Kulturë
Hasan Hasanramaj: Monografi e plotë kushtuar studiuesit Lazar Siljanit
E enjte, 31.03.2022, 06:04 PM
Nga botimet dhe promovimet e veprave tona ma të reja
Monografi e plotë
kushtuar studiuesit Lazar Siljanit ...
Studiuesi,
gazetari, profesori Sinan Gashi në tridhjetë e gjashtë verrat e tij të botuara
gjatë jetës së tij me besnikëri ma të madhe i ka njoftua lexuesit në botën shqiptare dhe ma lagë
nëpërmjet fragmenteve origjinale me të cilat ka qenë i hapur i qartë dhe bindes
për lexuesit shqiptarë. Shkrimtari Sinan Gashi me veprat e tij gjithmonë për dashamiret e librit me ambicien ma të
madhe ka ndriçua personalitet idealiste me të cilat ia dhuroi çështjes kombëtar
si edhe rilindësit tjerë.
Nga
Hasan Hasanramaj
Nga
monografia e botuar dhe e promovuar këto ditë kushtua Llazar Siljanit mësojmë
së ishte nga fshati Krakornicë, me datën e lindjes 1878. Fëmijërinë e kalonte
në vendlindje, por shpesh edhe në Dibër tek i ati, një tregtar i vogël. Po aty
kishte mbaruar mësimet fillestare në gjuhë të huaj, e pastaj Siljani, si shumë
bashkëvendës, kishte mësyrë Bullgarinë, për të gjetur çfarëdo pune, sa për të
mbajtur vetën dhe familjen e tij. Në mërgim përfshihet në radhët e atdhetarëve
shqiptarë, që veç sa kishin formuar edhe shoqërinë e tyre me emrin “Dëshirë”,
përmes së cilës ishin kryer punë të mëdha, si në programimin e ideve të
rilindësve shqiptarë, e po ashtu edhe në ngritjen e vetëdijes individuale
profesionale.
Edhe
kësaj radhe studiuesi që ndjek një rrugë të veçantë në interesimet e tija, shkrimtari, profesori dhe gazetari i
mirënjohur Sinan Gashi, gjatë jetës së
tij me pendën për lexuesit
shqiptarë këto ditë solli veprën e
tridhjetë e gjashtë me radhë. Nëpërmes të cilës të lexuesit solli risi të veçanta kushtua risive dhe
zbulimeve të një personaliteti gati përjetësisht të harruar, atdhetar
studiuesin Llazar Siljanit.
Dinamika
e kohëve shpesh sillet shumë keq me dikë, si edhe me këtë personalitet nga
Krakornica e Rekës së Maqedonisë së Veriut, i cili, aq sa jetoi dhe aq sa
kishte mundësi rrethanore, kishte punuar mjaft në dy drejtime: në
shkrim-botimin e veprave studimore, si dhe në angazhimet atdhetare në koloninë
shqiptare të Bullgarisë. Interesimi fillestar për Llazar Siljanin, njeriun që
veproi para një shekulli, në rrethana të errëta kohore
Nga
kjo monografi kushtua Llazar Siljanit mësojmë së ishte nga fshati Krakornicë,
me datën e lindjes 1878. Fëmijërinë e kalonte në vendlindje, por shpesh edhe në
Dibër tek i ati, një tregtar i vogël. Po aty kishte mbaruar mësimet fillestare
në gjuhë të huaj, e pastaj, si shumë bashkëvendës, kishte mësyrë Bullgarinë,
për të gjetur çfarëdo pune, sa për të mbajtur vetën dhe familjen e tij. Në
mërgim përfshihet në radhët e atdhetarëve shqiptarë, që veç sa kishin formuar
edhe shoqërinë e tyre me emrin “Dëshirë”, përmes së cilës ishin kryer punë të
mëdha, si në propagimin e ideve të rilindësve shqiptarë, e po ashtu edhe në
ngritjen e vetëdijes individuale profesionale. Për të dihet e dhëna se në
qytetin bullgar Pllovdiv kishte mbaruar gjimnazin dhe asgjë më shumë nuk dihet.
As se ku vajti, si jetoi, çfarë bëri apo edhe ku e kur e mbylli jetën. Kjo
ishte një pasqyrim i shkurtër i një jete të rëndë dhe tragjike e tij.
Llazar Siljanin, njeriun
që veproi para një shekulli, në rrethana të errëta kohore ...
Puna
krijuesi e tij dëshmon autorin e
ringjallë në kujtesë pas një shekulli nga studiuesi Sinan Gashi. Ai fillimisht na i përmendi tri veprat e botuara
nga Siljani në Bullgari, si: “Fea a besa e shqiptarëve të vjetër”, “Kush janë
shqiptarët e sotëm dhe gjuha e tyre” (kjo e shkruar dhe botuar në bullgarisht)
dhe “Afrimi i bullgarishtes së sotme me gjuhën shqipe”.
Shkrimtari
Sinan Gashi në librin e ti të botuar dhe promovuar këto dite fillimisht njofton
lexuesit shkurtazi për këto e pastaj, përveç një analize për dy të parat, jep
edhe nga një shtojcë, ku jepen fragmente nga origjinali i veprave të Siljanit,
për të qenë kësisoj më i hapur, më i qartë dhe më bindës për lexuesin shqiptar.
Vetëm vepra e tretë mbeti pa u shqyrtuar, për shkak të shëndetit të ligë të
autorit të monografisë.
Janë
të çmueshëm krijues dhe vepra që i lëmë në harresë, të cilat jo vetëm që kanë
vlera të tej kobshme, por këso mënyre varfërohet kultura jonë në mos
aktualizimin e tyre. Këso radhe studiuesi Sinan Gashi, si gjithmonë me ambicie
të veçanta, për lexuesit shqiptarë kudo
që janë ka ndriçuar një personalitet
idealist, që gjithçka pati e diti ia dhuroi çështjes kombëtare, ashtu si edhe
rilindësit e tjerë. Ai, po ashtu, është tepër i kujdesshëm edhe në vënien e
aparaturës shkencore, si në fusnota të sakta dhe me interes e po ashtu edhe në
literaturën e shfrytëzuar për shkrimin e kësaj monografie.
Vepra
bëhet më e afërt edhe me gjetjen e një portreti të Siljanit, që nuk e kishim
parë asnjëherë deri tashti.
Si
edhe herëve të tjera, autori dëshmoi se është hulumtues i veçantë i temave dhe
figurave të lëna pas krahut për dekada të tëra.