E premte, 19.04.2024, 09:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Bajram Bardulla, kushtrimtari

E hene, 28.03.2022, 05:33 PM


BAJRAM BARDULLA,  KUSHTRIMTARI…

Poemë nga MEVLUD BUCI

Ku shndrit besa e lirisë

Ku ndez zemra prush në kulla,

Atje asht  sofra e bujarisë

Atje u rrit Bajram Bardulla.

Shehërli me dritë besimi

Ky fisnik i qytetëruar,

E njeh Korabi,Murra e Drini,

Za    vjen duke gjëmuar.

Za hyjnor e të shenjtëruar

Lum kjo Dibër,moj  nanëloke,

Ke  le birin shpirtpraruar,

Bajram Bardullën e kësaj toke.

Bajram Bardulla i kësaj toke

Prijës lirie ,burrë tabani,

Ndrit në altar të çdo epoke,

Si Isuf Doda e Molla Bajrami.

Si Isuf Doda e Molla Bajrami

Deri në Nish, qëndresëtarë,

Nëpër kohëra s` harron  dibrani,

Bajram Bardullën-vlerë -thesar.

Ky  thesar,trim ma i parë,

Dibra e Gjergjit ia nderon fisin,

Prijës lirie e dritë në altar,

Vlla me malet,vlla me lisin.

Rrit në beteja e  me burra,

O kreshnik ,gjerdan për fisin,

Rron or rron Bajram Bardulla

Si rreze dielli ,kur majat ndrisin.

Rron or rron Bajram Bardulla

Gur-qëndresa e shqiptarisë,

Dibër moj,ke rritur burra,

Për atdhe-tokë të Ilirisë.

Për  atdhe,tokë të Ilirisë

Gjak i Arbërit u derdh si gurra,

S`thyhet ashti  i shqiptarisë,

Dritë lirie-Bajram Bardulla.

Dritë lirie-Bajram Bardulla

Kullë besatimi, qëndrestar,

Koha lind e provon burra,

Margaritar në altar.

Kohë i ruan  në altar

Dhe Sheh Fejzën,vëllanë e vet,

Burrë llogoresh- luftëtar,

Bajram Bardulla,dragua me fletë…

Në betejë të Nishit ç`po vikat

Bajram Dibra i Bardullës,

Bini burra,o për këtë prag

Me vëlla t`vet ,përballë furtunës.

Përballë hasmit-za i kushtrimit

Bie Sheh Fejza,vlla i Bajramit ,

Dibra e  Gjergjit,Dibra e Drinit

Gropën i bën din –duhmanit

Gropën i bën din-dushmanit

Ai Sheh Fejza-lule zambak,

Për këtë tokë të vatanit

Për  Nishin ilirian   u derdh gjak

Atje në  Nish  u derdh gjak

Derdhen lot,ndizen  shejza,

Bardullë ti ,o shtizë-bajrak,

Martir i çmuar  -ky Sheh Fejza.

Dibra e Gjergjit të Arbnisë

Ka rrit trima-sojli burra,

Një azgan-burra të trimnisë

Kryetrimin –Bajram Bardulla.

Koha dha Bajram Bardullë,

Brez shehlerësh ,gen pas geni,

  nuk njohën dy flamurë,

    Lidhje të Prizrenit.

  në Lidhje të Prizrenit

I falur për  besë e fisnikëri,

Dibra  e mban në krye të vendit

Kënga i thur pavdekësi.

Kët besnik të shqiptarisë

Nëpër mote  me  burrni,

Bir i denjë  i Arbnisë

I flasin veprat  me lavdi.

Se s`harrojet jo trimnia

Për kët Dibër e  kët vend,

Nuk u tut  ai nga urdia

Para bimbashit në Kubnen.

Para bimbashit në Kubnen

Fap , e kap  ai për jake,

Sypatrembur  si zgalem

Lisi-shtatlartë në shtëllungë  flake.

Ishte lis ,si stuhi flake

Hov-kushtrues nëpër kulla,

Za  i mençur   në bajraqe

Skifter mali ,Bajram Bardulla.

Fort i fisëm  Bajram Bardulla

Si Isuf Murrja e Isuf Doda,

Sheherlerët kanë rritur burra

Për  gjykim që peshon  në oda.

Për  log trimash e në oda

Dhe  për Nishin, zemërluani,

Se harrojnë  brezat dhe  koha,

Shkrep e djeg  Bardullë Bajrami.

Kusht r imtarë,qëndrestarë tabani

Bajram  e Mustafa Mzia,

Në sy të dritës i ka dibrani

Nga mot u rrezaton lavdia…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora