Kulturë
Ardian Ramadani: Një libër më shumë se libër
E merkure, 25.04.2012, 07:01 PM
Një libër
më shumë se libër
Nga Ardian Ramadani
Se
suksesi i njerëzve përcaktohet nga përmasa e veprave të tyre, kjo është më se e
qartë. Por, kur ata njerëz lënë gjurmë dhe vepra të pashlyeshme për kombin dhe
atdheun, përmes veprave të tyre, e më pastaj të “harrohen” qëllimisht nga
institucionet shtetërore, kjo ndodh vetëm në Kosovë.
Populli
shqiptar i Kosovës përjetoi tmerre dhe krime që nuk mban mend historia e njerëzimit
nga
Ky njeri
që me erudicionin e tij po shkëlqen mu atëherë kur na shfaqen dromca terri, në momentin
kur ndihemi të dëshpëruar, rrezaton vlera dhe vyrtyte që s`ia gjen shoqin. Veprat
e tij si gazetar dhe zëdhënës i luftës që se mban mend historia evropiane e më gjerë,
luftës së lavdishme të UÇK së së Kosovës, do të mbesin në altarin dhe mozaikun
e veprave të po atyre njerëzve që stolisën lirinë e Kosovës përmes kontributit
të tyre sublim dhe të paparë.
Kësisoj që
të jem më i qartë, Nysret Pllana përpos kontributit të tij patriotik para luftës
dhe gjatë luftës, do të vazhdonte edhe pas luftës, por jo si disa çirimtarë dezertorë,
të korruptuar dhe imazhprishës, por si një njeri akademik me vlera të larta
shkencore dhe kombëtare. Libri i tij mbi intervenimin e NATOs në Kosovë, që e
pat edhe si disertacion shkencor gjatë mbrojtjes së doktoraturës, ku gjatë ceremonisë
së mbrojtjes vet isha prezent, është një libër udhërrëfyes për studentët dhe
intelektuaët shqiptarë, një libër me vlera të pashlyeshme. Por, karvanit të veprave
të mëdha dhe të suksesshme të tij, që do të linte mbresa të papërshkruara, do të
më ishte libri i tij i fundit , i përkthyer në shumë gjuhë ndërkombëtare, e që flet
për krimet monstruoze serbe në Kosovë, përmes imazheve dhe fakteve të paluhatshme.
Ky libër i cili ia vlen të lexohet dhe të blihet nga secili që i thotë vetes
shqiptar, flet më shumë se kurrë për atë se kush ishte viktima e kush agresori,
edhe pse një gjë e tillë dihet botërisht. Por, bisedimet e fundit me Serbinë,
duket se kanë filluar dalngadalë të na paraqesin ne, shqiptarëve, si agresorë. Krejt
kësaj kur të ja shtojmë edhe mobilitetin e paparë serb, shumë efiçent, përmes
propagandës së gënjeshtrës, që pin ujë tek ta, por edhe gjetiu, ngase kanë botuar
më se 100 vepra për gjoja krimet shqiptare ndaj serbëve, me të vërtetë krijon përshtypje
dyshuese tek ai që nuk e njeh mirë këtë rajon problematik dhe mësuesen e jetës
të quajtur histori.
Ama, në mesin
e fatkeqësisë sonë, që nuk lexojmë libra të tillë, që nuk sponzorojmë vepra të tilla,
e që e keqja të jetë edhe më e madhe, mungon përkraja institucionale për botim
të veprave të tilla dhe shpërndarje të këtij lloj libri nëpër të gjitha
institucionet e botës, që janë relevante e irelevante, ia shtojmë heshtjen dhe
omertën e turpshme ndaj kësaj vepre, kjo është vrastare për ne.
Libri që
është ngjarje në ngjarje (fr. myse en abymë, angl .story in ëithin a story) mbi
terrorin serb në Kosovë, të autorit Nysret Pllana, është më shumë se libër, është
më shumë se fakt apolonik, është më shumë se argument dioniziak, është më shumë
se vepër, ngase krijon katërcipërisht përshtypjen se lexuesi është vet pjesëmarrës
(lexo: viktimë e agresorit serb). Duke lexuar këtë libër dhe duke shikuar
fotografitë rrënqethëse, dosje të krimit makabër ndaj shqiptarëve, prodhim
lucid i një misogjenie serbe, një filetizmi (urrejtje racore serbe ndaj
shqiptarëve) dhe mendjeje NOSFERATU (shpirtër që marrin formë vetëm kur të thithin
gjak njeriu), që i bërtasin nekrofilisë dhe vdekjes të çdo gjëje shqiptare, që flasin dhe lëshojnë kumte vrastare, po nuk i dëgjojnë
vetëm ata që janë të shurdhër dhe në amnezion (harresë historike dhe politike),
e që nuk i shohin po ata që janë të verbër, lexuesi bindet ditë e më shumë, se
shqiptarët të harruar nga vetvetja dhe nga të tjerët, edhe pse më në fund
formuan shtetin e tyre të Kosovës, lypset që të punojnë edhe më tepër, sepse me
krijimin e shtetit të Kosovës nuk përfundoi historia. Asgjë nuk është fitorja e
luftës, çka është fitorja në paqe. E kjo fitore realizohet atëherë kur vepra
dhe libra, sikurse libri i fundit i Nysret Pllanës mbi krimet serbe ndaj
shqiptarëve, ndihmohen dhe sponsorizohen nga institucionet shtetërore dhe
Ministria e kulturës, në mënyrë që të shpërndahet realiteti dhe zëri i arsyes të
depërtojë gjithkund. Ky zë që lypset të menaxhohet dhe të disperzohet si zë i
vetëm i realitetit, sot vuan nga pamundësia për të kumbuar.
(Autori është
profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave
politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)