E premte, 04.10.2024, 03:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Në Podujevë do të mbahet Festivali I filmit “Llapi Film Fest”

E hene, 23.04.2012, 07:54 PM


Në Podujevë do të mbahet  Festivali I filmit “Llapi Film Fest”

Nga Milazim KADRIU

Në fillim të muajit maj në Podujevë në organizim të OJQ-së “Alternativa Vizionare” e në  mbështetje të  Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi do mbahet Festivali ndërkombëtarë i filmit të shkurtër LLAPI FILM FEST.  Qyteti i Podujevës do të shndërrohet në një arenë të vërtet argëtimi dhe kjo falë organizimit të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit me metrazh të shkurtër.

Katër ditë dhe netë pa gjumë për qytetarët e Podujevës, dhe kjo falë organizatorëve të “Llapi Film Fest”, Antigonë Islami drejtoreshë e festivalit si dhe bashkëorganizatori Viktor Hoxha, eveniment që organizohet nga OJQ-ja “Alternativa Vizionare”, e cila ka përgatitur një agjendë të detajuar të këtij spektakli të filmit me metrazh të shkurtër.

Në këtë festival të filmit do të paraqiten rreth 50 filma me metrazh të shkurtër dhe pjesë e repertorit që do të  jenë nga shtete të ndryshme. Organizatorët rrëfejnë dhe detajet më pikante të këtij evenimenti të rëndësishëm të filmit në Ballkan dhe në Europë. Juria që do të caktojë dhe ndarjen e çmimeve përbëhet nga specialiste nga shtete të ndryshme. Në këtë eventimet të rëndësishëm Shqipëria përfaqësohet nga regjisori dhe njëherësh drejtori i “Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Fierit”, Ervis Koçi dhe nga Agron Domi drejtor i festivalit ndërkombëtarë të filmit në Tiranë , “Tirana Internacional Film Festival-TIFF” gjithashtu ne këtë panel "gjyqtarësh" do jenë dhe emra të mëdhenjtë të botës së kinematografisë shqiptare, Kryetare e jurisë do jetë regjisorja e mirënjohur dhe shumë e suksesshme Blerta Zeqiri,pastaj anëtarë tjerë të jurisë Arian Krasniqi skenarist dhe ish drejtor i Teatrit Kombëtarë të Kosovës si dhe Ismet Azemi aktor.

“Filmat e metrazhit të shkurtër do të jenë nga shtetet si Kosova, Shqipëria, Amerika, Argjentina,Spanja, Bullgaria, Çekia, Anglia, Argjentina etj. Duhet theksuar se do shfaqen dhe filma dokumentarë, ku shfaqja e parë e festivalit do jetë pikërisht një film i shkurtër dokumentarë, i cili flet për jetën dhe veprën e Dëshmorit të Kombit Zahir Pajaziti, pastaj çmimi më i lartë në këtë festival do jetë çmimi që mbanë emrin e Dëshmorit të Kombit Zahir Pajaziti, si dhe çmimet tjera.

Hapja e festivalit do bëhet më  5 maj në ora 19:00 në Teatrin e qytetit të Podujevës, pastaj të nesërmen gjatë gjithë ditës do ketë aktivitete të ndryshme në tërë Zonën e Llapit; në oborrin e Teatrit do qëndroj për katër ditë rresht projektori në të cilin do shfaqen filmat të cilët shfaqen edhe brenda teatrit, do ketë bar-shank dhe bina ku çdo kohë do qëndroj Dj B-AAR dhe do argëtohen të gjithë mysafirët dhe të rinjtë e qytetit. Pastaj të nesërmen 06.05.2012 një projektorë tjetër (Video Bim) i veçantë do vendoset tek Liqeni i Batllavës, liqen ky që I përket zonës së Llapit, dhe aty do shfaqen filmat ….

Më pas si çdo natë tjetër pas darkës së mysafirëve do kalojmë tek “After Party”, ku do kemi mysafir nga Presheva të cilët do bëjnë garë koktejesh dhe akrobacion me vënie flake nga goja..

Ditën e tretë 07.05.2012 , gjatë ditës do ketë shfaqje me motorra nga Klubi i Motoristëve të Kosovës “Realbiker’s”, të cilët për një orë rresht do bëjnë akrobacione të ndryshme para qytetarëve në Rrugën “Zahir Pajaziti”, më pas po këtë ditë në ora 16:00 e gjerë në ora

18:00 do ketë koncert të hapur me këngëtarë eminent të zonës së Llapit, si Nysret Muciqi, Albatrit Muciqi,Ardit Stafa, Special F.Shadoë Rap,Tossi G. e shume te tjerë…

Ndërsa në ora 19:00 do filloj shfaqja e filmave ,e cila do bëhet në fshatin Orllan, në vendlindjen dhe kullën e dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti, më pas kthimi në qytet, darkimi dhe si cdo natë tjetër After Party tek “Caffe Bar Noli”. Vlen të theksohet se edhe ditën e dytë dhe të tretë në të cilat filmat, juria dhe qytetarë të shumtë e dashamirës së botës së filmit do jenë tek liqeni i Batllavës dhe tek kulla e Zahir Pajazitit në Orllan, në të njëjtën kohë filmat do shfaqen edhe në teatrin e qytetit, në mënyrë që qytetarët të cilët nuk do kenë mundësinë të jenë atje, të kenë mundësi t’i shohin tërë filmat brenda teatrit të qytetit.

Më 08.05.2012,dita finale e festivalit, gjatë tërë ditës në qytetin e Podujevës do ketë aktivitete të ndryshme kulturore e artistike si dhe në ora 19:00 do filloj shfaqja e filmave të fundit dhe më pas ndarja e çmimeve”, bën me dije organizatorja Antigonë Islami njëherësh Drejtoresh e Festivalit e "Llapi Film Fest",si dhe bashkëorganizatori Viktor Hoxha. (Ky eveniment kulturorë shumë I rëndësishëm për Llapin dhe artin në përgjithësi ka hasu në mbështetje edhe të disa njerëzve e bizneseve vullnetëmire,si Banja e Kllokotot Nëna Naile, Studio Unik në Podujevë, salloni i ondulimit Nita dhe Nari etj.)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora