E marte, 15.10.2024, 11:56 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Kadri Tarelli: Fondacioni ''S. Vokshi'', Durrës

E hene, 15.10.2012, 09:29 PM


FONDACIONI “S. VOKSHI”

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Durrës më 22. 09. 2012

HISTORIA E FONDACIONIT “S. VOKSHI” NË DURRES, QË MBËSHTETI LUFTËN PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS.

Nga Kadri Tarelli

Shumë i trazuar dhjetëvjeçari i fundit të shekullit njëzet për ne shqiptarët. Ngjarjet me shpejtësi ndoqën njëra –tjetrën. Përmbysja e diktaturës, tranzicioni i vështirë, ngjarjet e vitit 1997, të cilat mos ardhëshin e mos u kujtofshin kurrë në jetë të jetëve, për asnjë vend e popull të botës. Pak më von, lufta për çlirimin e Kosovës, ngjarja më e trishtuar, por edhe më e bukur e ëndëruar dhe e pritur.

Në këto kushte, si këpurdhat mbas shirave të vjeshtës, mbinë parti e shoqata të shumta. O zot sa shumë ! Është një listë e gjatë sa që, zor se mund të mbahen mend emrat e tyre. Në Durrës, mes shoqatave me emër dhe autoritet si “Durrësi”, “Kosova, “Çamëria” të krijuara që në vitete para të demokracisë, lindi edhe Fondacioni “Sulejman Vokshi” me  nismën e patriotit kosovar Qazim Ymer Kreka, i cili ishte aratisur nga Kosova dhe ardhur në Shqipëri rreth pesëdhejtë vjet më parë. I mbështetur nga një grup intelektualësh e veprimtarësh durrsakë, si Salvator Sotiri e Kadri Tarelli, në një ditë vjeshte, në mjediset e shkollës 8-vjeçare “Bajram Curri” në Durrës, themeluan fondacionin “Sulejman Vokshi”. Legalizimi zyrtar u bë rreth një muaj më vonë më 20. 09. 1996 me vendim të gjykatës së rrethit të Durrësit Nr. 3270.

Veç tre themeluesëve, shumë të tjerë u antarësuan që në ditët e para: Selim Leka, Myftar Gjonbalaj, Hasan Misiri, Adem Rama, Fatmira Beqja, Zenel Bardhi, Xhaferr Vokshi, Hazir Shala, Mexhit Kokalari, Daut Doda, Gani Demiri, Fadil Neza, Abaz Shuaipi, Adem Mustafaj, Xhemal Avdyli, Rustem Alia, Kastriot Bufi, Drita Avdyli, Shusedin Hasani, Fadil Elezi.

Fondi fillestar prej 50.000 lekësh u sigurua nga vetë kryetari Qazim Kreka dhe i biri i tij Isa Kreka. Fondacioni asnjëherë nuk pati zyra, apo një qendër të përhershme. Takimet zhvilloheshin, në të shumtën e rasteve, në mjediset e shkollës 8-vjeçare “ Bajram Curri” në Plazh, në Durrës, meqë drejtori i saj Kadri Tarelli ishte antar i Këshillit drejtues të fondacionit.

E gjithë veprimtaria e fondacionit përshkohej nga fryma kombëtare e cila  shprehej qartë në statut, i cili përmbante trembëdhjetë pika, ku mes tyre  theksojmë:

I

Formimi  fondacionit “S. Vokshi” organizohet me qëllim për t’ i’ u bashkuar forcave mbarëkombëtare që luftojnë për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Mjetet financiare të këtij fondacioni, në radhë të parë do t’i shërbejnë kësaj ëndre të kahmotëshme gjithë shqiptare.

II

Të japë ndihmesën e duhur me të gjitha rrugët e mjetet për të lehtësuar

gjendjen ekonomike dhe jetën e familjeve të luftëtarëve, veteranëve, viktimave

të rënë për liri, etj, etj.

IV

Të botoht gazeta “Na thërret atdheu”,..e cila do të propogandojë idealet kombëtare për bashkimin e trojeve etnike. Gazeta “Na thërret atdheu”. Nr. 2 Mars 1999.

Fill mbas pak ditësh të krijimit, fondacioni organizoi në sallën e Odeonit “Nikolin Xhoja” në pallatin e kulturës “A. Moisiu” në Durrës, një diskutim të librit “Besa e Gurit” të autorëve kosovar Hasan Shala dhe Izet Guri. Kishte mjaft të ftuar edhe nga Tirana, mes tyre edhe historiani Uran Butka. Gazeta “ Bashkimi i shqiptarëve” Janar. 1997.

I gjithë vitit 1997, që njhet si viti mbrapsh dhe më fatkeqi për shqiptarët, për fondacionin kaloi pa ndonjë veprimtari që të binte në sy. Fytyra e vërtetë, fryma e tij patriotike dhe humane u duk që me ardhjen e të shpërngulurve të parë nga Kosova, duke u përpjekur për t’ u siguruar strehim dhe ushqim. Ata në fillim ishin shumë pak, por në muajt e parë të vitit 1998 numri i tyre zuri e shtohej. Ishin sinjalet e para se situate do shkonte keq e më keq. Ndjehej era e luftës, era e barutit dhe e shkatërimit, po përmasat askush nuk mund t’i përfytyronte.

Është e çuditëshem se si ngrihet, ndërtohet dhe drejtohet opinion dhe ndërgjegja e kombit. Në muajin mars-prill 1998, kryesia e fondacionit u detyrua që, me urgjencë të zhvillojë një sërë takimesh me drejtuesit e pushtetit vendor të Durrësit, Martin Cukalla Prefekt i Prefekturës Durrës – Krujë, Medi Tatani kryetar i Këshillit të Qarkut dhe Arqile Gorea Kryetari i Bashkisë. “Të shpërngulurit”, të cilët askush nuk deshironte t’ i quante refugjatë në atdheun e vet, po shtoheshin dita-ditës dhe kishin nevoja të ngutëshme, pasi kishin ikur nga Kosova vetëm me plaçkat e trupit. Numri i tyre ishte aq i madh, sa nuk mund të përballohej nga komisioni i ngritur para pak ditësh nga fondacioni, e as nga shoqatat e tjera. Te të tre titullarët ndjehej përgjegjësia, ndaj u gjet mbështetje e plotë.

Në krye të javës, më datën 13 Maj, në mjediset e Pallatit të kulturës “A. Moisiu” u bë mbledhje e zgjeruar me të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike dhe të shoqatave që vepronin në Durrës. Shenjë e mirë kjo. Opinion qytetar ndaj çështjes së Kosovës po elektrizohej.

Takimin e hapi Kryetari i Fondacionit Qazim Kreka, i cili me pak fjalë shtroi edhe qëllimin e takimit: “Ne i përmbahemi parimit: Qeveritë dhe partitë shkojnë e vijnë. Edhe mendimet e bindjet ndryshojnë. Vetëm atdheu dhe kombi mbeten të pëtjetëshëm”… Nga grupi nismëtar u kërkua që, në mbështetje të Kosovës të organizohet një miting në qendër të qytetit, para bashkisë. Në fund u arrit që mitingu me temë: “Kombi na thërret” të mbahet më 20 maj 1998, dhe të gjithë subjektet të ndihmojnë në mbarëvajtjen e tij. U aprovua, që qytetarëve të Durrësit t’u drejtohej një thirrje në përkrahje të luftës në Kosovë.

Mitingu ishte një veprimtari që i tejkalonte fuqitë organizative dhe njerzore të fondacionit. Megjithatë u punua shumë, sidomos nga shoqatat “Durrësi”, “Kosova”, “Çamëria”, me kryetarët Halil Myderizi, Myftar Gjonbala dhe Avdyl Sulejmani. Nuk mungoi ndihma e durrsakëve, mes tyre edhe plot kosovarë si, Enver Hsanramaj mësues kosovar i ardhur para pak muajsh në Durrës e strehuar në Plazh, dhe Skënder Çeku i ardhur në Durrës dy vjet më parë. Gjeneral - Major Skënder Çeku ra deshmor në luftën kundër ushtrisë serbe, në betejën e fshatit Qysk pranë Pejës më 15 Gusht 1998. Libri. Nusret Pllana.: “Dallgë jete. Haxhi Çeku në vetëne parë”. Gazeta: “Bulevard”. datë: 02. 05. 2006

