E diele, 06.10.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Beteja e Marecit

E premte, 27.04.2012, 07:56 PM


Demir KRASNIQI:

BETEJA E MARECIT

Në vitin  nëntëdhjetë e nëntë –
U hap zjarri n’ katër anët !
Nga fallangat e serbijanit –
Retë e zeza i ranë vatanit !

Në mëngjesin e 18 Prillit ,
Seç u ndrinë rrezet e diellit ;
Në Marec , n’ brigje t’ Malësisë –
Shkrepen  Krismat  e Lirisë !

Në Marec u nis beteja –
Sulmojnë shqipet si rrufeja ;
Për liri i lidh ideja ,
Në rrugëtim drejt ditëve t’ reja !

Prej djemurisë përparimtare –
Doli  Ushtria Çlirimtare ,
Ballë për ballë me serbë- barbarët ,
Në një luftë t’ pa barabartë !

Në Marec po dridhej toka –
Vijnë armiqtë me tanke e topa ,
Paramilitarë edhe ushtri ,
Jo ma pak se dymbëdhjetë mijë !

Në Marec, në atë Malësi –
Kishte pleq , gra e fëmijë ,
Flaka e luftës që i kishte tmerrua ,
Në Marec ishin strehua !

N’ atë betejë për jetë, a vdekje –
UÇK-ja bënte përpjekje
T’i ndalonte forcat barbare ,
N’ mbrojtje t’ popullatës shqiptare !

UÇK-ja mirë ngadhënjeu ,
Se janë bijtë e  këtij dheu !
Se janë  bijtë e  Skënderbeut ,
Që i dalin Zot , Atdheut !

Ndër betejat e lavdishme –
Kjo betejë  është e rëndësishme ,
Për historinë tonë kombëtare ,
Për  Ushtrinë tonë  Çlirimtare !

N’ barriera shumë t’ vështira ,
Por vullneti e dëshira ,
Për liri e pavarësi –
Iu dha forcë , ju dha fuqi !

N’ ato brigje të Malësisë –
Djemtë ma t’ mirë të shqiptarisë ,
Ranë në fushën e lavdisë ,
Duke i bërë thirrje lirisë !

N’ mbrojtje t’ popullit dhe t’ katundit –
Luftuan deri n’ plumb të fundit !
Mbi gjak tuaj  nën rreze t’ diellit –
Rriten  “Lulëkuqet e Prillit”!

N’ këtë betejë me armë në dorë –
Djemtë ma t’ mirë kanë ra dëshmorë !
Me qëndresë porsi  si gurë shpati –
Ra dëshmorë Isa Kastrati !

Tu i dhanë plumba shkjaut në koca –
Ra dëshmorë Besnik Maroca !
Shkjaun e zi e rroku tmerri –
Ra dëshmorë Musli Imeri !

Me emblemë në ballë prej trimi –
Ra dëshmorë Muharrem Ibrahimi !
Gjaku i tyre tokën e skuqi –
Ra dëshmorë Ibrahim Oruçi !

Arsim Isufi e Shemsi Isufi –
Ranë n’ altar dëshmorë triumfi !
Aty ra Ibrahim Pacolli –
Gjaku i tyre lirinë e solli !

Për këta trima t’ shqiptarisë –
Do t’ flet ora e historisë !
Vargje t’ bukura do t’ qëndisen ,
Këngët ma t’ bukura do t’ ujdisen !...

Për Kosovë , këtë vend të shenjtë –
Dhatë virtytin më të shtrenjtë !
Ratë n’ altarin e lirisë –
N’ piedestal të pavdekësisë !

Flini t’ qetë , o çlirimtarë –
Shumëfish hakun ua kem  marrë !
Mbi çetnikë , paramilitarë –
Hodhëm plumba porsi farë !

Ndër beteja ku  luftuam –
Ne Serbisë qartë i treguam ,
Se këtu ishim , këtu do t’ jemi ,
Atdhe tjetër ne nuk kemi !

Lufta jonë ishte e shenjtë ,
Që armiku  e pagoi  shtrenjtë !
Për Atdhe, gjak , fis e farë –
Gjithmonë dolëm ngadhënjimtarë !

Bijve e bijave të Nënë – lokes ,
U qoftë lehtë dheu i Kosovës !
Ju këndojmë në himn e n’ këngë –
Lavdi dëshmorëve t’ Kosovës – Nënë !

Kamenicë - Gjilan, më 25 Prill 2012.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora