Kulturë
Përparim Hysi: Për bukë të rrah dhe unë!!!
E shtune, 02.04.2022, 05:03 PM
Për bukë të rrah dhe unë!!!
(tregim
i jetuar)
Nga
Përparim Hysi
Parabolë
As
që mendoja se do ta risillja para
lexuesëve këtë tregim që e kam përjetuar. Po, kur këndojnë shkodranët"Asht
sjell moti për së mbari", pavarësisht këngës së bukur shkodrane, ja tek më shfaqet"qemania e
NASTRADINIT" që avazin e ka nga prapa. Moti" së mbari" zgjati
mbi dy vjet dhe shkrehu mbarë GLOBIN. E kam fjalën për covidin me mutacione, i
cili, ende po lëshon metastaza, përsëri andej nga KINA.Tek ne(kot thotë populli
"peri, ku është më i hollë, këputet",
dhe nuk ka kund më"pehollë" se vendi ynë;poulli ynë.Dhe sikur
mos mjaftonte kaq, u
shfaq"gogoli-luftë" në horizont". Lufta vërtet po zhvillohet në
UKRAINË, por unë e supozoj sikur është mu tek pragu. Aq e ndjej këtë luftë,
sikur zhvillohet mu tek pragu, sa jam
gati të bërtas si romakët dikur:-Hanibali mu tek porta!!! Epo kush dëgjon
thirrjen time marroke, kur në surdinë, ata që kanë tridhjetë vjet që lozin me
fatin tonë; me jetën tonë, na mbajnë
me"idulgjenca" të kohës së MARTIN LUTERIT, se"mbrojtja jonë
është e sigurt:se na mbron NATO!!!". Janë po ata që"Hanibalëve ua
kanë hapur portat kanatë më kanatë, se
ARMËT, TOPAT, TANKET, AVIONËT, ANIJET LUFTARAKE, NËNDETËSET, RAKETAT, të gjitha
i çuan për skrap dhe jo vetëm një gur nuk vunë për ndërtimin dhe mbrojtjen e
vendit, por dhe"guri" u duhej për veten e tyre;për familjarët e tyre
dhe, kur thoshte ÇAJUPI;"Janë aq të pasur, sa nuk dinë se çfarë
kanë". Janë po ata(tridhjetë vjet në pushtet) që prishën gjithçka dhe sollën
në SHQIPËRI: vitin zero. Rezervat ushqimore për popullin janë bosh dhe, siç
deklarojnë, kur "stafetën e pushtetit e kalojnë nga një krah nëtjetrin:-Ju
boshatisët rezervat se në to nuk gjen një tenxhere fasule!!! Natyrisht, këtë"boshatisje" gjithmonë e ka
bërë k u n d ë r s h t a r i. Dhe, kur
vjen në pushtet, ky që shau"kundërshtarin", ha dhe
atë"tenxhere" dhe i nxjerr fundin. Natyrshëm, njerëzit ngrihen në protesta, por ja që lëshohet"idulgjenca":-Mos
protestoni" Ka covid! Rrezik infektimi! Shkon një hall e dil një tjetër
dhe, pak nga pak, thika po shkon drejt e në eshtër. Nuk dua të filozofoj dhe
dua që t'i nxjerrë bojën cilitdo politikani, të djathtë e të majtë, për t'u thënë:-Jini të gjithë aq fajtorë sa
nuk kini fytyrë, por kini surrat. Mos e mirni popullin për sylesh dhe gënjeni
vetëm"trushplarët dhe alabakët që duan anarshi", se njerëzit me mend
në kokë as ju votojnë dhe as ju mbështesin.
* *
*
GËTE
thotë diku:" Gjenitë paraprijnë". Për mua, MIGJENI ka qenë gjeni! Ai
nuk jetoi aq, sa të shihte tragjedinë e
madhe njerëzore të LUFTËS së dytë botërore", por që në vitin 1937, kur
shkroi"Të korrat" parashihte se njerëzimi do katandisej" me
ngranë hekur". Dhe kështu ndodhi. Dhe unë, tek i ndjek gjithë ngjarjet
që zhvillohen mu para syve tanë,
stresohem me"snobët e surdinave" që
ndërsejnë turmat drejt anarshisë. Por kjo është vetëm njëra anë e
medaljes, tjetra i takon KRYEPUSHTETARIT dhe kabinetit me aq këshilltarë, sa,
po t'i numërosh, është me trishifra.Unë
jam 80-vjeçar dhe, tek e shoh që rri mbi fesbuk, më ngrihen flokët
gjemb:sidomos me bufonatat"vetëm për bukë" nuk ka vdekur njeri!!!
E
vërteta jo vetëm ka vdekur, por ka ngordhur!!! Dhe jo se shkruaj revan, por e
kam jetuar. Por si mund ta dijë, kur vet ka lindur në njëfamilje të kamur për
kohën dhe ka qenë si"vezë e kuqe" në kulaçin e pashkës.
Në
vitin 1959, unë kisha dalë mësues dhe punoja në një fshat të largët, sa pas
tij, kishte vetëm detin nga një anë dhe , nga ana tjetër, kënetën e KARAVASTAS.
Tek bisedoja me më të vjetrin e fshatit për historikun e fshatit, që në fjalinë e parë kumtoi:"...imatë
ngordhi!!! Unë u hodha përpjetë, ndalova dhe i them:- XHA, ZARIK, por çfarë thuaj?Ngordhi
themi për kafshët."Ngordhi për bukë, - pohoi ai dhe tani u kam thënë
çunave:- Gjetët para në rrugë, e merni a
nuk e merni, punë për ju. GJetët kokrrën e misrit, ma bini t'hu!
Dhe mund të vazhdoja me shëmbuj të tjerë seç është mungesa e bukës, por
mendoj, se përjetimi që do tregoj më poshtë, ia vlen ta lexojë dhe ai, i
"fesbukut".
* * *
Qe
aty.pas viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Unë banoja në MBROSTAR-URA, një fshat 4-km
larg FIERIT.Fshati qe sektor i fermës"ÇLIRIMI" nga më të mëdhatë në
vendin tonë. Qe fshat goxha i madh, vetëm votues, kish mbi dymijë. Në
dallim.nga fshatrat për rreth, fshati
ynë ishte i "lumtur":se hante bukëgruri .Veç buka qe e listuar:sa
frymë kishte, aq bukë vinin në dyqan.Llogaritej me 700 gr për frymë. Kurrë nuk
kish ndodhur që të mbetej familje pa
racionin e saj.Kështu mendoja sa një ditë,
u befasova me një të papritur.
Sa
erdha nga shkolla në shtëpi, pa hyrë tek
pallati ku banoja, befas m'u afrua një
nxënës dhe më thotë:
-
Profesor, të kërkojnë në këshill!
Shkoj
për tek zyra e këshillit(qe afër 500 metro larg shtëpisë sime), trokas dhe, kur
hyj brenda, u trondita. Në tavolinën
qendrore"kokësit e fshatit": sekretari i partisë, kryetarja e
këshillit dhe në mes: qederi apo sikleti im, sa e pashë me sy. Qe shefi i
hetuesisë së FIERIT që, kur dilte në qytet,
impononte një"dehjeje nga detyra e ligë dhe aq e rëndë" për
kohën dhe, kur më pa, tërë mllef, m'u drejtua:
-
Erdhe profesor, e njeh këtë?
Për
t'u njohur me"këtë", hedh sytë dhe shoh një nxënësin tim të klasës së
tetë që, kur ma"rrëfyen", jo vetëm i kishin vënë prangat dhe nga një
krah e shtrëngonte, si me darë, i plotfuqishmi i zonës dhe nga krahu tjetër,
operativi, por pashë si si i dridhej buza.
-
Si nuk e njoh? Po ky është XHEVAHIR ZYKA, nxënësi im i klasës së tete dhe XHEVAHIR e
quajnë dhe si xhevahir është me sjellje.Nuk
trazon qoftë dhe një mizë.
-Jo
more, foli ai, "qederi", të
paskemi thirrur që ta dekorojmë, ë? Por, s'do mend, - shtoi tërë mllef:si është
mësuesi, ashtu dhe nxënësi. E pa rebelimin tim dhe, pa më lënë kohë për
përgjigje, më tha:- E di ti, mor
profesor se ky, xhevahiri yt që"nuk trazon dhe mizën", na ka rrahur
kryetaren e këshillit;na ka rrahur një komuniste. Dhe, sakaq, kërceu si me
sustë, ngriti putrën e tij prej ariu, iu
afrua kërcënueshëm nxënësin tim të urtë
si shqerrë.
Sakaq
lëshoi sokëllimën:- E rrahe kryetraren e këshillit apo jo? Një britmë që më
shkaktoi konvulsione dhe mua.
Ndërsa
prisja përgjigjen mohuese nga XHEVAHIRI,
kur dëgjoi:- E rraha!
-
Siiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii?- ulëriu qederi!
-
E rraha, se më la pa bukë!!!, - tha XHEVAHIRI!
-Pa
bukë, përsëriti fjalët, ky, i tmerrshmi.
Nazim, hiqja prangat, urdhëroi.
Kryetare, për bukë të rrah dhe unë, - dhe me gjithë
vartësit u largua.
Atë
ditë pashë se dhe djalli nuk është gjithmonë i zi.
* *
*
P. S. Duke mos ndëryhyrë në
ngritjen galopante të çmimeve, duke bërë ideferentin se"për bukë nuk vdes
njeri" i them kryeministrit, mos
loz me zjarrin:se për bukë të rrah dhe unë! Gjallë është XHevahiri dhe, po u
shtuan"xhevahirët", gjendja
vërtet bëhet e rrezikshme.Shpresoj që të mos ndodhë kështu.
Tiranë, 17 mars 2022