Puna më e vëhtirë ishte në bindjen e përfaqësuesëve të partive politike kryesore dhe shoqatave, për t’u përfshirë plotësisht në pjesëmarrjen e tyrë në tubim. Mitingu u organizua ditën dhe orën e caktuar. Folën përfaqësuesit e subjekteve polotike dhe shoqatave. Në fund u lexua thirrja: (veçojmë disa pjesë të saj):

“….Është zeri i atdheut që na thërret. Populli i Durrësit nuk e harron traditën. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: Të ndihmojmë vëllezrit tanë kosovarë! T’ u lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjet! Kemi bindjen se populli i Kosovës do të realizojë aspiratat e tij për të qënë i lirë në trojet e tij.

Kosovë jemi me ty, me mendje e zemër jemi aty!”

Në fund, me propozim të kryetarit të Bashkisë Arqile Gorea, u kërkua që, nga të gjithë pjesëmarrësit në miting të bëhej një marshim paqësor në bulevardin “Rruga Tregtare” deri tek monumenti “Mujo Ulqinaku”, në shëtitoren “Taulantia”. Ishte një pamje madhështore dhe emocionuese, tek shikoje atë lumë të gjallë njerëzish, që mbushi fund e krye bulevardin e Durrësit.

I gjithë viti 1998 dhe sidomos gjysma e parë e vitit 1999, kaloi me përpjekje të jashtëzakonëshme për të ndihmuar të shpërngulurit. Krahas tyre për t’u veçuar është botimi i  gazetës “Na thërret adheu”, ashtu siç ishte vendosur edhe në statut. Numri i parë doli në shkurt 1999. Në krye thirrja: “Shqiptarë, kudo në botë bashkohuni !”. Shkrimi “Në vend të editorialit” mbyllet me thirrjen: “Të jemi të gatshëm të flijohemi për atdheun!!”.

Drejtor i gazetës ishte Qazim Kreka, kryeredaktor Luan Jaupi, redaktore Flora Dervishi. Siç shkruhet në fund të faqes nr.8, për gazetën ndihmuan Kadri Tarelli, Salvator Sotiri dhe Feim Selimi..  Gazeta “Na thërret Atdheu”. nr. 4. Maj 1999.

Pas gati 100 vjet nënë sundimin serb, Kosova u çlirua si rezultat i luftës së UÇK- dhe ndërhyrjes ushtarake të NATo-s. Një grup atdhetarësh udhëtuan drejt Kosovës. Në kufi psherëtimë, deshirë e dhimbje, për pritjen shekullore të bashkimit të kombit. Mjafton veprimi dhe këto fjalë të kryetarit Qazim Kreka, të përjetuar me aq mall e dashuri: “Sapo kalova ish kufirin,..dola në Kosovë dhe mbusha një qese tjetër me dhe. Këto dy qese i bashkova dhe i hodha pikërisht aty ku deri më sot është quajtur kufiri shqiptaro-kosovar, duke pasur në gojë këto fjalë: Në emër të zotit ! Në emër të gjithë deshmorëve që janë vrarë për liri për 100 vjet ! Kjo tokë kurrë mos u ndaftë!. Gazeta “Na thërret Atdheu”. Nr. 5. Gusht 1999.

Veprimtaria e Fondacionit vazhdoi, por në kushte të tjera dhe me mundësi të pakta financiare. Fill mbas luftës u krye një vizitë tek familjet e Deshmorëve të Kombit në Kavajë e Kuçovë, në nderim të të rinjëve Indrit Cara e Astrit Suli, të cilët ranë në luftë për çlirimin e trojeve shqipatre të Kosovës. I  regjistruar dhe i njohur juridikisht edhe në Kosovë, fondacioni vazhdoi për mjaft kohë të  ndihmojë e të përkujdeset për familjet dhe fëmijët e deshmorëve të luftës.

Vitet kalojnë. Sot Kosova është e pavarur. Fondacioni “S. Vokshi” e ka ndërprerë veprimtarinë. Ne si pjestarë të të tij jemi të vetëdijshëm se me punën tonë modeste ndaj luftës për çlirimin e Kosovës, bëmë detyrën ndaj atdheut dhe kombit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora