Kulturë
Gjon Keka: Me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit Idriz Seferi
E marte, 29.03.2022, 06:19 PM
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit Idriz Seferi
Nga
Gjon Keka
Idriz
Seferi ishte patriot i vërtetë të kombit shqiptar i cili nuk bënte as vëllazëri
me armiq otoman e as nuk i trembej syri i shqiponjës kundër armikut serbë e
bullgar.
Figura
dhe heroizmi i Idriz Seferit i pengonte armive, kështu...“dy serbë që shërbenin
si oficerë osmanë në Nish, i kishin kërkuar Portës së Lartë që Idriz Seferi të
dënohej me vdekje ,sepse ai ishte 'kryengritës i pandreqshëm" në
Moravë'.”(Sh,B,1981) Por, Idriz Seferi ishte brumosur qysh si i ri i cili e
shprehte patriotizmin me këto fjalë:“ Një popull jena , nji gjuhë kena , nji
zakon kena , nji tokë kena e veç për këto luftojmë kundër turkut që na ka
shkelë e kundër Serbisë e Bullgarisë që po na sillen me na e marrë frymën e
shpirtin si shqiptar që jena se nuk duen me pa Shqipni përmi dhe."(Sh.B.1981)Edhe
sot ,figura e Idriz Seferit mbetet simbol I atdhetarisë ,lirisë dhe i
mosnënshtrimit ndaj asnjë armiku, e aq më tepër i mosvllazërimit me armqitë e
kombit shqiptar europian.