Kulturë » Keka
Gjon Keka: Çfarë do të thotë të jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull?
E diele, 03.04.2022, 06:00 PM
Çfarë do të thotë të jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull?
Nga
Gjon Keka
Në
këtë shekull, duhet ta kemi mendjen dhe
zemrën e Gjergj Kastriotit, për ta udhëhequr vendin si ai me urtësi, trimëri e
vizion, për ta dalluar armikun që
fshihet nën lëkurën e qengjit, armikun e
hapur dhe të fshehur, mikun e vërtetë, poashtu për ta njohur të kaluarën tonë
historike si dhe udhën e të ardhmes sonë.
Të
jesh pasardhës i Gjergj Kastriotit në këtë shekull është përgjegjësi e madhe, sepse mbartë një emër të madh i cili la gjurmë
të pashlyera në historinë arbërore dhe atë europiane.
Të
mbashë veten si pasardhës në këtë kohë sfidash e krize identiteti është të bësh
dritë me vepra Kastriotiane dhe t'i tregosh botës se je pasardhës i
iliro-arbërorëve, je nip i Gjergj Kastriotit të madh.
Prandaj,
me anë të ringjalljes së vlerave arbërore europiane dhe ecja e popullit dhe
kombit tonë në udhën që na e trasoi udhëheqësi i urtë, vizionar e strategu
Gjergj Kastriot do ta kemi të sigurt të ardhmen tonë si shtet e komb.
Vetëm
kështu, do ta zëmë vendin në mesin e kombeve të civilizuar dhe familjen
europiane që na e përcaktoi me vulën e tij, mbreti arbëror Gjergj Kastrioti i
pavdekshëm.
Çdo
udhë tjetër jashtë kësaj, dhe çdo
përqafim i ideologjive të pushtuesve shekullor do ta shpie popullin dhe kombin
në humnerë e denatyrim.
_________
Jemi bërë më turq se
turqit dhe më katolik se papa
Bota
e civilizuar që na shpëtoi nga kasaphanja e millosheviqit, një ditë do të
lodhet me ne, dhe do të heq dorë nga projekti i saj për ta mbajtë rajonin në
paqe e stabilitet. Kjo për faktin se do të zhgënjehet nga ne, duke parë se si
ne jemi bërë më arab se arabi e më turk se turki dhe më katolik se papa.
Pasi
të heqin dorë bota e civilizuar që na ndihmojë, atëherë dy armiqtë, turqit dhe
serbët do të bëhen bashkë sipas projektit të kahmotshëm të tyre.
Shpresoj
që kjo të mos ndodhë, por gjërat deri më sot, në atë drejtim kanë shkuar.