Resmi Osmani: Fluturimi i Pëllumbeshës
Gurrasi, hapte sërën e fshatrave të luginës së ngushtë, zhytur në gjelbër. Lumi në mes, ujëpakët, shushuritës, verës, që mund të kapërcehej më këmbë, dhe i azdisur e bubutitës dimërit, çante udhën për tu bashkuar me Vjosën. Në të dy anët, larg e larg njëra –tjetrës shtëpitë e gurta të fshatit,të ndara në dy mëhalla...


























