E merkure, 11.12.2024, 02:15 AM (GMT)

Kulturë

Luan Dibrani: Poetja Sadije Kryeziu-Bejtullahu, krijuese dhe veprimtare në Londër

E diele, 29.04.2012, 11:02 AM


Poetja Sadije Kryeziu-Bejtullahu, krijuese dhe veprimtare në Londër  pa  shkëputje nga  atdheut !

Nga Luan (Asllan) Dibrani

Rreth autores Sadije Kryeziu-Bejtullahu është  vështirë të përmblidhen  i gjithë portretizimi i sajë  si një nga poetet e reja që janë pjesë e krijuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ka lindur në Mleqanin e Klinës. Fëmijërinë e saj e kaloi aty, u rrit në odën shqiptare, ku gjyshi i saj i dha krahët  dhe e përkrahi. U rrit më frymën dhe ndjenjën patriotike, të mbajtjes së fjalës, respektit, nderit  dhe traditës  në vlerat  dhe virtytet e popullit shqiptar të kësaj ane .Cilësi këto të cilat e përcollën gjatë tërë jetës ne formimin dhe edukatë qe posedon Sadija. Shkollën fillore e kreu në Kijevë (Adem Bajrami), të mesmen në gjimnazin “Luigj Gurakuqi”po në Kijevë, vitin e parë dhe të dytë i përfundoi po aty, pastaj vitin e tretë dhe të katërt  i përfundoj në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Rrugën e saj,  në krijimtari e filloi si një vogëlushe kur kishte  vetëm   9 vjeçare.  Pikërisht në këtë moshë u paraqitë para publikut me poezitë e para" E dua nënën", " Shkolla ime", "Kosova", këtu u hap dritarja e kësaj poeteje të  shprehurit e artit të bukur në fjalën e shkruar . Në këtë moshë fjalët  e Sadijes  qe i thuri, ishin ato  të lirisë se atdheut  . Ajo përmes brendësisë shpirtërore qe e godiste  u ballafaqua me realen    duke u mishëruar në fjalën poetike e cila gjëmonte në thirrjen e Lirisë e njëkohësisht vriste pushtuesin barbar të asaj kohe me vargjet e veta  në stilin  e poezisë reale.

Dy vëllimet  më poezi "Persiatje", botuar nga Shtëpia botuese "Emal"(2009), si dhe "Memorie" botuar nga shtëpia botuese "Luli" ( 2010 ) me kryeredaktor Dr. Fatmir Terziun. Kontributi  i zotit Terziu dhe ndihmës mbështetëse të mikes Luciana Terziut, panë dritën dhe u botuan. Këtyre dy librave që ata i dhanë jetë kësaj poeteje. Kjo vlerë e krijimtarisë se sajë ,pasuruan historikun  personal ,  për arsye se mënyra se si shpëtuan këto dy  dorëshkrime nën kapelën e palltos së sajë në periudhën e përndjekjes së shqiptarëve  dhe dëbimit me dhunë. Po këtë fat e pati edhe  Sadija qe të jete në mesin e qindra e mijëra të dëbuarve (më 31 Mars 1999  drejt kampit famëkeq të Bllacës). Kanë një domethënë të rëndësishme shprehet ma tutje ,  zonja Sadije duke cituar , siç shprehet e thotë profesori im Sylejman Gashi ( Gazetar për RTK nga Uashingtoni) : E dashur nxënësja ime, "Urime dhe përgëzime për botimin e librave, librat e tu janë nënshkrimi më i mirë i një epoke kohore dhe të lavdishme të rrugës së Kosovës drejtë Lirisë".përfundon citati i zotiti Sylejman Gashit sipas zonjes Kryeziu. Gjithashtu disa nga poezitë e kësaj poeteje janë përfshirë në Antologjinë e Dr. Fatmir Terziut ‘’Eagle’s Voices’’  Pra fitorja e Kosovës u festua këtu në mes të Londrës, sepse arti i fjalës është diçka e bukur. Bukuria, dashuria, vuajtja dhe arti i të shkruarit qëndrojnë gjithmonë së bashku, andaj kjo poete u mundua t'i  përmbledh qe të gjitha nën një ombrellë. Thotë ma tutje zonja Sadije,  falë zotit që pata shumë fat të madh, shpëtova unë dhe këto dy foshnjë të heshtura që filluan të flasin pas 20 viteve, është krenari dhe mëritë e madhe të ringjallesh libra të heshtur pikërisht të sistemit famëkeq dhe tmerrit të madh që ka përjetuar, Kosova nën regjimin serbo-sllav. Pikërisht për këtë, notën maksimale të vlershmit të këtyre librave në vitin 1995 i  pari shkrimtari  dhe kritik  letrar e dha   krijuesi Mehmet Kajtazi ,duke e vlerësuar penën e saj si të rrallë  ,të talentuar për moshën që kishte, si dhe një poete më vlera në të ardhmen.

Pena e saj  më një vizion të ndjeshëm gjithmonë ka shkëlqyer në bankat e shkollës fillore, të mesme dhe atë Universitare.  Disa nga poezitë e saj u botuan në revistën " Studenti", " Zëri i Rinisë", " Pionieri", " Rilindja" etj.   Si dhe disa nga afarizmat e tregimet e saja si " Fjala vret", " Harresa", " Zemër e thyer", " Kur pranvera sjellë gëzim", " Një jetë e re po lulëzon të kjo poete , qe u botuan menjëherë pas vlerësimeve, përkrahjes dhe mbështetjes nga profesorët qe kishte Sulejman Gashi, Sokol Kryeziu, hero i penës, kulturës së letërsisë kombëtare shqiptare. Më krenari "Biblioteka e Komunës së Malishevës" mban emrin e tij, "Alush Kryeziu", "Musa Kryeziu" si dhe  të shkrimtarit  "Hajdin Morina".  Gëzimi dhe revolta u hetuan te kjo poete , harrshi njëra tjetrës  sepse të gjitha shkrimet pos atyre  dy veprave  qe i shpëtuan nen kapelë, mirënjohjet, diplomat, librat e dhuruara në fund të vitin shkollor, si nxënëse e dalluar  e shembullore ,gjithë ai thesar i viteve… ju dogjën dhe u bën shkrumb e hi gjatë luftës së Kosovës.

Kjo poete nga krenaria ,fytyra e  saj  i  shkëlqen  me një thënie, duke  shtuar  se jam krenare, sepse "Fjala Liri" doli pikërisht nga hiri i atyre fjalëve të arta vetëm për një Kosovë të bukur e Sovrane. Pos gjyshes dhe gjyshit qe kishte si pararojë frymëzimi,  përkrahje i dhanë edhe  prindërit Osman e Emine Kryeziu. Dashuria e tyre prindërore dhe përkrahja e tyre nuk mungoi asnjëherë ata i  hapen portën e madhe shkollimit  edhe emancipimit te kësaj krijueseje .

 Gjëmonte në thirrjen e Lirisë e njëkohësisht vriste pushtuesin barbar të asaj kohe me vargjet e veta  në stilin  e poezisë reale.

Dy vëllimet  më poezi "Persiatje", botuar nga Shtëpia botuese "Emal"(2009), si dhe "Memorie" botuar nga shtëpia botuese "Luli" ( 2010 ) me kryeredaktor Dr. Fatmir Terziun. Kontributi  i zotit Terziu dhe ndihmës mbështetëse të mikes Luciana Terziut, panë dritën dhe u botuan. Këtyre dy librave që ata i dhanë jetë kësaj poeteje. Kjo vlerë e krijimtarisë se sajë ,pasuruan historikun  personal ,  për arsye se mënyra se si shpëtuan këto dy  dorëshkrime nën kapelën e palltos së sajë në periudhën e përndjekjes së shqiptarëve  dhe dëbimit me dhunë. Po këtë fat e pati edhe  Sadija qe të jete në mesin e qindra e mijëra të dëbuarve (më 31 Mars 1999  drejt kampit famëkeq të Bllacës). Kanë një domethënë të rëndësishme shprehet ma tutje ,  zonja Sadije duke cituar , siç shprehet e thotë profesori im Sylejman Gashi ( Gazetar për RTK nga Uashingtoni) : E dashur nxënësja ime, "Urime dhe përgëzime për botimin e librave, librat e tu janë nënshkrimi më i mirë i një epoke kohore dhe të lavdishme të rrugës së Kosovës drejtë Lirisë".përfundon citati i zotiti Sylejman Gashit sipas zonjes Kryeziu. Gjithashtu disa nga poezitë e kësaj poeteje janë përfshirë në Antologjinë e Dr. Fatmir Terziut ‘’Eagle’s Voices’’  Pra fitorja e Kosovës u festua këtu në mes të Londrës, sepse arti i fjalës është diçka e bukur. Bukuria, dashuria, vuajtja dhe arti i të shkruarit qëndrojnë gjithmonë së bashku, andaj kjo poete u mundua t'i  përmbledh qe të gjitha nën një ombrellë. Thotë ma tutje zonja Sadije,  falë zotit që pata shumë fat të madh, shpëtova unë dhe këto dy foshnjë të heshtura që filluan të flasin pas 20 viteve, është krenari dhe mëritë e madhe të ringjallesh libra të heshtur pikërisht të sistemit famëkeq dhe tmerrit të madh që ka përjetuar, Kosova nën regjimin serbo-sllav. Pikërisht për këtë, notën maksimale të vlershmit të këtyre librave në vitin 1995 i  pari shkrimtari  dhe kritik  letrar e dha   krijuesi Mehmet Kajtazi ,duke e vlerësuar penën e saj si të rrallë  ,të talentuar për moshën që kishte, si dhe një poete më vlera në të ardhmen.

E unë më ta flas çdo ditë përmes vargut e këngës e cila nuk vdes kurrë, sepse ata janë margaritarët e mi të pavdekshëm thekson nder te tjera zonja Sadije. Ishte  kryetare dhe reprezantuese për tetë vite më radhë.  Po ashtu ishte  aktiviste në "Pajtimin e Gjaqeve "më Anton Çeten, në komunën e Malishevës dhe të Klinës. Ky projekt edhe sot shtrinë veprimtarinë e vet tejet humane. Kjo plagë  ka mbetur si njollë e keqe edhe sot e kësaj dite andaj organizatorët e këtij projekti madhor e human e  ftuan zonjën Sadije qe ta jap kontributin e vete edhe nga larg  gjatë pushimeve verore qe ishte ne vitin e kaluar. Ne bisedë  me Zonjen Sadije,  shtoj se  nuk do të kursehem por,do të vazhdoj veprimtarinë time, të pajtojmë ngatërresat,  plagprishese,  nga gjaqet e maparëshme, por edhe të sotmen qe po ka akoma, isha shume krenare qe të ndalet ky fenomen i keq nder shqiptarë,  u shpreh ndër të tjera qe ta  zhdukim  e ta varrosim njëherë e përgjithmonë  këtë njollë të zezë nëpër familjet Shqiptare.

Kjo krijuese  pos prirjes në shkrime, kishte shenja sinjalizuese si fëmijë, edhe ne aktrim   qe duke u rritur i përkushtoj rëndësi edhe teatrit  dramatik qe luajti rolin e Files tek ‘’ Udha e Lirisë’’, Hysen Matoshi’’, ‘’Vëllazëri e Interes’’, Kristo Floqi etj.

