E enjte, 28.03.2024, 09:02 AM (GMT)

Kulturë

Flet Jonela Dino, pjesëtare reality show Big Brother- 4

E shtune, 28.04.2012, 09:47 AM


Një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime

 

Albert ZHOLI

 

Ajo është një femër e thjeshtë që respekton të kaluarën, por sheh me optimizëm të ardhmen. Për të “Big Brother- 4”, ishte një aventurë dhe një eksperiencë po kaq e bukur, që pak kujt i jepet shansi në jetë që ta shijojnë. Puna në një zyrë avokatie i ka dhënë në jetë prakticitetin, ku, sipas saj, avokati Serxio Mazreku i ka hapur dyert kryesore të njohjes së njeriut. Vetëm puna e ka bërë serioze në profesion dhe të respektueshme nga klientët. Është e qetë, simpatike dhe kurajoze. Është një adhuruese e udhëtimeve dhe i pëlqen shumë natyra, bregdeti, vendet antike.
Femrat kanë natyra të ndryshme, por dhe gjëra të përbashkëta, çfarë të bën ty të ndryshme nga femrat e tjera?
Unë mendoj se çdo individ ka të veçantat e tij, por nuk mendoj se mund të jem unë personi adapt që mund të jap një konkluzion për veten time mbi këtë çështje. Mund të them me bindje që ndryshe nga moshataret e mia, më pëlqen të marr përgjegjësi të mëdha dhe të arrij qëllimin për kryerjen e një objektivi në lidhje me punën, gjë që te pak femra mund ta kem hasur këtë lloj force.
Kur flasim për një 24 orësh, si nis dita për Jonelën?
Unë zgjohem në orën 7:00 për të startuar me shkollën e më pas me punën.. Ndonjë pushim të vogël në ndonjë kafe apo restorant e më pas në shtëpi, ku dhe aty nis një program tjetër.

Jeni studente apo…?

Po! Jam në vitin e tretë për  Diplomaci, në të njëjtën kohë punoj në një kompani udhëtimesh, ku ofrohen shërbime të ndryshme, në kohën e lirë merrem edhe me ndonjë organizim të vogël kulturor - edukativ.
Keni një emër interesant...

Emri im është formuar në saj të bashkimit të emrave të familjes sime dhe kurrsesi nuk do të doja ta ndryshoja me asnjë emër tjetër. Shpesh i falënderoj familjarët e mi që janë munduar të krijojnë këtë emër, ku të gjithë shkronjat e tyre tingëllojnë shumë bukur në një emër të vetëm dhe mbi të gjitha që këtë e mbaj unë...
Cilat janë pikat e tua më të forta dhe ato më të dobëtat?
Të fortat: besnikëria, sinqeriteti dhe optimizmi. Por nga ana tjetër, do ishte e dhimbshme t’u jepja ushqimin më të mirë për keqdashësit.
Aktualisht a jeni e dashuruar?

Në intervistat e mëparshme nuk jam prononcuar përsa i përket jetës private, por e ndjej ta shprehë në këtë intervistë. Jam e dashuruar!...
Si do ta cilësonit emërtimin dashuri?
Për mua është ndjenja më sublime, një ndjenjë shumë e veçantë së cilës nuk mund t’i gjej dot asnjë lloj krahasimi.

A është e kundërta e dashurisë urrejtja?

Urrejtja nuk bën pjesë në jetën time, nuk e njoh, nuk e di se çfarë është dhe nuk e di nëse është e kundërta.
A ke qenë në ndonjë situatë e tradhtuar?
Për të qenë sa më e sinqertë, besoj se jemi të gjithë në dijeni që në të përditshmen tonë na rrethojnë dashamirës dhe keqdashës. Nga këta të dytët e tradhtuar nuk mund të jem ndjerë, por e zhgënjyer po.

Luku dhe Jonela?

Kontrollohem mirë para se të dal. Për mua është shumë e rëndësishme, është edukatë të mirëmbash dhe kujdesesh për trupin dhe lukun. Është një rregullues i mirë i gjendjes shpirtërore dhe një paraprezantim që i bën vetes.

Kur fitet për fundjavën?
Unë jam një adhuruese e udhëtimeve, më pëlqen shumë natyra, bregdeti , vendet antike dhe me patjetër që në ditët e mia të pushimit unë do të jem e organizuar në diçka të bukur larg vendlindjes.
Ku e festove Vitin e Ri?

Vitin e Ri  e kam festuar në Tiranë, në dy klube shumë të njohura këtu me miqtë e mi të zemrës. Jam kënaqur shumë, dhe ndryshe nga vitet e tjera, ishte një organizim spontan që u shndërrua në një natë të paharrueshme timen.
Sa e rëndësishme është familja për Jonelën?

Shtëpia dhe familja ime është vendi dhe rrethi më i shenjtë për mua. Ne kemi një lidhje shumë të ngushtë me njëri –tjetrin, ku mirëkuptimi ka rolin kryesor.
Cila është dhurata më e bukur që të kanë bërë?

Dhurata më e bukur, ndryshe nga dhuratat e shpeshta, është portreti im në pikturë për 20-vjetorin tim nga miqtë e mi më të mirë.
Ëndrra në sirtar?
Të vizitoj Japoninë.
Jonela dhe kuzhina?

Më pëlqen kuzhina. Mundohem të gatuaj sa më shijshëm, duke i ndenjur strikte recetave të një prej këshillueseve më të mira të kuzhinës dhe drejtoreshës së Federatës Gastronomike Shqiptare, Katerina Gremo, me të cilën edhe punoj. Së shpejti do jetë në treg dhe libri i saj, të cilin ua këshilloj të gjithëve ta marrin.
Një risi në jetën tënde, pse ishte në “Big Brother” Jonela?

“Big Brother”-i ka qenë një nga reality shovv më të veçantë të këtyre 5 viteve. Një reality shovv ndryshe nga të tjerët, ku mund të provosh më së miri veten në marrëdhënie me karaktere të ndryshme, ku rol të rëndësishëm luan intriga, tensioni, ambienti i mbyllur, kamerat etj.. Është bukur ta përjetosh dhe unë do ta ruaj si një nga aventurat më të bukura të jetës sime deri më tani.
Aktualisht a të shërbeu “Big Brother” si një trampolinë ideale për synimet e tua?
Jo, nuk mund ta pranoj këtë, por që absolutisht në disa fusha kam pasur lehtësira për shkak të familjarizimit që njerëzit kanë pasur me mua nëpërmjet TV.
Post “Big Brother”…A identifikohesh edhe sot si Jonela e “Big Brother”-it nga të tjerët?

Po, vazhdoj të identifikohem kështu, si Jonela e “Big Brother”-it dhe të them të drejtën nuk është se më shqetëson.

A pamë një Jonelë të vërtetë në “Big Brother”?

Po! Isha 100% e vërtetë, por pa përjashtuar momentet kur më duhej të dilja nga vetja, nga tipi im për të vënë në lojë të tjerët për shkak dhe të vetë tematikës që ai emision ka.
Sa e rëndësishme është vërtetësia brenda këtij reality shovv dhe sipas teje a e kanë kuptuar realisht banorët e sivjetshëm këtë?

Nuk mund të them që është 100% reality shovv se sa mund të them që aty është një realitet i sajuar nga ideatorët e këtij emisioni. Për sa i përket jetesës aty brenda medoemos ti duhet të marrësh një rol që nuk mund të jetë 100% tipi jot përderisa është një lojë me sfida dhe që për t'ia dalë mbanë deri në fund duhet të jesh  shumë e kujdesshme për të ruajtur autoritetin e rolit që ty të nevojitet.

Në “Big Brother” fitojnë të vërtetët, apo ata që aktrojnë më bukur?

Ata që luajnë më bukur.
Po ti çfarë bëre?
Unë nuk luajta gjatë, por e shijova shumë. Nuk ishte synimi im fitorja, këtë e kam parashtruar që para se të merrja pjesë...
A mendon se e shfaqe plotësisht veten?
Plotësisht, do gënjeja, po ta thosha, por isha e njëjta Jonelë që jam në jetën e përditshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora