Kristaq Turtulli: Eh, jetimet..!
Tre vite shkolle në qytetin bregdetar rrodhën shumë shpejt. Një mëngjes korriku Rrezearta Taneshi mori trenin dhe autobusin e linjës dhe u gjend sërish në qytetin juglindor, në rrugicat e pastra me kalldrëm, shtëpitë karakteristike. Ajo la pas ledhatimin dhe hungërimën e detit plak, bukuroshen e heshtur të amfiteatrit. Miqësinë e lagësht, të lyrshme të Koci Troko peshkatarit...



