Pas mbarimit të fakultetit Juridik në Prishtinë ku dhe jetonte , emigroj në Londër ,vazhdoj krijimtarinë e nisur në Atdhe. Jeton  bashkë me bashkudhëtarin Abedin Bejtullahu,cili në çdo hap e mbështeti dhe e përkrahi në karrierën sajë,  një njeri po ashtu  i mirë e inteligjent,  si dhe me vajzat Rinën, Bleonen, dhe Dijedonen e vogël. Në Londër u diplomova për "Office Administration", për kompjuterizim, si dhe gjatë vitit te kaluar u diplomua,  për TV-Media Produksion. Pos arritjeve të sajë në këtë lami, ajo sikur shprehu pakënaqësinë ndaj të arriturave të veta, ajo në këtë vit është duke studiuar në HNC Media (Creative Sound and Vision). Shpreson qe  një të ardhme t'i realizohen të gjitha planet, vetëm me punë dhe përkushtim. Kjo  është aktive edhe ne Albanian Union‘’Mather  Teresa’’ si  zëdhënëse ,po ashtu  për një kohë ka ndihmuar arsimi  plotësues shqip në Londër, duke  i nxitur  shumë,  nxënës ne ndjekjen  e mësimit  mbi historinë, kulturën dhe ruajtjen e traditës kombëtare shqiptare,si dhe  vlerat  tjera kombëtare qe  ta gëzojmë ditën më të  shenjtë, ditën e lotëve të gëzimit Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës-Shqipërisë.

Po ashtu më shumë dashuri e pasion shkruan dhe vazhdon të shkruaj për disa Gazete Shqiptare: ‘’ Albanian Mail’’, si dhe revista prestigjioze online ‘’ Fjala e Lirë’’etj.

Poezi nga Sadije Kryeziu-Bejtullahu

Imazhi i një gruaje antike

Imazhi i një gruaje antike

shfaqet në hartën e duhur të Ilirisë

për saktësinë e territoreve...

Dikur pengesa zhgënjyese, e ndikim i heshtur i të vërtetës!

Imazhi i një gruaje antike

shfaqet në termat e hartës së gabuar

të cilat kanë humbur teorinë, shpjegimin...!

...dhe Ajo, nuk ndalet për të paraqitur burimet kryesore...

E cila duke shpjeguar, e kënduar uron fitoren e trojeve...!

Shkurt 2012  Londër

Punon  në departamentin e "Emigracionit MRC-Legal Advice Team".  Në këtë vit iu është rrekur një projekti madhor Anglez  ku përfshihen shumë shtete të botës, pra si urë lidhëse e komunikimit, mbështetjes, dhe të drejtës njerëzore më të gjitha komunitetet, TNL(The New Londoners) ku, drejtoreshë dhe kryeredaktore është gruaja e famshme dhe e suksesshme, Rosa Lukas. Po, për këtë Gazetë Angleze do të shkruan  në të ardhmen zonja Sadije  Kryeziu-Bejtullahu.

Disa nga Televizionet e Kosovës i  kanë ofruar që të bashkëpunojnë së bashku me qëllim të përforcimit të këtyre mediave në Kosovë.  Gjithashtu edhe një nga institutet filmike nga Kosova ka shprehur dëshirë për bashkëpunim në një të ardhme të ofertë tha Zonja  Sadije.  E pyetur nga ne se çfarë plani keni ne te ardhmen?  Ajo thekson se kam shumë angazhime,  këto ditë jam duke përgatitur një përmbledhje poetike të frymëzuara e të krijuara gjatë kësaj periudhe.  Në vazhdim jam duke shkruar një roman  që i përket "Tri Etapave":

- Atë para lufte

- gjatë luftës

- dhe ditëve të sotme moderne.

Shpresoj në një të ardhme, të  më realizohen të gjitha këto plane , vetëm më punë dhe përkushtim përfundoj nder te tjera  zonja  Sadije  Kryeziu -Bejtullahu . Atëherë u ndamë nga kjo krijuese, me një pasion dhe synime të mëdha, qe ti realizojë obligimet qe i ka vënë vetit, por fatmirësisht gjithnjë pa u shkëputur nga trungu  i kombit, mbi sakrificat  dhe të kaluarën,  të tanishmen dhe të ardhmen e popullit të vet, edhe se jeton në  një shtet perëndimor  me një kapital dhe ekonomi të lartë, pa e harruar tokën  gjuhën , kulturën , artin   , këngën dhe vajet e atdheut!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora