Kulturë
Dedë Preqi: Baladë për Kosovën
E shtune, 09.04.2022, 12:30 PM
Dedë Preqi
BALADË PËR KOSOVËN
Kosovë,
e ke durimin e pa fund dhe të çelikosur
Durove
plot dushman serbo-sllav e turkoman,
Por
TI, një Dardane e moçme dhe fortë si guri
Nuk
u dorëzove përballë armikut dhe as rrezikut.
Ç’ke
sot Kosova ime, që syri po të përlotët
Kush
po të kërcënon e të përgjon hap pas hapi,
Mëvetësinë
tënde nuk do e bëjë askush lodër
Të
pëlcasin ujqër e dhelpëra rreth e
rrotull…
DEPUTETIT KOKËTUL
Çfarë
të thëmi për ty o deputet kokëtul
Kah
do që ta sillësh nuk po të ngulët,
E
ke zënë me bythë ulësen e tjetrit mendjehollë
Po
shihet se ke zbritë nga malet, pa një ditë shkollë.
Kush
të beson ty o, kokë tul që ta hudhi votën
Ti
vetëm bënë mjegull e fortunë në Parlament,
Se
të zë malli për mrizin për gjumin për lisin
Të
zë malli për kopenë e lopëve e për dhentë.
Ik,
ik sa më parë të përbejë në të madhin zot
Kosova
ka të rinjë e të reja të shkolluar plot,
Kalanë
e këtij vendi mund ta mbajnë me zemër
Çdo
ditë në këtë vend po lind nga një yll dhe emër.