Visar Zhiti: Ata erdhën me ariun në krye
Porta kryesore e shtëpisë tonë ishte e hapur, ashtu e mbanim shpesh, kur ia behën ata. Ariu në krye, mbase pashë atë të parin, kryearixhiu me nja dy gra me def, me qenin, një kalë, ku kishin ngarkuar çadrën e ca thasë e në fund një vajzë e hollë, me sytë si bajame, i shkëlqenin, o Zot si fosfori, kisha parë në pyll...


























