Kulturë
Gjon Keka: Ja pse tezat e Schmitt-it nuk qëndrojnë shkencërisht
E merkure, 06.04.2022, 07:33 PM
Ja pse tezat e Schmitt-it nuk qëndrojnë shkencërisht
Nga
Gjon Keka
Ja
pse tezat që O. J. Schmitt i trajtoi në një intervistë në medien e Kosovës nuk
qëndrojnë shkencërisht.
Është
e habitshme se ai si „historian“ merret si vulosës i fakteve të historisë së
popullit tonë,kur dihet se është po ai i njëjti që mohoi vazhdimësin e gjuhës
shqipe nga ilirët.
1.
Arbërit ishin të krishterë disa i takonin ritit lindor e disa perëndimor (pra
sipas kishave lindore (bizantine) dhe Perëndimore (latine).
2.
Gjergj Kastrioti nuk e krijoj shtetin e Arbërit ,ai e ringriti dhe e bashkoi
shtetin e Arbërit; Shteti i Arbërit ka ekzistuar edhe para Gjergj Kastriotit.
3.
Në shtetin e Gjergj Kastriotit nuk u institucionalizua gjuha arbërore ajo ishte
pjesë qumështore e arbërorëve si të atyre në vend ashtu edhe të atyre që
shkolloheshin jashtë Arbërisë, thjeshtë ekzistonte gjuha arbërore sepse ishte
vazhdimësi e gjuhës pellazgo-ilire.
4.
Orientimi i Gjergj Kastriotit nuk ishte vetëm bota perëndimore europiane, por
edhe rikthimi i Arbërisë në pozitën e saj kardinale të kombeve europiane, si
pjesë e civilizimit të përbashkët, më saktësisht Gjergj Kastrioti ishte
pothuajse i vetmi (duke mos harruar edhe Huniadin) që e mbronte botën perëndimore,
të tjerët ishin spektator.
5.
Shqiptarët i takonin historikisht dy riteve të kishave: asaj lindore dhe
perëndimore apo latine.
6.
Bizanti ka të bëjë me ndarjen e dy perandorive asaj lindore(Bizantine -romake)
dhe perëndimore(romake). Bizant vjenë nga mitologjia ,Byza-s ishte një hero
mitologjik që kishte marrë pastaj edhe emrin qyteti Byzant ose më vonë
Konstantinopoja sipas emërtimit nga Konstantini i Madh dardan.
Ne
duhet ta shkruajmë historinë e popullit tonë me fakte sipas dokumenteve
arkivore e bibliotekare si dhe vetë gjurmëve arkeologjike dhe gjeo-etnografike.