Sejdi Berisha: Dreka e lotëve në shtëpinë e poetit
Kishte shumë kohë që karakteri, shpirti dhe pozita e poetit tropojan më kishin intriguar për ta bërë një shkrim karakteristik, ashtu siç ishte vetë ky njeri, që ishte, siç thonë, pesëdhjetë kilogram së bashku me krevat! Por, assesi nuk mund t’ia zëja fillin as petën këtij shkrimi, derisa nuk i vdiq nëna, Ajnë. Por, as tash nuk kisha mundësi të takohem me poetin dhe ta shfrytëzoja si pretekst për t’ia filluar shkrimit, sepse, dimri, respektivisht, bora e kishte mbuluar “rrast”tërë krahinën e veriut dhe Rrafshin e ...

























