën, ky
është bilanci për ne muslimanët me rastin e krijimit të Jugosllavisë ...
Gjenocidin
ndaj popullsisë shqiptare - muslimane të
Ballkanit ecila është kryer në
Shahoviq Mustafa ef. Spahiq e radhitë në vendin e tetë.
Sipas Enver Qoroviq, gjenocidi në Shahoviq në
afërsi të Bijelo Poles shpesh është përmendur në literaturën
historiografike për disa arsye.
E para
është se, është kryer në kohë paqeje, sepse kryesisht shumica e krimeve ndodhin gjatë
luftërave.
Gjëja e
dytë është kryer në një shtet,
Mbretërinë SKS, e cila formalisht
kishte të gjitha institucionet e
organizuara të shtetit modern, i cili duhej të përcaktohej për krimin e kryer. Ata zgjodhën heshtjen, qka do të thot për
shtetin se është solidarizuar me
kriminelët.
Arsyeja e
tretë është brutaliteti me të cilën është kryer krimi. Shembuj të ngjashëm në
të kaluarën nuk ka patur.
Arsyeja e
katërt janë pasojat. Tek ata vërehet
edhe qëllimi i këtij krimi. Është kryer spastrimin etnik i popullsisë myslimane
i kësaj treve. Por kryesisht prapa thirrjeve patetike fshihet mjeshtria e
plaqkitjes së pasurisë së patundshme.
Masakra
në Shahoviq dhe Pavino Pole, Vranesh dhe
fshatrat përreth, ishte krimi më i madh kundër popullësisë së përkatësisë
muslimane gjatë kohës së paqes në Mbretërinë SKS. Gjenocidi është kryer më datën 9 dhe 10 nëntor të viti 1924. Praprakisht më 7 nëntor të viti 1924 , Komitat malazeze e
kan vrarë Boshko Boshkoviqin në një pritë në malin Cer. Është me rëndësi
të përshkruajm se kush ishte Boshko Boshkoviq dhe qka thotë në lidhje me
te në librin e tij Milovan Gjilas “Vendi pa drejtësi”(angl. Land Ëithout
Justice), (Besuda zemlja, 2005)
Ai ishte
një toger i këmbsorisë në formacionin
rezervë, inspektor i Ministrisë
së punëve të brendshme, ish shefi i qarkut të Kollashinit, mbështetës fanatik
i krahut të Pribiqeviqit së Partisë Demokratike. Ishte dalluar në shtypjen e lëvizjes së kaqakëve . Këto detyra i kishte kryer me arrogancë dhe mizor, duke i
terorizuar kundërshtarët politikë, dhe
kjo ishte arsyeja që kundër tij në vitin 1921 është ngritë Interpelancë në Asamblenë Kombëtare. Gjilasi e përshkruan në
detaje vrasjen e vëllaut të plaqkitësit të famshëm Todor
Duloviqit gjë që më vonë do të
jetë shkak i likuidimit Boshkoviqit nga
komitetet malazeze. Sipas të gjitha gjasave
është vrarë nga vëllezërit Drago dhe Radosh Bullatoviq, komitë i njohur
në rajonin e Kollashinit të cilët më në fund u likuidua në vitin 1929. Duhet shtuar se shumë malazezë Boshkoviqit ia kishin zënë për të madhe se ka
pas sjellje të butë ndaj “Turqëve ” (kështu i quanin shqipatërët dhe
boshnjakët e Sanxhakut).
Gjenocidi
kundër sanxhalinjëve në Shahoviq
është kryer më 9 dhe 10 Nëntor 1924
Togeri
Boshkoviq me një batalion bënë krime të
rënda, plaçkitje dhe vrasje në vitin
1912 në fshatrat e banuara me shqipatr në Peshterr. Në fshatin Doliq ka vrarë 20 persona, pesë vetë u vranë fashatin
Uglla, në Tuzinje janë vrarë 10 njerëz,
Në fshatin Rasnë një përson, në Crvsko i vranë katër anëtarë të familjes Kurtagaj dhe në Koritim vranë 58 meshkuj dhe dy femra.
Për
vrasje u akuzua komiti i njohur Jusuf Mehonjiqi, i cili në këtë kohë nuk
gjidej në këtë anë . Varrosja e Boshkoviqit u kry më 9 tetor në fushën Kollashinit. Aty ishte numër i madh i njerëzve, zyrtarë e qeveritarë, të cilët ishin ftuar
nëpërmjet korrierëve të posaqëshëm,
është vlerësuar se ka pasur rreth 2000 njerëz. Janë mbajtur fjalime që kishin
ndezur masën duke akuzuar Jusuf Mehonjiqin dhe banorët e
e fshatit Shahoviq dhe Vranesh si
bashkëpunëtorë të tij, dhe u kërkua
hakmarrje. Në veçanti, u dallua kreu i administratës financiare të
Bijelo Polje, Milan Teriq , babai i të cilit ish-kreu i Bijelo Polës I cili
është përgjegjës për shumë krime gjatë shërbimit të tij në vitin 1920, fjalimi
i tij dhe thirrja për masakrimin e
muslimanëve, ka pasur jehonë të madhe
tek të pranishmit.
Një ditë
para se të kryhej varrimi i Boshkoviqit
autoritetet urdhëruan popullsinë muslimane
që të sjellin të gjitha armët e
tyre pë t’iu ndarë malazezëve .
Kryeshefi i qarkut të Bjelloples
Cemoviq duke kaluar nëpër
vendbanimin Shahoviq duke shkuar
në funeralin e Boshkoviqit nga evidentuesi i zhandarmërisë
në detyrë e urdhëroi që kur të
kthehet nga funeral t’i evidentoj të gjithë myslimanët e
shquar të Shahoviqit dhe rrethinës.
Evidentuesi kishte mbledhur 32 musliman me pretekstin se jeta e tyre ishte në rrezik, i solli ata në ndërtesë dhei burgosi.
Kur
kryeshefi Cemoviq ishte kthyer
nga funeralit dhe pa se ishin
vetëm 32 pengje kërkoi t’i sjellë edhe “Turq “ të tjerë, dhe xhandarët me
shpejtësi arrestuan edhe
20 të tjerë . Të gjithë këta njerëz janë kapur në mashtrim se gjëja nuk do ti gjejë asgjë e
keqe. Xhandarët, pengjet në një largësi nga qendra prej jo më shum se
4 km , pran varrezave të myslimanëve në mënyrën më mizore i pushkatuan . Nga I
gjithë grupi vetëm dy kanë
shpëtuar, një fëmijë 13 vjeq u shpëtuan
nga nji malazez i cili gati
u vra për shkak të këtij veprimi . Sipas dëshmisë së Bahrës, bija e Myftiu
të Bjellopoles Mustafa Salihbegoviqit, i cili ishte në komisionin për hetim, tha se janë identifikuar 60
pengje të masakruar.
Në
peticionin për Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq, të 21 nëntor të viti 1924, të cilin e dërguan popullsia myslimane e Shahoviqit dhe Pavin
Polës, thuhet se sulmi është kryer nga
rreth 2000 malazezë të armatosur të
Kollashint dhe nga viset tjera dhe
fronti shtrihej në vijën prej 19 kilometra gjerësi. Hamdi Beg Hasanbegoviqi dhe
Amir Musiqi u përpoqën porsonalisht ta
informojnë mbretin në Beograd, por ai i refuzoi, mandej ankesën ia kishin dorëzuar nënpunësëve
të mbretit .
Gazeta
“Politika” e Beogradit Nr.5947 e 13
nëntorit të vitit 1924 raporton se pas
vrasjes së Boshkoviqit gjat ndjekjes së
hajdutëve kan marrë pjesë fshatarët nga
rrethina e Bijelo Poles, dy ditë të
plota të 10 dhe 11 nëntorit e gjitha ishte nën zingjirin komandues.
Për gjëja se ishin “lodhur” nga Jusuf
Mehonjiqi . Sikur mos të kishte reaguar
xhandarmëria dhe nushtria pasojat
do të ishin edhe më të mëdha.
Kryetari
i Xhenijetit Ferhat bej Draga më 14
nëntor të viti 1924 iu drejtua Ministrit
të Punëve të Brendshme me nji mocion
lidhur me mizoritë e tmerrshme në këtë rajon. Ky mocion u botua në “Pravda” të Sarajevës nr
262 të 18 nëntorit dhe këtu në mes të tjerash thuhet: Zoti ministër! Kjo masakër si një veprim i
përbashkët i autoriteteve policore lokale dhe Vasojeviqëve , përgjegjës janë autoritetet
policore, të cilët kanë qenë me kohë të
paralajmëruar për rrezikun dhe nuk ndërmorrën asnjë veprim për ta parandaluar këtë masakër. Në këto
rethana përgjegjësia është më e madhe e
pushtetit se sa e bandave, sepse deri tash
askush nuk është arrestuar ...
Ndërsa
gazeta “Politika” e Beogradit nr 5949 e
datës 15 nëntor 1924 raporton me titullin: Protesta e Ferhat Beg
Dragës me rastin e hakmarrjës së Vasojeviqëve
ndaj vrasjes së Bosko Boshkoviq,
z. Ferhat Beu i dërgoi një letër proteste Ministrit të Punëve të Brendshme z.
V. Maksimoviq.
Politika
kështu kishte parë të nevojshme të shkruaj
në lidhje të një letër proteste të
Ferhat Beut dhe krime kundër qindra burrave të pafajshëm, grave dhe fëmijëve. Më shum ka pasur viktima se sa
shkronja të hargjuara për këtë artikull
të botuar në gazetën Politika. Krejt kjo
flet për
qëllimin e paramenduar të spastrimit etnik dhe
fshehjes me qëllim që askush mos të
kurrë në përgjegjësi.
Mënyra se
si është kryer sulmi Milovan Gjilas në
të njëjtin libër përshkruan: Menjëherë pas varrimit të Boshkoviqit , nën
pretekstin e kërkimit të komitëve
dhe bashkëpunëtorëve të tyre e
pasi që kishin kryer masakrën në fshatin Shahoviq kishin
sulmuar fshatrat përreth, dhe pastaj në fund, në Pavino Pole ku kryen masakër edhe më mizore të njohur deri
atëherë.
Përsëri duhet cituar Millovan Gjilasin: profetëve
mysliman u janë shkulur
mjekrat e tyre dhe u është
gdhendur kryqi në kokat e tyre.
Në një fshat një grup të njerëzve i
kan lidhur me tela rreth stogut me kashtë dhe iu është
dhënë zjarri. Pas kësaj njerëzit gjat
kishin përfolur për mënyrën e djegjes së njerzve në flakë. Një grup tyre
kishin sulmuar një fshatarë në shtëpi të tijë në një zonë të largët.
Fshatari sapo kishte rrjep një qengj të varur në një kumbull. Kishin për qëllim
edhe at ta pushkatojnë, mandej për t’ia
djegur shtëpinë e tij, por qengji i rrjepur i kishte nxitur që edhe me
fshatarin e gjallë të veprojnë njësoj siq kishte vepruar ai vet me qengjin.
Njëri prej tyre me sopatë, së pari e varë për kumbullën e njejt ku ishte I
varur qengji , një kasap me përvojë e ndanë
trupin e fashtarit me sopatë përgjysmë… ...
Në librin
në gjuhën serbe “Vendi pa drejtësi”(angl. Land Ëithout Justice), (Besuda zemlja, 2005). Këto pjesë të
dëshmimeve të krimeve janë hequr, e
të cilat gjenden në verzionin në gjuhën angleze.
Menjëherë
pas vrasjes së pengjeve filloi një sulm i përgjithshëm, djegëja e shtëpive,
vranë të rinj dhe të vjetër, gra dhe
fëmijë nga krahërorët e nënave të tyre. Numri i viktimave nga tregimet e
njerëzve të cilët mbijetuan tmerret
është mbi 500 të vrarë (ndërsa sipas disa tregimeve dhe të dhënave historike, numri është shumë
më i lartë), të djegur dhe të zhdukur.
Këto të dhëna u siguruan
nga numërimi i të afërmëve dhe fqinjëve të tyre. Derisa ndodhte tmerri
autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë ndaj kriminelëve bile edhe në këtë krim kishin marrë pjesë edhe ata vet.
Rasti I vetëm ishte kur shefi i qarkut Plevlës
Kreckoviq iu vjen në ndihmë
njerëzve të pafajshëm, duke iu kërcënuar se do ta angazhoj ushtrinë.
Një
skenar i ngjashëm me at të Shahoviqit u përgaditë edhe për Bijelo Polen. Në Bijello Pole, nga Beogradi u
dërgua inspektori i Ministrisë së
Brendshme me emrin Predic , i cili ishte I caktuar të kryej hetimet e
imagjinuara. Arrestoi dhe burgosur 67
qytetarë të të shquar të Bjelo Poles.
Sipas planit të paraparë të gjithë të arrestuar duhej likuiduar dhe pastaj të vazhdohet me ndjekjen dhe malltretimin e popullsisë së pafajshme. Vetëpërmbajtje e Myftiut Mustafa Salihbegoviq dhe Huzeir-agë
Dervoviqit i cili shkoi në Beograd dhe intervenoi te Pashiqi disi shpëtuan nga një masakër e re .
Pashiqi për dallim me Shahoviqin
kur në mënyrë të heshtur kishte
lejuar krimin, urdhëroi që të gjithë të
burgosurit të lirohen, duke shmangur kështu një masakër në Bijelo Pole.
Huzeir-aga Dervoviq Pashiqit i
kishte premtuar se që të gjithë votuesit
musliman nga Bijelo Pola do të votojnë
për partinë e tij radikale, kështu edhe ndodhi .
Sanxhaklinjët të cilët i mbijetuan gjenocidit në Vranesh
dhe Shahoviq kurrë nuk u kthyen në tokën e tyre. Shumë shpejt, kjo zonë mbeti e shkretë ndërsa tokën e e mbetur e
grabitën fqinjët e tyre malazezë,të
cilën e ndanë në mes veti. Askush
ndonjëherë nuk është përgjigjur për këtë gjenocid.
Popullsia
e mbetur u shpërngul në brendësi të
Sanxhakut dhe Bosnjës. U shpërndanë
nëpër tërë viset e Sanxhakut , trevave të
Vishegradit dhe nëpër qytetet
tjera por një numër i konsiderueshëm
i tyre më tepër se 100 shtëpi
emigruan në Turqi kryesisht në
Izmir.
Sot
vendbanimi Shahoviq quhet Tomashevo, sipas një komandanti partizan dhe
nuk jeton në te asnjë musliman. Kolonët
e tanishëm në Shahoviq thonë, se, shpesh
sidomos gjat natës nuk mund të flenë, sepse dëgjojnë zëra
të thirrjes së ezanit për namaz shkruan Revista e Podgorices
“Vjesnik “ e 25 janarit 2005. Për të
njejtin fenomen shkruajnë edhe Harun Crnovrshanin dhe Nuro Sadikoviq në librin e tyre “ Bijt e Sanxhakut”("Sinovi
Sandžaka" ),Frankfurt, 1996.
Mallkimi
që i përcjell banorët e Tomashevës është rezultat i dënimeve nga zoti, ose
vrasja e ndërgjegjeje e cila përcillet gjeneratë pas gjenerate , nuk mund të
thuhet, por sigurisht se ka lidhje me ngjarjet të cilat kanë ndodhur në këto
vise në nëntorin e largët të vitit 1924.