E merkure, 28.07.2021, 05:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet balerini, modeli & prezantuesi i njohur i TV “Klan”, Hermes Nikaj

E diele, 29.04.2012, 08:22 AM


Po përjetoj një dashuri të fuqishme me një 18-vjeçare

Nga Albert Zholi

 Në një intervistë ekskluzive për “Telegraf”,  22- vjeçari rrëfen me detaje rrugën drejt suksesit, jetën jashtë ekranit, dashurinë e madhe për botën e televizionit dhe dashurinë e re me Anja Xhafën ... Është një nga djemtë më të bukur shqiptarë dhe ka ditur ta shfrytëzojë më së miri këtë dhuratë të natyrës. Hermes Nika, fillimisht i njohur si balerin e më pas si një nga modelët më të suksesshëm shqiptarë, pjesëmarrës në disa evente mode, por qëllimi i tij është që të mos ndalet. Hermes Nikaj është nipi i këngëtares se njohur Pavlina Nikaj, e cila ne vitet '50-'70,  së bashku me Anita Taken e Marjana Dajën u bënë shumë të dashura për publikun shqiptar. Pas sukseseve te njëpasnjëshme në balet e modeling, Hermesi është shfaqur dhe në televizion. Prej një viti ai prezanton në programin e mëngjesit në Tv Klan dhe është kthyer në një yll të vërtetë mediatik, pasi falë tipit të tij të hapur e pa komplekse i bëri teleshikuesit për vete. Në një intervistë ndryshe dhe ekskluzive për “Telegraf”, ai na rrëfen se është duke përjetuar një lidhje dashurie dhe që zemra e tij i përket dikujt. Por le ta zbulojmë më poshtë...

Hermes, Ju deklaruat tek “Pasdite në Tv Klan” se zemra juaj i përket dikujt dhe së fundmi jeni në një lidhje. Ç’mund të na thuash më tepër Hermes?

Në fakt deri para pak kohesh unë kujtoja se dashuria ekziston vetëm në përralla, por tani gjithçka ka ndryshuar. Tashmë u bënë 3 muaj që unë po përjetoj një lidhje dashurie me Anja Xhafen , një vajzë 18 vjeçe dhe mund të them se jam më i lumtur se kurrë.

Çfarë vajze është Anja? Na e përshkruaj pak.

Siç mund ta shikoni dhe në foto Anja është një vajzë e bukur, moderne, inteligjente dhe me një botë të madhe shpirtërore. Është pikërisht e duhura për mua dhe ajo që po kërkoja.

Por si jeni njohur ju të dy Hermes?

Faktikisht kemi dy vite që njihemi, por vetëm 3 muaj që po përjetojmë një histori dashurie. Gjithçka nisi me një kërkesë miqësie në F.B nga ana e Anjas e kështu lindi gjithçka.

 A jeni të dashuruar ju të dy Hermes, apo thjesht po kaloni një flirt se bashku ?

Sigurisht, e thashë dhe më sipër të dashuruar dhe të lumtur.

Hermes me çfarë merret Anja? A i tërheq dhe asaj bota e Tv-së si ty ?

Anja është maturante këtë vit. Sigurisht që dhe asaj i pëlqen televizioni si mua dhe pse jo për të realizuar një Hermes Morning Shou në të ardhmen.

Nuk është pak si shpejt për një femër si Anja?

Ajo ka një moshë të pjekur që besoj se është me të gjitha karakteristikat e një femre të plotësuar pa diskutuar për moshën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora