Kulturë
Rexhep Shahu: Meraku i madh i Sali Çekës
E enjte, 26.04.2012, 07:42 PM
MERAKU I MADH I SALI ÇEKES
NGA REXHEP SHAHU
Në
fillimqershorin e vitit 1998, pata rast ta takoj fizikisht dhe ta njoh nga afer
Sali Çekën, me të cilin kisha komunikuar nëpërmjet telefonit për radio Kukësin
kur ai qëndronte në Gjermani dhe kisha realizuar disa intervista telefonike me
të.
Bashkë me
mikun tim Izet Duraku e kishim realizuar një intervistë me Sali Çeken, sapo ai
kishte mbërritë në Tropojë. Dhe dy ditë më vonë, me 8 qershor 1998, përsëri e
takova zotin Sali duke u afruar tek hotel turizmi në Bajram Curr, rreth orës 6
të mëngjesit. Pasi u përshëndetëm, e pyeta se a kishte ndonjë të re gjatë natës
ose gjatë dy ditëve që s’ishim parë. Ndonjë të re që të ma thoshte ai, pasi çdo
çast kishte të reja në ato ditë kur eksodi vazhdonte, kur mikpritja e
tropojanëve demonstrohej mrekullisht dhe të huajt në Tropojë habiteshin me atë
që po ndodhte sepse kjo që po bënin shqiptarët për njëri-tjetrin ishte diçka e
harruar dhe e pabesueshme në dhera të tjera.
Ka plot
të reja, filloi të fliste ai. Më futi krahun dhe dolëm nga sipër godinës së
hotelit ku kishte më pak njerëz dhe ishte më qetësi.
Por unë
kam një merak, vazhdoi Saliu.
Ishte
shumë i impresionuar.
Dhe
keshtu dalëngadalë, si pa kuptuar, ne filluam t’ia plotesojmë nevojat
njëri-tjetrit, unë ta intervistoja përsëri e ai të mund të shprehte mirënjohjen
për tropojanët. Dukej sikur ishim në vijim të intervistës së realizuar para dy
ditësh. Dhe lirshëm e krejt shpengueshëm, në atë mëngjez të 8 qershorit 1998
realizova bisedën e mëposhtme me Sali Çeken :
Pyetje:
- Megjithëse kemi folë para dy ditëve, unë do të doja të bënim edhe sot një
bisedë me ju zoti Sali. Banorët e rajonit më të varfër të Shqipërisë që është
Tropoja, po ndajnë përgjysmë kafshatën e gojës me vëllezërit e dëbuar që vijnë
nga Kosova. Ju keni disa ditë këtu dhe po shihni vetë se ç’po ndodh…
Përgjigje:
-
Mirëpo
është kënaqësi e veçantë që të shohësh gadishmërinë e vëllezërve, motrave dhe
gjithë bashkëkombasve tanë nga Tropoja e vise të tjera shqiptare. Një
gadishmëri për ta ndarë bashkë edhe kafshatën e bukës, edhe pse të vetëdishëm
se ndoshta pas tri ditëve nuk do të kenë çka të hanë më. Por sot po e ndajnë
kafshatën përgjysmë. Kjo tregon se shqiptarët e Kosovës kanë se ku të
mbështetën. Dhe edhe sot e nesër do të kenë mbështetjen e popullit shqiptar të
Shqipërisë e të viseve shqiptare rreth kufirit. Kjo do të thotë që populli i
Kosovës, pavarësisht situatave që do të krijohen, do të ketë një mbështetje
reale.
Në anën
tjetër, kjo afirmon një ndjenjë të madhe të popullit shqiptar të të dyja anëve
të kufirit – atë që janë të një gjaku dhe që janë të pandashëm.
Kjo hedh
poshtë gjithë atë që është proklamue dhe propogandue ditëve të fundit, sikur
shqiptarë nga Shqipëria po sulmojnë
fshatrat rreth kufirit në Kosovë.
Kjo do të
thotë se ata të cilët kanë sulmuar fshatrat rreth kufirit në Kosovë, kanë qenë
banda të cilat kanë bashkëpunuar me sigurimin serb dhe sigurime të tjera, dhe
nuk është populli i Tropojës dhe i viseve të tjera të kufirit. Kjo ka një
rëndësi të veçantë tani për tani dhe për
të ardhmen, që të gjithë ata të cilët kanë qenë të luhatshëm, të gjejnë vijën e
bashkimit dhe të bashkëveprimit.
Pyetje
: - Dje dhe mbrëmë u njoftua se ata që janë aktualisht në Kosovë po bëjnë
qëndresë. Nga njoftimet mësohet se dy pleq në dy fshatra të ndryshme kanë vrarë
me bomba nga tre policë serbë sejcili në momentin që policët po tentonin tu
hynim forcërisht nëpër banesa. Ata pleq po mbrojnë pragjet e shtëpive të tyre.
Çfarë mëndon Sali Çeka kur tashmë lufta s’është në prag por është ndezë dhe po
vazhdon dhe serbët po vritën, po i vritka plumbi edhe serbët.
Përgjigje
: - Shqiptarët sa më shpejt që ta bindin vetvetën se nuk është lufta gati për
të shpërthyer, por lufta ka shpërthyer dhe ne jemi në luftë, situata do të
tejkalohet shumë më lehtë.
Sa më
tepër që subjekti politik dhe subjektet shtetërore do të mendojnë se kjo
çeshtje do të shtyhet, do të zgjidhet pa luftë, sigurisht që kjo gjendje do të
jetë më e rëndë. Populli po vetëorganizohet dhe do të vetëorganizohet, mirëpo
kjo duhet të kordinohet në masën më të madhe me subjektet politike dhe
institucionet shtetërore të republikës së Kosovës.
Serbët
nuk janë të pavdekshëm. Ata duhet ta kuptojnë se në fshatrat e rrethit të
Deçanit e më gjërë nga ku janë shperngulë njerëz, serbët kanë patur të bëjnë me
gra, fëmijë e pleq. Por në momentin që serbët do të ballafaqohen me forcat
reale ushtarake të Kosovës, ata me turp do ta lëshojnë Kosovën. Dhe kjo ditë
nuk është e largët.
Shpresoj
se të gjithë këta që kanë ardhë nga Kosova në Shqipëri, një ditë shpejt do të
kthehen në trojet e tyre etnike, në vatrat e tyre. Pavarësisht se edhe këtu
janë në tokë shqiptare dhe këtë kufi ndërshqiptar e konsiderojmë artificial,
ata do të kthehen aty ku kanë lindë e rritë, aty do të kthehen patjetër.
Na vjen
shumë keq që disa pleq e plaka kanë rënë viktimë e terrorit serb. Asnjë ushtri
në botë nuk e bën atë që po bën ushtria serbe. Edhe ushtri të tjera kanë
sulmuar dhe kanë marrë teritore në vende të ndryshme, por në momentin kur ka
kaluar ushtria, nuk është marrë kund me pleq e me plaka. Vetëm një ushtri që nuk
ka besë në vetvete, që nuk ka forcë, vetëm ajo merret me pleq e me plaka. Sikur
të ishte një ushtri e rregullt e një shteti, atyre pleqve e plakave do të duhej
tu jepte ndihmë, ti strehonte ose ti mbante robë. Por serbët janë aq të dobtë,
aq të ligj saqë merren me pleq e me plaka. Ende nuk janë ndeshë me forcat e
mirfillta ushtarake të Kosovës. Sepse serbët nuk do të mund të silleshin
kështu. Kam shumë shpresë se nuk do të lejohën serbët të përsërisin masakra.
Lufta që ka nisë do të marrë përmasa shumë të mëdha.
Pyetje
: - Çfarë mesazhi do të japë Sali Çeka para se me hy në Kosovë. Për ata që kanë
ardhë në Shqipëri, për ata që po strehohën nëpër Kosovë, e sidomos për ata që
po luftojnë në Kosovë.
Përgjigje
: - Për mua kjo është më e vështira. Të gjithëve atyre që janë në Kosovë, të
gjithëve atyre që po luftojnë në front ballë për ballë me ushtarët serbë, të
gjithëve atyre që janë vendosë në Shqipëri, kisha me ju thanë të mos ta ndjejnë
vetën të vetmuar. Sepse shqiptarët kudo që janë po bëjnë përpjekje për një
organizim të mirëfilltë.
Ju them
atyre që janë në front se nuk do të jenë të vetmuar. Do të kenë çdo ditë e më
tepër njerëz krah për krah. Do të jenë krah për krah me të gjithë shqiptarët e
tjerë. Dhe ushtria e policia serbe do të detyrohen me turp ta lëshojnë Kosovën.
Kurse
bashkëvendasve të mi të Deçanit, rrethinave e viseve të tjera, do tu them se
nuk janë të vetmuar. Sepse qindra e mijëra shqiptarë janë të gatshëm dhe po
bëjnë përpjekje bashkë me organet e institucionet e Kosovës të organizohën
mirëfilli për ta përballuar këtë gjendje.
Ndersa
shqiptarëve që kanë ikë prej dhunës serbe e janë vendosë në Shqipëri, ju
premtojmë dhe garantojmë se një ditë shpejt do t’ua krijojmë kushtet që të
kthehën në Kosovë, në vatrat e tyre. Do t’i rindërtojmë ato dhe do të bëjnë një
jëtë tjetër në vendin e tyre.
Gjithë
atyre që këto ditë hapën shpirtin e tyre, zemrat e tyre, që të pranojnë
shqiptarët e Kosovës, i falenderojmë nga zemra.
Pyetje
: - Merret vesh z. Sali, se mjaft djem të rinj të Kosovës po e lënë punën në
perendim dhe po kthehën për luftë në Kosovë.
Përgjigje
: - Kjo është një e vërtetë që qëndron. Sepse shqetësimi i kosovarëve është i
arsyeshëm. Mjetet e informimit po e përcjellin gjendjen tragjike të krijuar në
Kosovë. Shqiptarët e Kosovës edhe pse kanë qenë të larguar e të vendosur në
vendet më të mira të perendimit, ata janë të vetëdishëm se ato vende nuk janë
vendet e tyre. Ndaj ata po kthehen e duhet të kthehen përkrah vëllezërve e
motrave të tyre.
Pyetje
: - Dhe ky kthim për të hyrë në luftë, kjo ardhje për të hyrë në luftë është
vlerë dhe vitalitet i shqiptarëve, apo jo z. Sali.
Përgjigje
: - Pavarësisht se si do të zhvillohen situatat në Kosovë, pavarësisht
sa do të
zgjasë kjo luftë e si do të jetë kjo kjo luftë, Kosova është e jona, me luftë,
me paqe, ose pa luftë, Kosova është e jona.
Faleminderit
zoti Sali.
Shënim
:
Në
vitin 2001, në një tubim madhështor që u organizua në Deçan për Sali Çekën,
pata rastin të marr pjesë.
Për të
nderuar ato mijëra njerëz që ishin të pranishëm, me ndihmën e dy djemve që
ishin bashkëluftëtarë të Sali Çekes dhe që unë nuk i njoh, dhe kundër deshirës
së drejtuesve të ceremonisë, të do farë aktorëve a ku ta di se çfarë, që
s’pranonin të delnin jashtë programit, kam mundur ta lëshoj në foninë qëndrore
kasetën ku kam të regjistruar këtë intervistë me Sali Çeken, dhjetë minuta para
se të fillonte ceremonia zyrtare për Sali Çekën ku të gjallët s’do t’i
shmangeshin dot tundimit të mos flisnin për të gjallët duke spërkatur me do
fjalë të rënët.
Mijëra
njerëz u ngritën në këmbë. U bë heshtje. Në atë shesh kumbonte zëri i Sali
Çekës. Por vetëm 4 minuta. Vetëm 4 minuta. Dikush nxitoi dhe e ndaloi. Renda me
vrull dhe e mora kasetën time dhe ika larg, larg. Pati shumë interesim, shumë
pështjellim. Mjaft gazetarë tentuan të regjistronin zërin e Sali Çekes. Por
s’patën kohë. Sepse Sali Çeken e lejuan të fliste në tubimin e organizuar për
të, vetëm 4 minuta. Se duhej të flisnin të tjerët për të e për veten e tyre.
Gjithë
biseda, kjo intervistë e dytë e imja, me Sali Çekën ishte e gjatë 11 minuta.
Sikur të transmetohej e plotë, nuk do të kishte nevojë askush, asnjë lider,
asnjë bashkëluftëtar, asnjë kohanik, asnjë, asnjë, asnjë që të fliste më. Sepse
po ju fliste vetë Sali Çeka, për të cilin ishtë organizuar tubimi. Por nuk
ndodhi kështu. Sepse të gjallët kanë zakonet e tyre dhe të vdekurit duhet të
rrinë në punën e tyre dhe vetëm të dëgjojnë të gjallët kur rrëfejnë për bëmat e
tyre heroike, trimërishte...
Askush,
asnjëherë nuk e kërkoi zërin e Sali Çekës përveç gazetës “Bota Sot” në ato vite
të pas luftës. Ajo e ka emetuar e para intervistën e parë të Sali Çekes,
intervistë e gjatë e realizuar nga Izet Duraku dhe unë.